Zgjedhjet për kreun e FSHF-së, Dritan Shakohoxha zyrtarizon kandidaturën

1 Shkurt 2022, 12:49Sport TEMA

Dritan Shakohoxha është zyrtarisht kandidat për kreun e FSHF.

Një gjë të tillë ai e konfirmoi mbrëmë në Procesin Sportiv, emision në të cilin dha një intervistë.

Shakohoxha do të ketë përballë kreun aktual të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në zgjedhjet që do të zhvillohen në datën 2 mars. Me interes pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat, teksa jemi një muaj para procesit zgjedhor.

“Sot mund të them se jam kandidat zyrtar për kreun e FSHF-së. Unë po ua konfirmoj këtë, pasi deri më sot nuk ishte zyrtare.

Ajo që dua të them është se ndryshimi total mes asaj që ka ndodhur para katër vitesh dhe asaj që po ndodh tani, duket.

Dua që të të sqaroj herën e parë. Politika para katër vitesh nuk ndërhyri, por deshi të bëhej pjesë e futbollit” – tha ai.

 

3 komente në “Zgjedhjet për kreun e FSHF-së, Dritan Shakohoxha zyrtarizon kandidaturën”

  1. Drini says:

    Erion Veliaj mbeshtet kete kandidat per kreun e FSHF-se?
    Dakort, mire ben, por duhet t’i kerkoje deftesen e shkolles se mesme. Per ta patur me kollaj po ja u them : megjithese banonte ne Elbasan ne ate kohe, shkollen e mesme e mbaroi ne Paper, nje fshat 15 km larg qytetit.

    1. Pak says:

      Drini, qenke i brendshem dhe di shume me kete qe thua. Ky eshte me pd apo ps se komandanti regjimentit se asaj kohe i ndau ne 1991: njeri me ps dhe tjetri me pd; po kete e dije? Kam dhe te tjera, por po te pashe prape, do ti theme se jane te bukura bemat e komandantit te regjimentit, mikut te ngushte te Marash hajatit. Mire qe s’i mori vajzen per djale se do kishte edhe festivalet e kenges mbi shpatulla. E ç’pyet , si eshte kjo , xathi breket, e beni mune

  2. "BOHOTINA" says:

    Duka duhet te largohet me pa tjeter dhe te ndiqet penalisht per vjedhjet, grabitjet, trukimet, pervehtesimin e fondeve te UEFA-s, per konflikt interesi, per mashtrim, per tallava jashte vendit me s çingijeve duke u hedhur leke e sa e sa afera te tjeta te turpshme.
    Po kandidimi i Shakohoxhes nuk eshte i duhuri. Nuk ka kapacitet. Nuk ia di shkollimin, por si komentator eshte zero. Vini re me vemendje. Ne fund te fjalise ve foljen. Kete zakon te tij ne te transmentua e kane marre dhe komentues te tjere medioker. Vendosja e foljes ne fund te fjalise eshte semundje e rende dhe folja ne fund te vargut te nje vjershe eshte kancer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje