Policia e Shtetit ka nënshkruar sot një marrëveshje me laboratorin mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, duke i krijuar mundësi efektivëve, familjarëve të tyre dhe familjarëve të policëve të rënë në detyrë që të kryejnë ekzaminime mjekësore me çmime të reduktuara.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano nënshkruan një tjetër marrëveshje bashkëpunimi me laboratorin mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, në favor të punonjësve të Policisë, familjarëve të tyre dhe familjarëve të të rënëve në detyrë apo për shkak të detyrës.
Policia e Shtetit, pas marrëveshjes për kryerjen e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësit e Policisë, ka firmosur një tjetër marrëveshje me administratorin e laboratorit mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, z. Thoma Vasili.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi konsiston në ofrimin e ekzaminimeve mjekësore me çmime të reduktuara, për punonjësit e Policisë së Shtetit, familjarët e tyre dhe familjarët e të rënëve në detyrë apo për shkak të detyrës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ka falënderuar z. Thoma Vasili, për mundësinë që i është dhënë punonjësve të organizatës që ai drejton, duke u ofruar atyre tarifa të reduktuara për analiza dhe ekzaminime të ndryshme mjekësore.
Administratori Thoma Vasili ka garantuar Drejtorin e Përgjithshëm, për standardet e shërbimeve që ofron subjekti që ai përfaqëson dhe ka siguruar mbështetje për Policinë e Shtetit.
Ne e paskemi Drejtorin e Pergjithshem te Policise nje idiot te lindur !
Marreveshje me nje firme private per sherbime mund t’i kryejne laboratoret e shtetit per punonjesit e policise , familjaret e tyre apo per familjet e policeve te vrare FALAS.
FALAS.
Idiot !
Po shenjat e para i ka dhene kur emeroi drejtor te policise ne Tirane Lorenc Panganiken qe ka dy kushurinj te pare te akuzuar per VRASJE, e theksoj per VRASJE.