“Djemtë i kanë në universitetet më të shtrenjta”, prokurori italian: Si po e bën ligjin në trafikun e drogës mafia shqiptare

2 Shkurt 2022, 21:40Kronika TEMA

Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, në një intervistë të dhënë për “Studio Aperto” që do të transmetohet mbrëmjen e sotme në Italia Uno, flet ndër të tjera edhe për rrezikun që sipas tij po paraqet krimi i organizuar vendas dhe ai shqiptar.

Gjatë intervistës, kryeprokurori shprehet se krimi i organizuar shqiptar që vepron në Itali është i ngjashëm me “Ndrangheta-n”. Madje, shton ai, edhe më i rrezikshëm pasi përdor edhe dhunën “klasike të mafies por edhe operon në mënyrë shumë inteligjente.”

“Këtu ka një emergjencë kombëtare sepse krimi i organizuar shumë i ngjashëm me Ndrangheta-n, por është shumë herë më i rrezikshëm sepse nga njëra anë ka dhunën e mafies rurale dhe nga ana tjetër ka inteligjencën e mafies së biznesit.”

“Kemi prova. Për drogën punojnë me shqiptarët dhe nëpërmjet tyre kanë marrëdhënie me Kolumbinë për të sjellë kokainën. Marrëdhënia është shumë e fortë me shqiptarët.” 

Sipas tij, Foggia, e cilësuar edhe si “mafia e katërt” tashmë është e globalizuar dhe ka marrëdhënie shumë të fortë me krimin e organizuar shqiptar.

Roberto Rossi tregon se drejtuesit e mafies italiane apo edhe asaj shqiptare janë duke i dërguar fëmijët e tyre në universitet më të shtrenjta të Milanos.

“Disa djem të bosëve të drogës kanë studiuar në Milano, në universitete prestigjioze. Më shumë se një sinjal i dëshirës për t’u ndarë nga familja, ata janë formuar në kontekste sociale ku qarkullojnë pasuri dhe të ardhura të shumta.”

Gratë e “bosëve” reagojnë

“Unë do të thosha se kundërshtarët e vërtetë të krimit të organizuar në Foggia janë gratë. Ato ishin ndër të parët që reaguan. Të vejat e viktimave luajnë një rol të rëndësishëm në ndërgjegjen sociale të zonës së Foggia-s, kështu që kamë parë se si gratë janë protagoniste. Sigurisht, ato janë ende të pakta, por ky fakt është domethënës.” (ABC News)

1 komente në ““Djemtë i kanë në universitetet më të shtrenjta”, prokurori italian: Si po e bën ligjin në trafikun e drogës mafia shqiptare”

  1. Pak says:

    Prokurori ka te drejte qe paraqet gjendjen , por une do thosha se eshte shteti demokratik qe i mbron te gjitha keto veprime dhe kur theme shteti, do te thote dhe prokurori dhe gjykatesi. Nje pyetje e thjeshte prokurorit: a mundet shteti te kontrolloje çfare hyne ne territorin e tij nga deti, toka dhe ajri?! Dhe a mund ta administroje territorin e tij çdo vend? Se liria nuk cenohet kur ti nuk lejon te hyje apo dale çdo gje e pa ligjeshme, por kur ndalon ato te ligjeshmet. Si ka mundesi qe te vijne vaporra me droge nga Kolumbia ne Amsterdam apo Itali….! Po Kolumbine a mund ta izoloje Bota se Amerika vrau Sadamin dhe pushtoi Irakun, vrau Kadafin dhe pushtoi Libine….po i ve sanksione Putinit, a nuk mund ta izoloje Kolumbine dhe ti vere salsoine te forta daljeve ne det e ajer apo dhe toke droges…E pra, eshte forma e sistemit te shtetit qe i pranon dhe ben sikur i sulmon te keqiat, ne fakt i duhen qe bota te jete rremuje. Dhe te gjitha ne emer te “shtepise se lirise”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje