Nga Dashnor Kaloçi
Publikohet historia e panjohur e misionit të parë parashutist në Shqipëri që u dërgua nga CIA në bashkëpunim me “Bllokun Indipendent Kombëtar” në në marsin e vitit 1949, ku në bordin e avionit të vogël që u ngrit nga baza sekrete e stërvitjes që ndodhej në periferi të Romës, ndodheshin: Alush Lleshanaku, Ndue Pjetër Gjonmarkaj, Haziz Blloshmi dhe Ndue Mëlyshi, të cilët ishin përzgjedhur nga eprorët e tyre, si më të përgatiturit nga ato kurse trajnimi. Dëshmitë e rralla të kapiten Nikoll Mëlyshit, një prej krerëve kryesorë të rezistencës antikomuniste të rrethit të Mirditës në vitet 1944-1949, të shkruara në librin e tij “Ngjarje Historike”, të ndime, të pame dhe të jetueme’. (5571 GRANDY, DETROIT, MICH. 428211 USA 1976), ku jepet historia e misionit të parë parashutist në Shqipërinë komuniste, ku si rezultat i “gabimit” të pilotit italian, Ndue Mëlyshi dhe Ndue Pjetër Gjonmarkaj nuk u hodhën në vendin e quajtur ‘Fusha e Vjerthit’, ku ishte paracaktuar që në Romë, por 25 km. më larg, në vendin e quajtur ‘Bjeshka e Kunorës’, në Mirditë, ndërsa Alush Lleshanakun e Haziz Blloshmin, akoma dhe më larg, duke i hedhur në malet e Macukullit të rrethit të Matit, ku ata nuk e njihnin fare vendin dhe nuk mund të trokisnin në asnjë shtëpi për ndihmë! E gjithë historia e trishtë e misionit të parë parashutist në Shqipëri, me peripecitë e shumta të katër pjesëtarëve të tij, që edhe pse u lidhën e u koordinuan me grupet e rezistencës antikomuniste që vepronin në atë kohë në malet e Mirditës dhe krahina të tjera në Veriun e Shqipërisë, ranë disa herë në përpjekje me Forcat e Ndjekjes duke pësuar humbje të madha, e në gushtin e vitit 1949, grupi i përbërë prej 53 vetash, kaloi kufirin shtetëror e doli në Jugosllavi.
Sipas dëshmive të Nikoll Mëlyshit, njërit prej krerëve të rezistencës antikomuniste në vitet 1944-1949 në malet e Mirditës (ish-kapiten i Monarkisë së Zogut dhe gjithashtu gjatë periudhës së pushtimit të vendit, pjesëtar i shtabit të Brigadës së VII-të partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Enver Hoxhës, e cila në atë kohë komandohej nga Gjin Marka Toma), diku nga fillimi i muajit mars të vitit 1949, disa funksionarë të lartë të CIA-as për Europën, u takuan me disa prej krerëve më të lartë të “Bllokut Indipendent Kombëtar” (Partia politike e formuar nga emigracioni shqiptar në Perëndim) në një bazë të fshehtë në Romë dhe ranë dakord për dërgimin e misionit të parë parashutist në Shqipëri, në kuadrin e riorganizimit të rezistencës antikomuniste në vendin e vogël të Ballkanit përtej Adriatikut.
Krerët e “Bllokut Indipendent Kombëtar”, pasi u njohën me rezultatet përgatitjes që ishin zhvilluar në kampet e ngritura nga Zbulimi Anglo-amerikan në periferi të Romës, përzgjodhi dhe vendosi të dërgojë në këtë mision, katër pjesëtar nga grupi i shqiptarëve që ishin dalluar për nivel të lartë në përvetësimin e mësimeve në kurset dhe stërvitjet që ishin zhvilluar në ato qendra sekrete trajnimi në periferi të Romës.
Katër shqiptarët që u stërvitën nga CIA në Romë!
Ata ishin:
Alush Lleshanaku (ish-profesor në Normalen e Elbasanit), i cili pas vitit 1944, doli në mal dhe u vu në krye të një çete antikomuniste, që vepronte në rrethinat e Elbasanit, Peqinit, e pyjet e Martaneshit.
Xhevdet Blloshmi, (ish-kapiten i Monarkisë së Zogut), nga familja e njohur e Blloshmëve të Bërzeshtës së Librazhdit, i cili gjithashtu që në dhjetorin e vitit 1944, kishte dalë në mal në arrati, në krye grupi të rezistencës antikomuniste, duke vepruar në zonat e Librazhdit e Elbasanit, deri sa u arratis nga Shqipëria.
Ndue Pjetër Gjonmarkaj nga Mirdita, (nga familja e njohur e Kapidanit të Oroshit), antikomunist i njohur që kishte dalë në mal që në nëntorin e vitit 1944 dhe pas vrasjes së vëllezërve Mark e Llesh Gjonmarkaj, ai u vu në krye dhe drejtoi nën komitetin Krahinor të Mirditës, në “Lidhje Kombëtare të Maleve”. Personi i katërt ishte Ndue Mëlyshi, i biri i bajraktarit të Kthellës, Gjon Mëlyshit, një prej familjeve më të njohura të asaj zone, ku disa prej djemve të atij trungu familjar, kishin shërbyer si ushtarakë të Monarkisë së Zogut.
Kështu, pas formaliteteve dhe instruktazheve të nevojshme, në orët e vona të natës së 15 marsit 1949, një avion i vogël u ngrit nga aeroporti ushtarak i Qendrës së Zbulimit Amerikan në periferinë e Romës dhe kaloi Adriatikun. Përveç parashutave të katër pjesëtarëve të grupit që ishin përzgjedhur për desantim, në atë avion të vogël ndodheshin dhe katër parashuta të tjera: dy me radiot transmetuese dhe dy me materialet e tjera ndihmëse, si; medikamente mjekësore, ushqime për 30 ditë, etj. Ndërsa në parashutat personale anëtarët e grupit, kishin të lidhur nga një armë automatike të vogël me nga dy krehra me fishekë.
