Në prag të zgjedhjeve për kreun e ri të federatës shqiptare të futbollit Prokuroria dhe Policia duket se janë vënë në lëvizje duke marrë në pyetje trajnerët dhe përfaqësuesit e klubeve të cilët ishin të pranishëm në zgjedhjet për kryetarin e ri të shoqatës rajonale të futbollit Tirona.
Të hënën në Prokurorinë e Tiranës u pyetën delegatët dhe anëtarët e shoqatës ndërkohë një ditë më pas në drejtorinë policisë së Tiranës u paraqitën mbështetësit e Eduard Prodanit i cili ishte kandidat në garë.
Ata janë marrë në pyetje për disa minuta lidhur me padinë e bërë nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe Plarent Ndreca. Sipas burimeve në polici ata kanë rrëfyer rolin e tyre dhe zgjedhjet e zhvilluara dhe kanë treguar për personat që pretendohen nga ana e Eduard Prodanit si anonimë.
Deri në këtë fazë Prokuroria është në mbledhjen e dëshmive dhe personave të cilët kanë qenë në sallë e ndërsa hetimet po vijojnë edhe për përfaqësuesit e FSHF.
Në kallëzimin e bashkisë pretendohet për veprime të kundraligjshme të ndërmarra nga Sekretar i përgjithshëm i FSHF Ilir Shulku dhe sekretari i shoqatës rajonale të futbollit Ardian Haçi, në procedurën e zgjedhjes së Kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.
Fitues i kësaj gare u shpall Krenar Alimemeti me 44 vota pro, 2 kundër dhe vetëm një abstenim.