“Duhet të përgatitemi”, Bill Gates: Në të ardhmen do të ketë shpërthime të ngjashme sëmundjesh si Covid

1 Shkurt 2022, 16:12Bota TEMA

Bill Gates Themeluesi i “Microsoft”, e njëkohësisht një nga njerëzit më të pasur në botë është shprehur në faqen e tij të Tëitter se bota është duke kaluar valën ‘Omicron’ ku rastet me koplikacione më të rënda shfaqen tek personat e pavaksinuar.

Gates gjithashtu shton se në të ardhmen do të ketë shpërthime të ngjashme sëmundjesh si Covid që do të transmetohen nga specie të tjera.

“Ndërsa bota po kalon valën Omicron, sistemet shëndetësore do të përballen me shumë sfida. Rastet më të rënda po shfaqen tek njerëzit e pavaksinuar. Sapo Omicron të kalojë, rastet do të jenë më të pakta, kurse koronavirusi do të trajtohet më shumë si një grip sezonal.

Ne kemi nevojë për vaksina që parandalojnë infektimet e përsëritura dhe që duhet të jenë rezultative për shumë vite. Në të ardhmen do të ketë shpërthime të ngjashme sëmundjesh që do të transmetohen nga specie të tjera, kështu që ne duhet të investohemi për t’u përgatitur kundër tyre”. ka shkruar Gates në Twitter.

3 komente në ““Duhet të përgatitemi”, Bill Gates: Në të ardhmen do të ketë shpërthime të ngjashme sëmundjesh si Covid”

  1. ?????? says:

    kush je ti hale e qelbur ….nuk je ZOTI….rrac e poshter

  2. Mario says:

    Ky pisi eshte pjese e ketyre viruseve qe perhapin per te shfarrosur popullaten. Nje njeri qe prodhonte virusa komputerik per te shitur pastaj anti-virusa nuk e ka problem te investoje ne virusa te semuri popullaten dhe pastaj te shesin vaksina sic edhe ka thene vete shpesh ne intervista.

  3. qytetar says:

    O Zot !
    Billi zedhenes i ZOTIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje