Berisha vijon sulmet ndaj ambasadores amerikane: Pse nuk thoni asnjë fjalë kundër korrupsionit të qeverisë, do bëjmë gjithçka të afrohemi me SHBA

30 Janar 2022, 16:39Politika TEMA

Takimi me qytetarët ditën  e votimit të primareve për kandidatët për kryetarë bashkie, Sali Berisha e shfrytëzoi për të akuzuar ambasadoren e SHBA Yuri Kim.

Berisha deklaroi se Shqipëria u mbush me drogë ndërsa shqiptarët po ikin çdo ditë nga vendi, ndërsa Kim nuk thotë asnjë fjalë kundër qeverisë.

“Si ka mundësi që Shqipëria u mbush me drogë dhe nuk e thatë një fjalë kundër qeverisë. Kur drejtësia italiane solli dosjet e trafikantëve ministra i krahasuat këto dosje me dosje të thjeshta. Si ka mundësia që nga Shqipëria ikën investitorë të mëdhenj të huaj dhe nuk thoni një fjalë. Si ka mundësi që ikin qytetarët nga vendi dhe nuk thoni një fjalë kundër Edi Ramës. Si ka mundësi që vazhdoni të reklamoni reformën e dështuar në drejtësi.  Si ka mundësi që një njeri që kalon nga afera në aferë. Ne jemi miq të SHBA. Kjo që po bëjmë ne sot është praktikë strikte e amerikanëve. Do bëjmë gjithçka të afrohemi me atë vend.

SHBA na kanë ndihmuar në luftën kundër korrupsionit. Qeverisja e përparme ia doli të dyfishojë rroga dhe pensione duke luftuar korrupsioni. Kjo zonjë nuk thotë një fjalë për korrupsionin e qeverisë, por vetëm për ish zyrtarë. Shikoni ç’bëhet me FSHF. Kanë votime ata. Përdoret tritoli, përdoren tatimorët kundër një njeriu që nuk e mundin dot me votë. Ky është standardi. A thuhet një fjalë për blindimin e selisë së PD? A keni dëgjuar një fjalë? Asnjë. Këto janë parime të George Soros. Do të qëndrojmë në të drejtën tonë sepse pamë me sytë tanë si vota e lirë u përzu nga Shqipëria. Natën e 25 prillit zonja uroi kreun e KQZ për zgjedhjet më të këqija në historinë e Shqipërisë.

Do bëjmë çdo gjë për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri. Beteja është e ashpër por ne do bëjmë çdo gjë për rivendosjen e tij. Sot në disa rrethe po votojnë dhjetëra demokratë që nuk kanë marrë pjesë në referendum. I garantoj se mbetemi të hapur për një PD më të bashkuar dhe më të fuqishme se kurrë. Do mbetemi të vendosur për të mbrojtur interesat e tyre dhe interesin kombëtar”, tha Berisha.

2 komente në “Berisha vijon sulmet ndaj ambasadores amerikane: Pse nuk thoni asnjë fjalë kundër korrupsionit të qeverisë, do bëjmë gjithçka të afrohemi me SHBA”

  1. Penicilina, mbylle biren e bythës që e ke nën hundë, sepse nuk po nxjerr asgjë tjeter veçse mut spihuni. says:

    Shadap qen i ngordhur. Amerika nuk është UDB-ja jote, Amerika nuk merret krasitjen e degëve të holla të keti Bungi që simbolizon krimin, drogen, tradhetinë dhe korrupsionin. Bungi si arbër, ka shumë degë, të trasha të holla dhe të vogla, dhe nqse keto degë i perkasin qeverisë aktuale, trungu i ketij bungu gjigand dhe kanceroz per kombin Shqiptar i ka rrënjët rrënjët në grumbullin e plehut që je ti personalisht o kopili i Shiqeres, tek familja jote dhe haremi i kurvave dhe agjentëve të UDB-së që të rrethojnë. Amerika nuk merret me krasitjen dhe zbukurimin e ketij Bungu, por Amerika me drejtesinë Shqiptare, duan dhe do e bëjnë sharrimin dhe çrrënjosjen e ketij Bungu kanceroz, perpara se të helmojë gjithë pyllin Shqiptar.

  2. lexuesi21 says:

    Ky eshte i bezdisur me llogjiken dhe retoriken monotone, mos u merrni me kete njeri primitiv pavaresisht shkollimit te tij, ky eshte tipik fshatar ne mentalitet.
    Kur do te hiqet nga skena ky, Zot na ndihmo!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje