Muli cakton objektivin e radhës për 6 Marsin

30 Janar 2022, 19:14Antena TEMA

Pas përfundimit të “primareve” në gjashtë Bashki, ku Muli emëroi kandidatët e vet për zgjedhjet e pjesshme, ai zhvilloi urgjent një takim online me gjashtë kandidatët për tu caktuar aty objektivin e ri të zgjedhjeve të 6 Marsit.

Të dashur kandidatë.

Së pari po ju uroj për fitoren e parë që arritët brenda partisë sonë të rinovuar.

Më lejoni tu bëj me dije se objektivi ynë në publik duket sikur është të mundim Lul Bashën, por në fakt ne kemi një objektiv dhe më të fortë dhe më serioz se ky.

Ju e dini se këto zgjedhjet “primare” si i quan Doktori u organizuan shpejt e shpejt dhe rezultati u shpall menjëherë pas orës 6 pasi ashtu na duhej.

Për këtë arsye që e kuptoni dhe vetë, ne kemi deklaruar shifra të larta pjesëmarrjeje, për t’i dhënë pak zemër elektoratit për të dalë në votime. Ka vende si Dibra ku kemi deklaruar 700 e ca vota për fituesin apo në Durrës deri në 1 mijë vota.

Objektivi ynë madhor është që në zgjedhjet e 6 Marsit t’i tejkalojmë këto shifra. Kjo është shumë e rëndësishme pasi i numëron votat Edi Rama dhe Lul Brava dhe ata do synojnë të na japin më pak vota për kandidatët se sa kemi marrë në primare, me qëllim që të diskreditojnë procesin. Përfytyroni për shembull në Dibër që kandidati jonë të mos marrë as 700 vota. Do jetë skandal.

Ndaj objektivi i parë madhor është ta kemi rezultatin e votave brenda partisë dhe në popull.

Pastaj objektivi i dytë është të kalojmë Lul Bravën dhe partinë e tij që ja ka grabitur Doktorit.

Objektivi i tretë mbetet të fitojmë dhe ndonjë bashki, por kjo nuk është shumë e rëndësishme.

E theksoj se e rëndësishme është të mos marrim më pak se sa kemi deklaruar sot.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje