Monumenti shqiptar në Mauthausen

30 Janar 2022, 12:49Kulturë TEMA

Nga Lluka Heqimi

Në vitin 1981 gjatë kohës së specializimit tim në Vjenë kërkova të shikoja përveç muzeve dhe operës, vendin ku ndodhej armatura e heroit tonë Kombëtar si edhe Mauthausenin.

Prej asaj kohe nuk e kam vizituar më Mauthausenin. Kujtimet e dikurshme m’u zgjuan nga Shpend Topollai, përmes një shkrimi të kohëve të fundit, për këtë kamp nazist në gazetën “Shpiragu”, fillimisht të botuar në Qershor 2010. Tregimi i tij ishte shumë interesant.

Një shqiptar i vetëm, pa njeri, i internuar në Mauthausen kishte dhënë jetën për një polak që kishte familje dhe fëmijë, në ndeshjet gladiatore për jetë a vdekje që organizonin nazistët. Djali i polakut të mbijetuar, tani i moshuar, vinte lule në monumentin tonë në kujtim të atij shqiptari të panjohur që të atit i kishte dhuruar një jetë të dytë. Një histori shumë prekëse.

Gjatë kohës së qëndrimit tim në Vjenë, një pasdite u nisëm në Mauthausen afër fshatit me të njëjtin emër, 20 km në lindje të qytetit Linz. Kampi ishte ndërtuar në vitin 1940 në një vend të fshehur, buzë një lumi. Në kohën që e kam vizituar, kampi ishte rrethuar nga përkujtimore veprash artistike, të derdhura në bronz apo obelisqe mjaft kuptimplotë për gjithçka që kish ndodhur kundër qenies njerëzore, aty ku u vendos barbarisht përballë vdekjes. Duke e krahasuar monumentin tonë me atë të hungarezëve, izraelitëve, dhe rusëve apo të gjithë te tjerët, monumenti ynë dukej se nuk kishte lidhje me atë vend, ku nazistët kishin torturuar, vrarë dhe masakruar me metodat më barbare njeriun, pa marrë parasysh se cilin komb përfaqësonte. Asokohe isha më tepër se i bindur se ajo që shihja nuk jepte mesazhin e duhur. Për këtë bisedova edhe me njerëzit e ambasadës, të cilët ne heshtje ndoshta ndanin të njëjtin mendim me mua.

– Kështu e kemi gjetur dhe nuk mund të flitet për ta ndryshuar më thanë ata.

Le të shpjegojmë veprën. Monumenti ynë në Mauthausen i fitores mbi nazismin i përket vitit 1968 dhe mban firmën e të madhit Odise Paskali. Kisha mësuar për këtë monument më herët se të tjerët, ndoshta nga rastësia. Në vitin 1969, një nga fqinjët e afërt, Llazar Mazniku, vëllai i shokut tim të fëmijërisë u nis në Vjenë për ta instaluar monumentin.

Kur shkova në Mauthausen pas 13 vitesh, imagjinata ime për veprën e panjohur deri tani u tjetërsua. Ushtari gjerman i është nënshtruar fitimtarit-një luftëtari të rezistencës shqiptare me krahë të fortë. Gjermani është bërë i dallueshëm edhe nga rripi me svastikën (kryqin e thyer) por çuditërisht vizitorët mbeten konfuz dhe shpesh gjeje lule në krahun e ushtarit gjerman, siç më ndodhi mua kur e vizitova Mauthausenin.  Krijova bindjen se efekti i kësaj skulpture ishte i kundërt me atë që kishin kërkuar të thonin. Shiko figurën nr.1

Monumenti i fitores 1968. O. Paskali

Monumenti francez.

Ishte një obelisk me mure përreth dhe është ndërtuar i pari në këtë vend në vitin 1949, në formën e një sakrofagu me një mbishkrim latin shumë kuptimplotë “Të gjallët mund të mësojnë nga fati i të vdekurve”.

Monumenti izraelit

Ky monument është ndërtuar në vitin 1976 dhe vendosur në bregun e një rrokullime ku gjermanët shtynin drejt vdekjes njerëzit e dobët, gjatë transportit të gurëve. Ai është strukturuar bukur. Është një memorial modern në formën e një peme, që flet për të gjitha, për mbijetesën, mosharresën dhe rilindjen prej vuajtjeve, mbi ato gjurmë që kurrë nuk mund të flenë.

Memoriali izraelit 1976

Monumenti hungarez

Në një vënd të dallueshëm ngrenë duart nga qielli një grup njerëzish që u kanë ngelur kockat, lëkura dhe zhelet, kulmi i shkrirjes njerëzore dhe i shpërfytyrimit. Grushtat dhe gjunjët ata i kanë të mëdhej e përsëri të fortë për të treguar sesa i qëndrueshëm është njeriu në situata te veshtira dhe sa ngadhënjimtarë janë përtej kohës.

Monumenti Hungarez

Monumenti Rus

Një nga viktimat ruse ne Mauthausen është edhe gjenerali Lejtnant 64-vjecar i carit dhe i Stalinit, Dimitri Mihajllovic Karbishev. Ai u gjykua në shkurt, në kohën e një acari të madh, u zbath dhe u lag gjatë gjykimit me ujë dhe ngriu në këmbë si një bllok akulli. Karbishevi u bë legjendë. Në këtë monument mermeri në dukje i akullt, shikohen sytë, një mjekër e dalë, dy duart e kryqëzuara, anësitë e poshtme, këmbët e zbathura. Një vdekje që nuk iu përul fatit, një jetë qëndrestare deri në vdekje. Pjesët e dukshme janë akull, brymë dhe tmerr. Skulptori një djalë i ri moskovit ka thënë gjithshka thjeshtë, por me një efekt rrëshqethës.

Figura nr. 4  Monumenti Rus në Mauthausen

Mauthauseni u çlirua më 5 maj 1945. Ushtarët amerikanë kanë qënë të parët të cilët ekzpozuan para publikut të botës tabllonë e tmerreve që jetoi njerëzimi në këto geto internimi. Ky vend sot ruhet si simbolika e memorjes botërore kundër krimeve naziste të Luftës së Dytë Botërore.

Si mund të shprehemi më mire për këtë vend me nje tjeter monumenrt,  ku dhimbja e ringjallja kanë tjetër formë, të një dedikimi apo dhe falenderimi për ata që dhanë shpirt lëngueshëm në këtë vend torturash të paimagjinueshme? A duhet bërë një konkurs artistësh skulptorë për atë cfarë duhet të na përfaqësojë në Mauthausen? Unë mendoj se po. Pa dashur të ndez mendime konservatore, pa i munguar respekti autorit të ndjerë të kësaj vepre, simbolika shqiptare e Mauthausenit duhet të jetë një mënyre reflektimi tjetërsoj. Vetëm kështu i bëhet nderi të rënëve dhe luftës se një populli, që kurrë smund të mohohet.

Mauthauseni është pjesëe luftës heroike të popullit tonë, të qëndresës së luftëtarëve të kapur nga gjermanët dhe të torturuar barbarisht deri në vdekje në këtë kamp përqëdrimi. Këtu telat me gjemba rrjedhin akoma gjak dhe sa te jetë jeta do të flasë dheu, pemët, lumi dhe i gjithe pluhuri njerëzor i krijuar nga djegia e kockave të të rënëve.

 

38 komente në “Monumenti shqiptar në Mauthausen”

  1. Nik says:

    Ai monument duhet vene ne Mushqeta…

    1. Xhejms Lugati says:

      Ai monument nuk shko per atje ku esht vendos.
      Tingllon ,si me shku ne nji ceremoni varrimi ,duke kercy ,duke kendu,dhe me nji shishe raki n dor tu pi garipçe..plot gaz e hare.
      Esht tamam pordhnija tipike shqiptare..nji Rambo partizan muskuloz qe ka shtri nock out gjermanin!!
      Rren me bisht,sepse dihet qe Gjermanin e pergjunjen “te mdhenjt”… ,kurse lepurushi i vogel shqiptar ben si i fort.
      Si gjithnji shqiptart ja fusin si kau peles.
      Ish nomeklatur komuniste ,Sali Berisha. shitet si Jezusi i Demokracis!!!! Vrases dhe kriminel i korruptu…luan rrolin e t përnershmit t kombit ky person.
      Shitsit e droges quhen biznesmen.
      Kurvat titullohen prostituta.
      Vjedhjet-..zgjedhje..
      Bandat…parti politike.
      Mashtruesat shqiptar, azilant fallco..ne perndim…quhen emigrant.
      ….e plot e plot..
      Prandaj ,hiqeni at monument “heroik”..se s osht veni atje…sepse e qelb era pordh shqiptare at vend vujtjesh…

      “klima e planetit ton do rregullohet,veç atehere kur te pushojn se pjerdhuri shqiptaret” ka then kryetari i OKB ne konferencen per ndryshimet klimatike ..
      “shqiptart e mbingarkuan atmosferen e Tokes me gazra squfur metan e oksid carboni”..tha shkenctari natyralist Darwin Qinan ne simpoziumin e shkrirjes se akujve n atllantid.
      Do vij koha qe njerzit ne planet do mbajn maska jo per tu mbrojt nga virusi,por nga pordht shqiptare.
      Dhe sipas parashikimeve t shkenctarve britanik ,fundi i njerzimit do vij nga intoksikimi i atmosferes prej pordhve shqiptare.
      ??????

      1. Franci says:

        Ti do jesh nip ster nip i trimave me flete te brigatave ” Skanderbeg ” , atyre trimave qe na ngateruan me grekun ne 1940, dhe me vone gjate luftimeve te tyre perkrah Reich te 3 ne Rusi ….perndryshe nuk shpjegohef kaq ligesi …pisanjoz dhe injorant njekohesisht…..

        1. Qifto Qinonijoni says:

          ..mir qe t erdhi era e pordhve qi shlo pri sume t çpume
          Vet pjerdh,vet shijo pordhen tande

      2. eh c'na gjeti says:

        Xhejms Katunari, qenie te neveritshme dhe inferiore si puna jote te krijojne ate ndjesine sikur te vjen me vjell! Uuuuooooo …

    2. E di si eshte puna says:

      Monumenti shqiptar eshte me i bukuri dhe me kuptimploti! Ai tregon qarte se si u mund dhe si duhet mundur e keqja! Nese njerezimi nuk do kishte reaguar dhe kundershtuar, e keqja nuk do kishte fund! Historia njerezore e ka vertetuar kete dhe monumenti shqiptar ja rikujton kujtdo qe kalon aty, se vetem guximi dhe sakrifica e mund te keqen!
      Ky eshte mesazhi i monumentit shqipar : e keqja mundet me guxim, kurre nuk largohet vetvetiu. Guxo dhe fito mbi te …

  2. Ladi says:

    Monumenti, edhe se eshte kompozuar nga nje skulptor me fame ketu tek ne, nuk i ka shpetuar dot frymes propogantistike-bolshevike-komuniste te asaj kohe..
    Ne ate vend te tmerrshem e gjakatar duhet te mbizoteroje fryma e kujteses, e dhimbjes, e meshires dhe e mosharreses.
    E gjej me shume vend shqetesimin tuaj.
    Ajo veper duhet ribere.
    Vepra e O. Paskalit le te ekspozohet ketu, ne vendin tone me shpjegimin perkates.

    1. qe te kuptosh says:

      GOMAR! Ne ate vend gjakatar duhet te mbizoteroje fryma e FORCES DHE NDESHKIMIT, per kedo qe do guxoje te sillet rishtas ashtu!
      Monumenti yne eshte fantastik!

      1. Apostulli i Madhnueshem Qinan Abraham says:

        ..epo,shkoni dhe vendosini edhe n kisha e xhamija ksisoj turli monumentesh me “t fort”,qe t tremet e liga…

        1. qe te kuptosh says:

          GOMAR! E liga nuk trembet me monumente mor pallavesh, por monumeti ja kujton gjithmone debilave si ty se e liga duhet ndeshkuar dhe budallalleku duhet shurruar ne koke …

  3. Grand says:

    Bravo Zotri fisnik!
    Per historine, per argument in the momentin qe me bere! Krenari per Shqiperine!

  4. Lasgushi says:

    O Lluk …b….!
    Mire deshmoret e atdheut ne luften nacinalclirimtare,partizanet e partizaney e reja,nuk I lini rehat.edhe ne jeten tjeter.Po pse mor bastard me veprat e artit cmutin ke.
    Une di te kunderten e genjeshtrave te tua,mor I rjedhur.Monumenti shqiptar atje eshte nga me te vleresuarit.Prej ti del se,Krimet e nazisteve aty sherbyen per urrejtjen dhe force kundervenese ndaj atyre.qe perfunduan si minj gjirizi.Pastaj mor injorant krahason shqiptarin me hungarezin.Ata,qe formuan divizione SS kunder popujve.
    Por ske faj ti.Ne zanat historikisht ke qene I lodhur.Tashti e kuptojme qe ke patur demence te vjeter.

  5. Sos says:

    KETO PROFKA TE HEQIMIT LLUKA MUND TE IMPRESIONOJNE VETEM INJORANTET DHE ATA QE NUK E NJOHIN SE CFARE KALLIRI BOSH PO BOSH AMA ESHTE KY DEBIL
    KY VETEM TE LEPIJ E TE SERVILOSET KA DITUR GJITHE JETEN
    NJERI KOT

  6. Baliu says:

    Monumenti eshte ne rregull, por vetem duhet me shum lule te vendosen pran ushtarit qe e ka shtri per toke nacistin.

    1. u dhime duke qesh says:

      Mos degjo Heqim torrollakun, se ka qene tape kur ka shkuar te monumenti …

      1. Baliu says:

        Jo ky Truqimi gjoja me pretekstin se monumenti nuk eshte i mire artistikisht don te fitoj nja 300 euro.

  7. Fshatari says:

    Gjeja e pare eshte se Monumenti I O Paskalit eshte me te vertete Satanik. Agresiviteti eshte ajo qe duket dhe asgje tjeter. Shprehjet qe dikush mund te shtoje si, liri, clirim nga nazizmi etj etj te kesaj nature jane thjeshte imagjinare sic psh ishte imagjinare lufta e klasave. Pra mjafton te quheshe armik dhe te tjerat i shtonte turrma vete si, dembel, genjeshta , gjyshi ka qene kulaq etj etj Nga ana tjeter qe shume pak e dine eshte se Hollogenjeshtera filloi te ekzistonte rreth viteve 60 me ndihmen e Hollywood. Edhe shiferat e te vdekurve ne pllakatat psh ne Ashvic nje here ishin 2 mil here tjeter 1.1 mil e keshtu me radhe. Kjo spjegon se gjithe monumentet e mesiperm jane rreth viteve 70 per te shoqeruar propaganden qe thashe me lart. Por imagjino se statistikat tregojne se Shqiperia me te shtyre ka pasur jo me shume se 300 Cifut. Nje organizate tjeter cifute thote se kane qene vetem 75. Pra per keta duhet te ngrinim nje munument ne Tirane ? Kjo squhet histori por propagande dhe jo vetem propagande por komplet genjeshter. Sot sgjejne dot nje cifut qe do te jetoje ne vendin tone si shqiptar qe te pakten te besohet. Parimi eshte perserite genjshteren shume here dhe si me magji behet e vertete.

    1. heu bre says:

      Katunaro, ke nevoje per psikolog jo per hoxhe!

  8. Askush says:

    Ke bërë gjithë këtë shkrim dhe ke vënë foto, vetëm e vetëm të ndihmosh të mënyra e të menduarit të lexuesit. Deri diku duket se ke arritur të ndikosh. Por, por nëse ti nuk arrin të kuptosh atë vepër arti, mos shkruaj kot, se në vënd të perlave nxjerrë por…ë dhe merr era dhenë. Ajo vepër do të thotë se e mira fiton mbi të keqen. Përsa i përket asaj që shpeshherë vënë lule mbi krahun e nazistit është se në këto vitet e fundit ka një rritje të adhuruesve të fashizmit dhe nazismit. Prandaj i dashur të këshilloj të mos pish ujë të gazuar kur shkruan, se të merr mendjen.

  9. pap says:

    Më bëjnë sytë, apo ….. ç’ne fotoja e Dr. Ylvi Vebiut në këtë shkrim??!!