Sipas plan-programit të detajuar disa ditë më parë në Qendrën e Zbulimit Amerikan në periferi të Romës, për misionin e parë parashutist, do të kishte dy vende zbarkimi, ku pjesëtarët e tij do të ndaheshin dy e nga dy. Vendi i parë i zbarkimit do të ishte vendi i quajtur “Sheshnaltja” e Bjeshkëve të Mirditës dhe vendi i dytë “Fusha e Vjerthit”, po në malet e Mirditës. Kjo e dyta ishte zgjedhur si vend më i përshtatshëm për parashutistët, pasi njihej shumë mirë nga tre pjesëtarët e grupit që ishin nga ajo krahinë. Ndue Pjetri dhe Ndue Mëlyshi, ishin grupi i parë që do të hidheshin në “Sheshnaltën” e Bjeshkës së Mirditës dhe avioni, pasi do të bënte një rrotullim, (pas hedhjes së dy të parëve), do të hidhte përsëri në të njëjtin vend, edhe Alush Lleshanakun e Blloshmin.
Pasi kaloi Adriatikun, avioni i vogël mori drejtimin nga Miloti dhe vijoi rrugën në drejtim të Rubikut, Rrëshenit, Kthellë e Epërme, mbërriti sipër “Fushës së Mullirit” në Selitë. Këto vende Mëlyshi me Ndue Pjetrin, i njihnin shumë mire, pasi Mirdita ishte vendi i tyre. “Fusha e Vjerthit”, megjithëse nuk ishte shumë larg nga ajo e “Mullinit të Selitës”, atyre iu duk sikur nuk u pa mirë nga piloti që drejtonte avionin. Por në atë çast, piloti ju dha shenjë për përgatitjet për zbarkim dhe në moment, Ndue Pjetri dhe Ndue Mëlyshi, ishin gati dhe prisnin komandën për t’u hedhur. Në një nga librat e tij të botuara në Itali vite më vonë, në kujtimet e tij për atë zbarkim parashutist, në mes të tjerash Ndue Mëlyshi do të shkruante: “Nata ishte shumë e kthjellët dhe e qartë, ndonëse të gjitha malet ishin të mbuluara me dëborë…”! Ndërkohë që Mëlyshi dhe Gjonmarkaj prisnin komandën për zbarkim, piloti rrotulloi avionin në drejtim të Macukullit të rrethit të Matit….! Duke parë këtë veprim, Ndue Mëlyshi i tha ndihmës piloti: “Piloti gaboi në drejtimin e caktuar, unë e njoh shumë mirë këtë vend…”! Nga ai, Mëlyshi mori përgjigjen: “Ju bëni detyrën tuaj, se ai e di shumë mirë punën e tij”.
“Gabimi” i pilotit italian dhe shpërbërja e grupit!
Mbasi avioni i vogël me katër desantët në bordin e tij kaloi malin e Merkurthit, Mëlyshi me Gjonmarkajn, nuk mundën të dallojnë më asgjë nga pamja që dukej prej aty edhe pse po piloti po fluturonte pak më sipër majave të pyjeve. Pas shenjës së pilotit, edhe pse nuk kishin asnjë siguri se ndodheshin në vendin e caktuar, ata u hodhën të dy dhe pasi parashutat u hapën në rregull, ata ranë në bjeshkë pa e parë “Sheshnaltën”, vendin e caktuar që në Romë. Vendi ku ata ranë ishte i mbuluar me pisha të larta dhe me shkrepa, ku pjerrtësia ishte shumë e madhe.
Me gjithë vendin shumë të thepisur, Ndue Mëlyshi dhe Gjonmarkaj, gjatë rënies në tokë, nuk pësuan ndonjë dëmtim. Sipas programit të zbarkimit, avioni duhej të kthehej përsëri në vendin që parashutuan dy të parët, për të hedhur dhe Alush Lleshanakun e Blloshmin, por ai nuk u kthye më në atë vend. Ndue Mëlyshi dhe Gjonmarkajn, u bashkuan me njëri-tjetrin, rreth tridhjet minuta pasi kishin rënë në tokë, duke gjuajtur me armë në ajër, për të parë njëri-tjetrin se ku ndodheshin. Pasi u takuan, ata qëndruan në pritje që avioni do të kthehej përsëri, për të bërë hedhjen e dytë me Blloshim e Ndue Gjonmarkajn, por pritja e tyre rezultoi e kotë, pasi avioni nuk u duk më në atë vend.
Pasi i humbën të gjitha shpresat se avioni mund të vinte më në atë drejtim, ata lëvizën që andej, pasi nuk po orientoheshin se ku ishin. Lëvizja nëpër atë vend ishte shumë e vështirë, pasi edhe pse ishte mesi i marsit, bora aty ishte mbi një metër e gjysmë! Në ato kushte ata vazhduan rrugën duke ecur gjithë natën dhe pasi prej lodhjes dhe të ftohtit të acartë nuk mund të vazhdonin dot më, hipën në një majë të lartë të atij sektori ku gjendeshin, duke pritur mëngjesin, por pa pasur asnjë lloj orientimi se ku ndodheshin. Vetëm pasi ka zbardhur dita, ata kanë parë se ishin në zonën e maleve të “Kunorës së Selitës”, në Kthellë. Gabimi i pilotit, me ose pa dashje, ka qenë rreth 25 km. në vijë ajrore me malet e “Kunorës” ku ata ndodheshin, me fushën e “Vjerthit”, vendi ku ishte caktuar zbarkimi.
Por gabimi tjetër më i madh i pilotit, ishte hedhja e Hazis Blloshmit dhe Alush Llashanakut, në katundin Macukull të Matit, duke i hedhur ata dhe 25 km. të tjera, më larg nga “Kunora”. Pas kësaj, Blloshmi dhe Lleshanaku, u ndodhën në kondita shumë më të vështira se Mëlyshi e Gjonmarkaj, pasi ata ranë në një vend të panjohur, duke mos ditur të merrnin asnjë shenjë orientimi dhe duke mos pasur asnjë njeri të njohur, që mund të trokisnin për t’i kërkuar ndihmë. Duke mos pasur asnjë orientim, ata të dy vazhduan të ecnin në shtigje krejt të panjohura disa ditë e net, deri sa kanë parë lumin e Matit dhe duke ndjekur rrjedhën e tij, pa u ndalur.
Kështu pas disa ditëve, ata kanë parë nga larg urën me harqe të Zogut, mbi lumin Mat, në afërsi të Milotit. Pasi u orientuan saktësisht se ku ndodheshin, ata janë afruar dhe kanë ndjekur në largësi rrugën nacionale, duke ecur paralel me të. Kështu, duke përshkruar Milotin, Laçin, Mamurrasin, Fushë-Krujën dhe Vorën, ata mbërritën pa asnjë problem deri në në Tiranë, duke ndaluar diku pas kazermave të “Ali Rizait”. Pas një pushimi afër atyre kazermave, ata vazhduan të ecnin duke marrë rrugën e Kërrabës, në drejtim të maleve të Elbasanit e më pas të Librazhdit dhe mbas disa ditëve, (duke qenë pa radio-transmetuese), kaluan kufirin shtetëror duke hyrë në territorin grek.
Peripecitë e Mëlyshit dhe Gjonmarkajt në malet e Mirditës!
Ndërkohë, Ndue Mëlyshi dhe Ndue Pjetër Gjonmarkaj, kanë vazhduar të qëndrojnë në Malet e Mirditës, duke kërkuar për disa ditë, dy parashutat e tjera që piloti kishte urdhër t’i hidhet me radion transmetuese dhe pajisjet e tjera, së bashku me ushqimet e thata. Pas dy ditë kërkimesh, më datën 17 prill, ata kanë mundur të bien në gjurmë të parashutës që kishte radion, e cila kishte rënë në një hon, rreth 300 metra poshtë. Mbasi mundën të zbrisnin për të marrë parashutën ku ndodhej radioja, ata e vunë atë në punë duke bërë një instalim provizor të saj dhe tentuan disa herë të lidheshin me “Qendrën” e “Bllokut Indipendent Kombëtar” në Romë.
Pas shumë përpjekjesh, ata e panë se ishte e pa mundur ajo gjë, sepse radioja nuk funksiononte, ndoshta nga ndonjë përplasje që ajo kishte pësuar gjatë rënies nëpër shkëmbinj në atë hon të thellë. Mbasi u munduan shumë me radion, për të hyrë në lidhje me “Qendrën” dhe u bindën për atë pamundësi, ata të dy vendosën të vazhdonin kërkimet, për të gjetur parashutën tjetër, që piloti duhej ta hidhte menjëherë pas së pares, ku ndodheshin disa pajisje rezervë të radios-transmetuese dhe ushqimet e thata, që ishin llogaritur për tridhjet ditë.
Mëlyshi me Gjonmarkajn, ashtu me shpirt nëpër dhëmbë, të stërmunduar nga lodhja, uria e i ftohti, kanë vazhduar për disa ditë kërkimet, por më kot. Siç u mësua më vonë, parashuta e dytë, ishte hedhur nga piloti menjëherë pas Blloshmit e Lleshanakut, duke rënë në malësitë e Matit afër Macukullit, ku për të, nuk kishin dijeni as ata të dy. Pasi e panë se ishte e kotë të kërkohej më për parashutën dhe në atë mal nuk mund të qëndrohej më datën 21 prill në mbrëmje, Mëlyshi me Gjonmarkajn, morën drejtimin e udhëtimit, për në katundin Selitë. Mëlyshi mbante mbi shpinë radion me gjithë pajisjet e saj, (që peshonte afër 35 kg),. kurse Gjonmarkaj i hapte rrugën nëpër borë.
Mbasi kanë ecur shumë nëpër male e pyje të thepisura, ata kanë mbërritur në Selitë, të cilin si katund nuk e kishin njohur më parë dhe kanë vazhduar rrugën pa u ndalur, deri sa aty nga ora tre pas mesit të natës, kanë mbërritur në katundin Merurth, që njihej prej tyre, por dhe aty ata nuk kanë ndaluar, për të shmangur dhe eliminuar sa të mundnin rreziqet. Rreth orës tetë të mëngjesit të datës 22 prill, ata kanë mbërritur në të përpjetën e Bjeshkës së Oroshit të Mirditës. Lodhja dhe mërzia nga disfata e madhe që kishin pësuar, duke humbur pajisjet dhe lidhjet me dy anëtarët e tjerë të grupit, i kanë detyruar ata të hapin edhe njëherë pajisjet duke tentuar të montonin edhe një herë radion, për të hyrë në lidhje me “Qendrën” në Romë.
Megjithëse ata e vunë radion në funksionim, nuk kanë arritur kurrë sesi të hyjnë në lidhje me “Qendrën”. Pasi kaluan dhe minutat e kohës së asaj dite që ata kishin në program për të hyrë në lidhje me “Qendrën”, ata e kanë parë situatën pothuajse të pashpresë! Ata nuk kishin asnjë lloj ushqimi me vete, po kështu dhe armatimi i tyre përbëhej vetëm nga një armë automatike e vogël, me nga dy krehra me fishekë. Në këtë situatë, ata kanë vendosur të lënë radion në një vend krejt të sigurt aty në “Bjeshkët e Oroshit” dhe vetë të shëtisnin më këmbë ndër ato fshatra, me qëllim për t’u njohur me situatën në të cilën ndodheshin e që nuk kishin asnjë lloj informacioni. Qëllimi i tyre ishte të hynin në lidhje me grupet e tjera të rezistencës antikomuniste që vepronin në ato zona, për të bërë të mundur gjetjen e pajisjeve për instalimin e radios dhe hyrjen në lidhje me “Qendrën”.
Kështu ata u nisën nga “Bjeshka” e Oroshit dhe me shumë mundime, mbërritën në katundin Ndershen të Oroshit dhe trokitën në një familje të një prej shtëpive të para që panë, ku jo vetëm gjetën mikpritje dhe bujari, por morën edhe informacionin e nevojshëm mbi situatën e brendshme. Në atë shtëpi, Mëlyshi me Gjonmarkajn, mundën të mësonin për humbjet e mëdha që kishin pësuar grupet e rezistencës antikomuniste në malet e Mirditës, ku në luftime me Forcat e Ndjekjes, ishin vrarë: Frrok Mëlyshi, Mark Ndue Bajraktari, Pjetër Llesh Gjoni, Lodovik Saraçi, Mark Cara, Bardhok Mark Gjoni, Pjetër Paloka, Nikoll Gjet Ndoi etj.
Personat e vrarë, shumica e të cilëve ishin kryetarë çetash antikomuniste, kishin bërë që të ulej disi besimi në forcat e rezistencës antikomuniste, për bashkimin e tyre në një kryengritje të përgjithshme, për rrëzimin e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës. Përveç personave të vrarë, një humbje e madhe për rezistencën antikomuniste, ishte largimi për në Jugosllavi, i tre grupeve të vogla, që komandoheshin nga Bilal e Halit Kola në Mat dhe Ndrec Lufi e Marka Bib Vokri në Mirditë. Po kështu, një humbje e madhe ishte dhe terrori, burgosjet dhe internimet që qeveria komuniste e Tiranës, ushtronte ndaj familjeve të të arrestuarve dhe atyre që i strehonin ata.
Duke parë situatën shumë të vështirë ku ndodheshin, pasi nga hapi i parë që hodhën kur ranë në tokën shqiptare, nuk kanë mundur të bënin asnjë ditë pushim, Mëlyshi me Gjonmarkajn vendosën që të vazhdonin udhëtimin, megjithëse miku bujar i fshatit Ndërshen, i ftoi që të çlodheshin dy-tre ditë nën sigurinë e tij. Pasi u furnizuan me ushqime për dy ditë nga miku i tyre, ata morën rrugën në drejtim të Kthellës.
Takimi me grupet e rezistencës antikomuniste!
Me datën 20.9.1949, Mëlyshi me Gjonmarkajn hynë në fshatin Kthellë, ku u pritën mirë nga një mik i tyre bujar, i cili ju dha dhe informacione të tjera. Në atë shtëpi ata kanë pritur tre ditë dhe miku i tyre, i futi në lidhje me Preng Dod Gjinin, Bibë Marka Bibën, Preng Zef Tarazhin dhe Ndue Nikoll Prengën. Këta të katër persona, kishin lidhje me grupet e tjera që ndodheshin në rajonet e Lezhës, ku kishin lënë një takim më datën 15 mars, në vendin e quajtur “Pylli i Qafë Mollës”, në Mirditë. Në atë mbledhje, ata janë bashkuar dhe me disa pjesëtar të tjerë të rezistencës antikomuniste që kishin kohë që ishin në arrati, si: Ded Kolziu, Llesh Marka Doda, Llesh Marka Tuçi e Gjon Marka Çupi.
Nga dimri i madh që kishte bërë atë vit, zona e “Bjeshkës së Oroshit”, ishte bërë e pakalueshme dhe furnizimi me ushqime, kishte qenë shumë i vështirë, edhe si rezultat i krizës së madhe të bukës që trashëgonte krahina e Mirditës. Po kështu, nga dimri i madh, grupet e rezistencës antikomuniste të rrethit të Pukës që drejtoheshin nga Pal e Ndoc Mirakaj, i kishin humbur lidhjet me ato të Mirditës. Pas kësaj mbledhjeje, ata u ndanë në dy grupe: në njërin ishin Preng Dod Gjini, Ded Kolziu, Gjon Marka Çupi, Ndue Nikoll Prenga dhe Ndue Mëlyshi me Gjonmarkajn.
Ndërsa në grupin tjetër, ishin: Llesh Marka Tuçi, Llesh Marka Doda, Bib Marka Biba dhe Zef Tarazhi. Grupi i parë u caktua të shkonte dhe të merrte radion në “Bjeshkën” e Oroshit, ku ishte fshehur nga Mëlyshi e Gjonmarkaj. Grupi i dytë, u caktua edhe për furnizimin me ushqime, të një vendi që do caktohej në pyllin e Qafë–Mollës, duke vepruar në bashkëpunim dhe me grupet e tjera, që do të hyhej në lidhje. Grupi që u caktua për të gjetur radion, pas shumë peripecish dhe vuajtjesh nga dëbora e madhe, arriti të marrë radion dhe u nisën për në qendrën e caktuar, për t’u bashkuar me grupin e madh.
Kjo gjë u bë e pamundur, për arsye se në kthim, dy degët e lumit Fan, ishin fryrë shumë nga shirat e shumtë dhe kalimi i tij, ishte i pamundur. Megjithëse grupit që kishte radion i duhej patjetër që të shkonte në vendin e caktuar. Pasi kanë pritur dy ditë, ata kanë vendosur ta kalojnë lumin në zonën e Karmës, e cila paraqiste shumë rrezik, sepse ishte afër zonës së Shënpalit, ku ishte qendra e vendodhjes së komunistëve dhe Forcave të Ndjekjes, të cilat ishin në gatishmëri. Duke mos pasur mundësi tjetër kalimi, grupi vendosi që të kalonte urën, në fshatin Karme. Në orën 9 paradite, disa çobanë me dele u kaluan afër atyre dhe në ato momente, pjesëtarët e atij grupi u gjendën shumë ngushtë dhe të papërgatitur, duke mos ditur se si të vepronin! Po t’i kapnin çobanët, patjetër do të bëhej alarm dhe Forcat e Ndjekjes, ishin shumë afër dhe do të kryenin rrethimin.
Po të mos i kapnin çobanët, ata mund të shkonin tek Forcat e Ndjekjes dhe përsëri rreziku ishte shumë i madh. Megjithatë, shpresa se mos ndoshta çobanët nuk e kishin parë grupin dhe nuk do të shkonin për të raportuar, bëri që ata të ecnin pa krijuar konflikt me ta. Por kjo shpresë ishte e kotë, pasi njëri nga çobanët që kishte lidhje të ngushta me Bardhok Bibën, e i shërbente atij, pasi ka parë mirë lëvizjet e grupit, ka shkuar në Shënpal te qendra e komunistëve të Mirditës dhe menjëherë ka lajmëruar për të gjitha. Pas kësaj, në orën 12 të asaj dite, grupi ka qenë i rrethuar i gjithi, prej afro 500 efektivësh të Forcave të Ndjekjes.
Përpjekja e armatosur me Forcat e Ndjekjes!
Ka qenë data 23 mars e vitit 1949 dhe temperatura ishte afër 0 gradë, ku pozicionet e grupit të rezistencës antikomuniste ishin shumë të pafavorshme dhe tërheqja, pothuajse e pamundur. Kjo për faktin se vendi aty ishte shumë i thepisur e me shkëmbinj të lartë, që binin thikë mbi lumen Fan. Në anën tjetër të lumit, Forcat e Ndjekjes kishin vënë mitralozat dhe qëllonin pa pushim në drejtim të pozicioneve ku kishin mundur të fshiheshin pjesëtarët e atij grupi. Kështu, ata të gjashtë, kanë qëndruar për më shumë se tetë orë, në pozicione pa lëvizur, për t’i shpëtuar zjarrit të Forcave të Ndjekjes, të cilat kanë ndërmarrë disa sulme, por pa rezultat.
Në ato sulme kanë mbetur të vrarë katër ushtarë të Forcave të Ndjekjes: një aspirant, një rreshter dhe një nëntoger, që ishte shefi i Sigurimit të Shtetit për Shën-Palin, i quajtur Qemal Hoxha. Afër mbrëmjes, grupit kanë filluar t’i mbarohen municionet dhe duke mos pasur rrugë tjetër shpëtimi, ata kanë sulmuar përpjetë në drejtim të Majës së Malthit. Në ato momente, lufta është ndezur shumë e ashpër dhe asnjëri nuk ka pasur shpresë shpëtimi. Grupi është ndarë në dy drejtime të ndryshme: Preng Dod Gjini dhe Ndue Mëlyshi, kanë shkuar bashkë, kurse Ndue Gjonmarkaj dhe Gjon Marka Çupi e Ndue Nikolli, kanë shkuar në drejtim tjetër. Pak minuta pasi janë ndarë, është plagosur Ndue Nikolli dhe Mëlyshi me Gjon Çupin, që kanë pasur radion, e kanë shkarkuar atë dhe kanë marrë Nduen e plagosur, duke dalë nga rrethimi, pa pasur dëm tjetër.
Ndërkohë më datën 24 mars, Forcat e Ndjekjes kanë bërë një kontroll të imët nëpër të gjithë vendin ku u zhvillua përpjekja një ditë më parë dhe kanë mundur të gjejnë radion. Forcat e Ndjekjes nuk e kanë prekur fare radion-transmetuese, por kanë rrethuar vendin, duke menduar se pjesëtarët e grupit që e kishin pasur atë, do të ktheheshin për ta marrë atë përsëri. Dhe kështu ngjau, më datën 28 mars, një grup i vogël i përbërë prej Ndue Mëlyshit, Ndue Pjetër Gjonmarkajt, Llesh Marka Dodës, Gjon Marka Çupit e Nikoll Frrok Zefit, në orën gjashtë pasdite, kanë hyrë në vendin ku ishte zhvilluar lufta, me Forcat e Ndjekjes, me qëllim për të marrë radion.
Sipas planit të bërë më parë, Forcat e Ndjekjes i kanë lënë ata të përparojnë dhe pastaj kanë mbyllur rrethimin, duke hapur zjarr ngado. Mbas një përpjekje që zgjati disa orë, grupi i rezistencës antikomuniste ka mundur të çajë rrethimin, pa pësuar asnjë dëm dhe është larguar në thellësi të maleve, duke u endur për disa muaj, derisa më datën 9 gusht, të po atij viti, grupi tashmë i përbërë prej 53 vetash, kaluan kufirin shtetëror dhe doli në Jugosllavi. Kishte dështuar kështu misioni i parë parashutist i zbarkimit në malet e Mirditës, i dërguar nga CIA dhe “Blloku Indipendent Kombëtar”, me qëllim që ata të rrisnin shpresat e grupeve të tjera të rezistencës antikomuniste që ndodheshin në malet e Krujës, Mirditës, Matit, Pukës etj., për t’u organizuar në një kryengritje të përgjithshme, e cila do të bënte të mundur rrëzimin e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës! Memorie.al
Pirdh o Kaloç pirdh.
Glorifikimi, keqardhja dhe vajtimi i Kalocit dhe banditeve te tjere te sotem, per spiunet, kriminelet dhe terroristet e dikurshem qe, pasi kishin bashkepunuar me pushtuesit gjate 1939-1944, iken si lepuj jashte dhe atje, per te kthyer pushtetin e humbur mesjetar dhe kriminal, u vune ne sherbim te djallit e te birit dhe erdhen te armatosur prej tyre per te vrare bijt e popullit shqiptar. Per keta kriminele, jo vetem s’te vjen keq por duhet pohuar me bindje se mire ua beri regjimi i kohes. Ata ishin njerez reaksionare dhe bandite qe moren cfare kishin kerkuar. Tani Koloqi dhe loqet e tjere, duke pasur te njejtin formim moral e shpirteror, perpiqen te na i paraqesin si heronj, por, per fatin e keq te Kaloqeve, ata perfunduan si cjapi tek kasapi. Te vjen keq vetem per disa budallenj katundesh, te pashkolle dhe teresisht injorante, qe i ndoqen nga mbrapa per hir te lidhjeve fisnore e miqesore dhe te Kanunit dhe perfunduan edhe ata ne hale te gomereve. Ata, se bashku me Kaloqet e sotem, perfaqsojne regresin dhe krimin.
C’a po thua o Karloc!!! E cuditshme, kjo “ceta antikomuniste” u arratis dhe bashkepunoi me jugoslavet komuniste!!!!!!
ANTIKOMUNIZMI ESHTE VIRTYT I BUDALLENJVE DHE I MASKARENJVE!
Donin të hidhnin qeverinë komuniste të shqiptarëve Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Dhe u ndihmuan e u strehuan prej qeverisë komuniste serbe të Titos dhe Dushan Mugoshës.
Këta diversantë, ishin anti-komunistë dhe anti-serbë, apo ishin thjesht anti-Enver?? Hë, të na përgjigjen Kaloçjanët.
Bravo Kaloç! Tregoju antishqiptarëve se nuk është fare e vërtetë se jugosllavët ndihmuan regjimin e Enver Hoxhës.
Dmth fillimi i vitit 1949, vetëm 4 vjet pas çlirimit dhe jugosllavët e Titos, ishin strehë për terroristët që vinin kundër qeverisë dhe shtetit shqiptar.
Pra serbët kanë qenë, mbeten e do të jenë armiqtë e betuar dhe të përjetshëm të kombit shqiptar.
Nje flamur ne dore, (parti) e pastaj, antikujtdo qe u kercenon pushtetin dhe aleat me te gjithe ata qe i ndihmojne per te arritur pushtetin, parané. Shih sali berishen?keshtu kane qene e keshtu do te jene shqipolaraskat.
Po pyete nje cike ambasadoren amerikane dhe ate anglez ! Se ato i organizonin ! Do te pergjigjen – veper e duhur antikomuniste ! Dhe ato sot quhen ,luftetare te lirise, jane dekoruar dhe perkujtohen edhe nga maxhoranca dhe drejtuesi Edi Rama !!!
Amerika ka pjesen e vete te fajit historik dhe askush s’ka shanc ta ndryshoje kete, as Juri Kim as jot’eme o KOQE!
Shkurt muhabeti, i hëngrën mutin EH që sundoi derisa SBerisha shpartalloi komunizmin.
..ha haaa..?Gishtat e Sals!
Sal kamunisti “shpartalloi” kamunizmën….
Diversantet “antikomunista” “partiot” ..qe strehoeshin dhe hanin buken ke hasmi kombtar serb ,komunist Titovi !!
Kto jan cudira shqiptare…
Po ka dhe me…
Gallata vazhdon.
. Amerika demokratike don t vendos demokracin n shqipni tu mbshtet ishkomunistat e bojatis me ngjyr PS.
Kishte zot vendi atehere nuk ishte si sot ku trafikantet, “lerojne ” Shqiperin pa asnje problem. Agjentet e vendeve fqinje dine edhe cfare ngjyre i ka breket Edi Rama.
..ku ka brek ai ,ai rri lakuriq..
..čorape po..me ngjyra..dhe kullaro. plotngjyra dylberi…
Hahahaaa ata vrane 4 ndersa nuk u vra asnje .Sa trima paskan ken…edhe te zote hhaaaaa more Kaluc
O Kaloç!
Pse nuk ua ben si duhet biografite “heronjve”?
Alush Lleshanaku nuk ishte vetem ish mesues i Normales (perpara pushtimit), por Federal i Elbasanit, anetar i Keshillit te Eperm Fashist Shqiptar dhe, pas ardhjes se gjermaneve, komandant i xhandermarise se Elbasanit.
Kaloc, asnje sistem shoqeror nuk imponohet me gryken e pushkes!
Po Muc Xhepa, i biri i Musa spiunit cfare mendon per keto probleme?
Punë tradhëtarësh,shpijun të shërbimeve të të huaja e kryesisht punonin për serbët meqenëse në ish Jugosllavi sherbime e sigurimit udhëheqëshin nga serbët.Tani që Shqipëria përsëri po futet në përsëri në sundimin e moderuar serb nuk.është rastësi.që këta tradhëtar të prezantohen si.patriot dhe të u jepet kaq shumë vend në këto gazeta të.mjera që udhëheqin nga njerxë të dyshimt apo të paguar mirë.nga UDB pardon BIA serbe.
Pa diskutim qe jam kunder vrasjeve ….. por kam nje pyetje per tru shperlaret , a nuk fitoi kauza e atyre heronjeve larg pames (ne 90en) te cilet pa ju trembur vdekjes paten ardhur te luftojne koleren komunisto sllavo bolshevike , e cila i rpak nga pak i ktheu ne skllever te gjithe shqipetaret pa perjashtim , e qe arriti kulmin ne vetet 80 -90 , ose edhe ma keq jetonim ne nje shtet burg te rrethuar me tela me gjemba , ne nje varferi totale te pa besuar sot , pa asnje te drejte njerezore , por te mos harrojme se ne bllok legenet lulezonte luksi . E fundit a nuk deshtuat ju tru pjerllurit shoke hetuesa e oficera besimtare te verber te kjofte largut , djallit shqipetare Enver Halja i mallkuar ne breza ….
o Trushpelar, kauza e atyre banditeve dhe krimineleve spiune te UDB-se, nuk fitoi atehere, nuk fiton sot dhe nuk do fitoje kurre! Ti edhe mund te mos e kuptosh se je i trashe, por sidoqofte futi nje te masturbume dhe vetkenaqu!
Ate kazmen qe kishe kur punoje ne kooperative, e ke marre me vete atje ku je? Fute ne bythe o katunar uahahahaaaaaaaaaaaa
VINI RE, VINI RE :
Trushpelari ka nje arsimim te plote dhe te detajuar. Ai ka mbaruar shkollen fillore ( 4 klase) ne shkollen e kooperatives Bushat ne Shkoder. Natyrisht me rezultate te shkelqyera , me noten 5 (ne fakt e meritonte noten 4, por mesuesit nuk ja dhane se kishte premisa depresive dhe vetsakrifikuese). Mbas rezultateve te shkeqyera ne fillore, keshilli i kooperatives vendosi ta dergonte ne Akademine e Barinjve ne stanet e Gruemires! Por mbas kerkeses kembengulese te Brigadierit rrondokop, qe banonte ne shtepine ngjitpasbythe te Trushpelarit, ky i fundit u pranua ne Universitetin e Lopates dhe Kazmes, me specialitet hapje kanalesh dhe specialist i plehrave organike! Edhe ketu mbaroi studimet me rezultate te shkelqyera dhe Brigadieri ja shperblente se jemes se Trushpelarit kur te mundej e me c’te mundej! Mbas disa vitesh pune dhe pervoje ne mes te bajgave te lopeve dhe kakerrdhive te deleve, Trushpelari merr titullin “Mjeshter i Madh i Bajgave”. Me tej ju fut nje studimi per bajgat e gomereve dhe mbrojti temen e doktoratures, prej nga morri titullin “Doktor Gomar Honoris Causa”. Nuk u ndal me kaq, asnjehere nuk e harroi specialitetin e dashur te kazma-hapjes dhe lopat-mbushjes. Ne nje studim voluminoz, te perkthyer ne 36 gjuhe te botes, ai nxjerr aksiomen e famshme “te kesh nje kazem ne dore, eshte perparesi qe ta kesh bythen te bllokuar”. Suksesi ishte i gjithanshem dhe i jashtezakonshem. U nderua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, me titullin e larte “Urdheri i Arte i te Marreve”. Me keto studime gjitheperfshirese dhe me keto tituj te larte e te nderuar, e gjeti viti ’90 Trushpelarin tone kooperativist. Mbushi valixhen prej druri me keto tituj e deftesa arsimimi, futi ne valixhe edhe nje kazem bishtlemuar dhe nje cope bajge lope te thate dhe mori udhen per ne Amerike. Ju hapen dyer e USA ketij mendimtari dhe specialisti te ndritur, sidomos Instituti i Pjatalaresve ne Amerike tregoi nje interesim te vecante per te. Vershyen ofertat nga te kater anet, Trushpelari u ndje shume i mikluar dhe i nderuar. Nuk hezitoi ti futej nje studimi serioz dhe thelbesor mbi ceshtjen e pjatalarjes, punoi pa fund me guxim dhe vetmohim si kooperativist i denje, derisa mori edhe kategorine e shtate si “Master Pjatalares”. Po arsimimi i tij nuk mbaron ketu. Trushpelari kishte ambicie dhe qellime te larta fisnike. Ju fut studimeve politiko-historike dhe shkrimet, artikujt dhe librat e tij mbeshteteshin fuqimisht ne parimin e famshem dhe profetik “kush ka bishtin e kazmes ne bythe, mutin e nxjerr nga goja”. Mbeshtetur ne zgjuarsine e tij proverbiale, dijet e tij te pa-mata dhe arsimimin e tij universal, Trushpelari i ka vene tashme vetes si qellim arritjen e suksesit final, te zgjidhet “President i Budallenjve” te planetit mbare. I urojme suksese ne realizimin e qellimit te tij atdhetar dhe miredashes.
Rrofte Trushpelari, hip hip …
Si…..si ka mumdesi qe CIA amerikane paska ďshtuar..! Ne e dime se ata jane si Çak Norris dhe Rambo… te pa thyeshem . Hahaha …… Keta rrefugjatet e shkrete qe mbasi hengren buken e anglezeve dhe amerikaneve pa punuar i moren i armatosen dhe i hodhen me parashute pikerisht aty nga ku kishin ikur per te shpetuar lekuren . I hodhen pikerisht aty ku i kishin denuar ne mungese per bashkepunim me okupatorin . Si perfundim keta te mjere i perdoren per qellime pilitike ne nje loje superfuqish boterore . Keta lane kockat gerrxheve per nje loje qe ishte me e madhe se ata.
Tradhetaret e vertete jetonin ne bllok , te udhehequr nga krye tradhetari kjofte largu Enver , pa harruar mbeshtetesit sigurimsat e oficeret djallezuar me tru te sakatuar ne shkollat e koleres komuniste , fatkeqesi kombetare , shiko si mburren ish sigurimsat me krimet qe paten ba ne kohen e perenduar te skizofrenit shqipetare . E megjthe ate ju deshtuat ( tru shperlaret ) liri e vertete erdhi ne 1990 en … Shkofte shkoi e keqja, kolera komuniste me ju …
Po komunistet po të udhëheqin o njeri i mirë,pa logjiko pakë prej nga doli Ps,i biri i kujt është Edi Rama,por të kanë bërë sytë pëlhura e nuk po shef.Tani janë tjera rrethana në botë andaj sillen si demokrat por po ndrroj situata ia kalojnë Enverit.Tek e fundit çke me socializmin ti a nuk të la mjaft hidrocentrale,shkolla ,rregull e siguri ,rrugë e armatim që akoma Shqipëria edhe pa 30 vitësh po shet armët e socializmit e ti po mbush barkun bukë.Të mos përmendim.krenarinë kombëtare të dikurshme e që tani shqiptarët paraqesin lakejtë e botës si halabak janë rropat nëpër burgjet evropiane kurvat shqiptare kanë mbush bulevardit e Evropës droga hi gjithë andaj sa që bandat shqiptare tani po vrasin njëri tjetrin.Rri urt o njeri i mirë e mos ja fut kot .Ndoshta edhe nuk ke faj aq din aq shkruan.
O tru shplare, keto shkrime e ketyre idioteve kane te pakten 30 vjet qe qarkullojne per te dikomunistizuar shoqerine shqiptare dhe paguhen mire per keto nga brenda dhe jashte vendit. Jane bere te pasur, me makina e shtepi dhe meqe kane pikasur Temen si fole “komunistesh” justifikojne fondet e tyre. Ja kaq eshte e gjitha o trushplare dhe nuk eshte sekret e dine te giithe prandaj keta artikujt paguhen me numer e klikime. Ja qe nuk qenkemi dhe aq trushplare po ti shih veten tende njeher si je vete ( ke te hash, te pish, shtepi e katandi) se ky Kacoli qe i ben keto i ka siguru nevojat e veta… ndersa Jonida Godole nje tjeter qe nuk lene fonde pa marre perseri nuk ngohet, jo ngjit Lulit per tu bere deputete.
Te gjithe fitojme, paraja hedh ujin perpjet.
Per Raif… Qe po udheheqin ish komunistet kjo dihet , por te pakten mes 90es jetojme te lire , e kjo liria eshte e paçmuar . Kurse per ato qe ju i quani arritje si rritja e popullsise , (jo vetem Shqiperia ) ne fakt rritja e sklleverve tek ne , kurse per armet eshte e vertete por ato u perdoren vetem per te vrare popullin tone , dhe e dyta ketyre armeve ja u pau sherrin pothuajse e gjitthe bota . e ndersa per mbushjen e bulevardeve nuk eshte e bukur , por edhe mbushja e fermave dhe kooperativave me skllever ne ate kohe te duket e bukur ?! E fundit ku ishte krenaria kombetare , sa e madhe ishte krenaria u pa ne 91 , a nuk ishim ne sikur vinim nga ndonje planet tjeter. Aa ju qe dini ma shume na flisni pak per vrasjet ne kufi per burgime , spiunime shtetzime kolektivizim internime , per vrasjen e burgosjen e krijeses ma te bukur te qindra grave , pa harruar edhe grate e huaja ku pjesa ma e madhe kjene burgosur nga djalli i Gjirokastres , shkruani shoku hetues sepse sigurisht ju dini shume pe teper per krimet e koleres komuniste ishte nder veprat ma te poshtra te atij sistem gjakatare …
Djalli i Gjirokastrës ishte pjellë e juaj u rrit dhe sundoi në mesin tuaj sepse nuk meritonit asgjë më mirë ,këtë e vërtetoi fakti se dogjet çdo gjë shqiptare u shendrruat në rrugaq të Evropës,vrst,vodhët ,prodhuar e shitet drogë.Të gjitha këto ligësi tuajat i ka ditë socializmi andaj ua ka mbajt këmbën në qafë për të mos u fesë bota çfar mileti ishit!
Lavdi te perjeteshme atyre qe e luftuan ate sistem anti njerezore , e te deshtuar totalisht …
Ti meritoke medaljen e lart “rrotkar i demokracis”..shko se ta venos sala ke mitingu foltore.
Ata qe erdhen diversantçe,s kishin nga ja mbanin,se ishin perpara 2 alternativave,ose shko jeniçer me luftu n shqipni,ose laj pjatat turni tret n piceri..
dhe natyrisht “burri zakonit” me tre gjishtrinj musteqe,s begenis pun grash,por i hy rruges s burrave,dmth,”rrugs s mutit”….se t shkojsh si pΦdhi n dasem per mish per top,trumut je.
Keta te kater paskan qene bashkepuntore te fashizmit. Kjo nuk i habit lexuesit. I sherbyen pyshtuesit ( dikator i huaj). Pinjollet e tyre ankohen nga diktatori vendas. Tradhetia eshte tradheti ne çdo situate dhe kontekst
Po mir mor qebesira ata ishin Nacionaliste, që ishin pro SH.B.A. Pro perendimor, dhe keto mut qeverish që miratojn dhe ligjin per mu shkerdhu në buth, vetem si e si perendimi ti pranoj, po Ram muti pasus i Enver qelbesires u qin në byth me lloj-lloj Serbi e armiku Shqiptar, sa për të vrarë nga ato mutat e komunizmit ju vet thoni qe janë 28000 të rene, pra u kan qi nanen në pidh, po ju or muta me teorit e juaja duhet të shkoni në Rusi e jo në perendim. Po ju o komunista vetem ftyre nuk keni.
Shko bo analizen e ADN se patjeter nga kromozone komunisti e paske prejardhjen,perdersa flet alla luftarakçe komunistçe diktatorçe..
Se ,me ate disfat qe pesuan colaboratoret e nazizmit,…..u vran,u internun,u burgosen,patjeter qe femnat e tyre me oficera polic brigadjer operativa komunista do palloheshin. E ç te benin ?
Ti binin me gisht apo me themër.!?
Burrat atyne zonjave e zonjushave “nacjonaliste” jua hongri lufta,burgu,”kurbeti”…
Pa u q¡ po s osht gjo.
Atehere ato ju hudhen atyre mashkujve qe kishin mbet…komunistve pra……dhe komunistat ,dihet qe t q¡jn mir .
E ka tregu historija kte.
O Lacjan o rrot carit, po cfare “nacionalistash” ishin ata kur bashkepunonin edhe me Cia-n edhe me komunistet jugosllave edhe me monarkofashistet greke (nderkohe qe me perpara kishin bashkepunuar me pushtuesin fashist). O IDIOT I LINDUR, ata ishin thjesht funderrina politike, qe kerkonin vetem pushtet dhe perfitime, prona e pasuri per te sunduar mbi kete vend. Per te perfituar keto, ata ishin te gatshem te bashkepunonin me kedo, edhe me djallin. Kur do e kuptosh kete o RROT CARI, o Lacjan palla!?
Lexojeni me kujdes kafshën Kal=oçi!
Tregon se si bndat kanë vrarë vrarë kater punonjës të policisë. Po, ty , djalë oficeri , mor Kaloç pushti, nuk të vjen keq për ata djem që u varë, por pajtohesh me kriminelë, që askush nuk i donte, që endeshin maleve me borë nga frika, që nuk ia mbante as t’i flisnin njerëzve, ishin këto që e kishin lanë Mirditën, si thotë kanga ” tre muaj bukë ma e mira shtëpi”, që nuk hapën as shkolla, as rrugë, as punë, por i bënë mirditorët hajduta, grabitës fushave të Lezhës, sa nanat kur trembin fëmijët u thonin , mshele gojën, se po vijnë cubat Mirditës. Kur vetë mirditori këndonte se ” nuk jam cub me vjedh pula, jam mirditas, me thye kulla”.
Këto “trima” të lanë në baltë edhe nga CIA, që i përdori si kavie, nuk e deshën kurrë as Shqipninë e as Mirditën, i lanë njerëzit për trup, këto banditë vranë mësues e mësuese, se nuk donin askënd mbi vedin.
TRUP o shpirt i shitur!
Lexojeni me kujdes kafshën Kal=oçi!
Tregon se si bndat kanë vrarë vrarë kater punonjës të policisë. Po, ty , djalë oficeri , mor Kaloç pushti, nuk të vjen keq për ata djem që u varë, por pajtohesh me kriminelë, që askush nuk i donte, që endeshin maleve me borë nga frika, që nuk ia mbante as t’i flisnin njerëzve, ishin këto që e kishin lanë Mirditën, si thotë kanga ” tre muaj bukë ma e mira shtëpi”, që nuk hapën as shkolla, as rrugë, as punë, por i bënë mirditorët hajduta, grabitës fushave të Lezhës, sa nanat kur trembin fëmijët u thonin , mshele gojën, se po vijnë cubat Mirditës. Kur vetë mirditori këndonte se ” nuk jam cub me vjedh pula, jam mirditas, me thye kulla”.
Këto “trima” të lanë në baltë edhe nga CIA, që i përdori si kavie, nuk e deshën kurrë as Shqipninë e as Mirditën, i lanë njerëzit për trup, këto banditë vranë mësues e mësuese, se nuk donin askënd mbi vedin.
Këto nuk ishin antikomunistë, ishin barbarë të lidhur me Titon dhe agjentë të UDB-së…
TRUP o shpirt i shitur!
Koha vertetoi se as atehere e as tani shpellaret nuk jane te besueshem. Tani e kuptoi dhe Amerika kete pune. Ata nuk jane malsore te nderit e te beses. Jane tribale qe i sherbejne kujtdo per para e poste por jo Shqiperise e as Kosoves , bile kane treguar se jane te gatshem ta djegin te shkaterrojne e tradhetojne.
Koha vertetoi se kauza e antikomunisteve e heronjeve te vertete fitoi , e diktatura e kjofte largut Enver ra ne hale te bunkereve … E thashe edhe perpara , vepra ma e poshter e komunizmit ishin shkollimi ne komunizem , (jo te gjithe ) njeriu i ri , keta qe qeverisin mbas 90es , keshtu qe te keqiat e atij sistem duket se do te vazhdojne edhe per shume vjet te tjera … deri qe vendin ta marrin ne dore ata qe linden mas 90es , mundesisht je bij e bia oficeresh e ish hetuesish , e sigurimsash te koleres komuniste …..
Antikomunizmi eshte virtyt i budallenjve dhe i maskarenjve!
Qe mos te ta hame hakun, ti hyn te ky grupi i pare.
Per trushpellarin me siper; Koha vertetoi se kauza antikomuniste e heronjve te vertete nuk fitoi . Idete demokratike u zevendesuan nga slloganet antikomuniste ne emer te shkaterrimit dhe vjedhjes se gjithshkaje qe ishte “komuniste”. Cfaj kishin punonjesit duar arte te Fabrikes se Telave Shkoder, UIK-ut ne Korce e mijera e mijera specialiste te tjere qe te hidheshin ne rruge , ne nje kohe qe objektet prodhuese mund te privatizoheshin ne favor tyre? Cfaj kane shtetasit e Shqiperise qe dokumentat e pronave te tyre (qe ishin te arshivuara100%)u dogjen e asgjesuan duke tjetersuar dhunshem gjithshka ? Tani je i lire te ulerasesh po ste ndegjon askush, bile as alternative nuk ke se o do votosh shpellare ose bijte komunisteve, bile jane nderthurur kaq keq sa nuk di ke ke perballe.
He pra, a e kuptoni se ke mbronte dhe ndihmomte Tito?! Keto fundrrina kur e kishin pisk shkonin ne Jugosllavi! Ama patriot…!!!! Funderrina!