  10. Qytetari says:

    O zoti FSHATAR !
    Sa here e ke lexuar Mein Kampf qe ke arritur deri ne keto pidestale urrejtjeje ?

  11. Persia I perket memorialit Israelit dua te sqaroj qe eshte nje veper arti moderne qe simbolizon MENORAH , qirimbajtesin me shtate dege , pra per shtate qirinj . Ne origjinal qe ne kohen e lashte eshte perdorur ne Jerusalem dhe sot perdoret ne te gjithe Israeli dhe simbolizon 5 planetet e njohura qysh ne lashtesi plus 2 te tjera qesimbolizojne diellin dhe Henen. Keto dege ne perdorim te perditeshem kane formen si te thuash te gjysem harqeve qe tregojne formes rrethore te 5 planeteve qe njiheshin qysh ne lashtesi. Dega e mesit eshte e drejte dhe sherben qe te ndizen qirinjte e degeve te tjera nga flake e tij. Ne memorialit e Mathauzenit Menorahu me dege te perthyera simbolizon jetet e keputura ne mes te cifuteve nga nazistet.

  12. Golemi Moisi says:

    Çfarë thua, o Lluka gomari?? U bëre ti të kritikosh një vepër të O. Paskalit.
    Pastaj, o idiot, monumenti i hebrejve nuk simbomizon një pemë, por menora hebreje, shandani me 7 qirinj, simboli i hebrenjve. O gomar e shkuar gomarit.

  13. Dardan says:

    Ne Mathauzen Shqiperia e Edvi Rames do te coje kopjen e permendoret e ish-Mbretit Zog dhe ish-Mbretereshes Geraldina
    qe ua mbathen kembeve, sapo ushtria fashiste e Musolinit shkelin ne portet e Shqiperise.

  14. Jan says:

    Me ket monumet neve po I Thom botes se nazistet ishin ne regull. Se po te na Vinte mundesija edhe neve te njejten gje do benim,per mendimin tim ai monument mund ka ket vendin ne ale po jo aty .

    1. Golemi Moisi says:

      Ai monument mund ta ketë vendin edhe në p!dh të sat’ëm. Futet kollaj.

    2. I menduari says:

      Nuk ka asnje shanc qe ti o Jan te “besh te njejten gje”. Raca jote si atehere si sot di te beje vetem nje gje : TE HAPET BYTHESH!

  15. Scutari says:

    Memoriali izraelit nuk eshte gje tjeter vecse nje “Menorah”, nje tip shandani religjioz, me shtate dege, …The seven lamps allude to the branches of human knowledge, represented by the six lamps inclined inwards towards, and symbolically guided by, the light of God represented by the central lamp. The menorah also symbolizes the creation in seven days, with the center light representing the Sabbath.

  16. Miltiadh Vevecka says:

    Ne vitin 1989 kam patur rastin te vizitoj kampin e perqendrimin e Mauthauzenit, prane qytetit Linz te Austrise. Monumenti yne i skulptorit Odise Paskali binte ne sy menjehere si nje veper arti qe nuk e kishte pozicionin ne kete kamp nazist te vuajtjes te mijra njerezve nga shume popuj, por si perkujtimore ne nje fushe beteje te Shqiperise ndermjet partizaneve shqiptare dhe pushtuesve gjermane. Mbaj mend qe dr. Demir Cara, emigrant nga Kavaja mjek me banim ne Vjene, I cili me shoqeronte me tha: “ Ky monument jo vetem qe stonin ne Mauthauzen, por eshte edhe provokativ ndaj popullit austriak dhe mburrje e mbivleresuar ndaj atyreve qe ne te vertete me humbjen e milionave luftetareve dhe viktimave e mposhten Gjermanine naziste. Po shprehem me ty si bashkeatdhetar, sepse kam turp kur jam ketu I shoqeruar me kolege austriake. Ne te ardhmen ky monument duhet zevendesuar nga nje veper arti tjeter ne pershtatje me kete vend vuajtje te njerezimit”. Prej vitesh dr. Demir Cara , -ky patriot mergimtar qe I donte aq shume te semuret shqiptare qe mjekoheshin ne Vjene, nuk jeton me-por e ndjej per detyrim te shkruaj kete konstatim te sakte te tij qe perputhet plotesisht me shkrimin e dr. Lluks Heqimit, si edhe me timin personal. Dr. Miltiadh Vevecka- Spitali Rajonal Berat, ish perfaqesues I Min-Shendtesesise ne Vjene .

    1. VFLP says:

      Po mor debil i lindur, ja do pyesim gjithe psikopatet si surrati jot, se cfare monumenti te veme ne Mauthauzen! Ai monument ndodhet atje qe ne 1968, ti po na jepke mendimin se nuk duhet te jete aty! O IDIOT, ne ate kamp ata qe vuajten kishin perballe xhelatet, BISHEN fashiste, nuk vuajten ashtu kot per sport! Dikush ishte fajtor per vuajtjet e tyre, apo ke ndonje dyshim per kete o “doktor” halabaku!? Qenka “provokativ” ndaj popullit austriak? Na plasi trapi edhe nese eshte! Nese ti je qenie me komplekse inferioriteti, ky eshte problemi yt, shko te psikiatri ate bej. Ne ate monument i rikujtohet cdo here dhe cdo here cdo “populli austriak” dhe cdo funderrine njerezore qe mendon si ty, se BISHA E DO THIKEN NE FYT!
      More vesh mor Vevecke Psikopati, mor qenie e neveritshme!

      1. Dull I Forti says:

        Brravo egersija atyyy..
        Po e zhvillon shum mir luften e kllasave te proletarjatit marksist.

      2. Miltiadh Vevecka says:

        Nje bishe parahistorike si ty I “ ngul thiken ne fyt” njerezve qe nuk I pelqen mendimi yt prej shpellari. Sa mire qe jane te paket ata qe mendojne si ty. Demiri nga bota e pertejme.

        1. VFLP says:

          THIKA NE FYT per fashistet dhe pinjollet e tyre, mbaje vath ne vesh o FUNDERRINE!

  17. KOZi... says:

    Per nje mik komentues me lart ! Si ne luften e pare boterore si ne luften e dyte boterore shqiptaret jane ne qendrim nje cike te dyzuar ! Ne krah te Anglo – Francezve e amerikanve e Ruseve ku jane dhe serbet e greket ne luften e pare kemi Esat Toptanin e forcat e tij ne luften e dyte kemi Enver Hoxhen e partizanet dhe ne KOsove ne luften e pare kemi Azem Galicen me ceten e tij e ne luften e dyte Fadil Hoxhen me partizanet !!! Ama ne te dy lufterat ne krahun e kundert kemi shume figura politike ! Sot po te kihet nje shikim i vemendshem Shqiperia e KOsova jane ne nje linje me Bullgarine, Kroacine, Hungarine, Austrine e Gjermanine !!!

    1. qe te kuptosh says:

      Po o KOQE zogisti po, prandaj ja mbathi qe ne 6 prill ai opingari yt!? Ti ta kesh shikimin si te duash, por mos harro se shkopin e ke ne bythe dhe nuk ta ndan njeri, te eshte bere pjese e trupit…

      1. KOZi... says:

        Fshatari pa toke ! Nuk merr vesh ti cfare thuhet !! Kozo ka qene 15 vjec ne 1990 edhe babaj ka lindur ne 1948 ! Lexo nje cike se cfare behet sot ! Ne Kroaci nuk ka asnje ambjent me emer te Titos edhe pse ishte kroat ! Asnje perkujtimore te komunizmit ! Hungaria nuk lejon asnje yll te kuq ! Bullgaria ishte ne lufte aleate e gjermanise dhe kur erdhi komunizmi Mbreti u largua por u rikthye pas 1990 dhe bullgaret e bene kryeminister !Ne Kosove per veprimtari ne dobi te ceshtjes shqiptare ka rruge ne Prishtine, Ferizaj e Mitrovice ne emer te Xhafer Deves ! Po keshtu ne emer te Rexhep Krasniqit, Ne Peje gjimnazi ka emrin Bedri Pejani e sa tjere qe komunizmi ne shqiperi i kishte denuar dhe i ndiqte !!! tung

        1. uhahahaaaaaa says:

          Mos u masturbo shume o KOQE kandari …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje