FOTOT: Bredhi i Hotovës-Dangëlli, pyjet e larta nën "magjinë" e dëborës

2 Shkurt 2022, 10:03Turizëm TEMA
FOTOT: Bredhi i Hotovës-Dangëlli, pyjet e larta nën

Flokët e dëborës kanë mbuluar ditët e fundit edhe parkun kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, i kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik për të apasionuarit pas alpinizmit.

Ky park ofron peizazhe fantastike natyrore, me pyje të larta të bredhit, peizazhe të mrekullueshme, kanione të mahnitshme, fshatra karakteristike me kulturë dhe histori të lashtë.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër publikoi disa fotografi nga ky park kombëtar, që ndodhet pak kilometra nga qyteti i Përmetit dhe mund të cilësohet si mushkëria natyrore e Shqipërisë Jugore.

“Bardhësi nga zona qendrore e parkut kombëtar ”Bredhi i Hotovës – Dangëlli” dhe Frashëri i historisë”, theksoi ADZM Gjirokastër.

Parku kombëtar ”Bredhi i Hotovës – Dangëlli” është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndshme në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora, por dhe në verë ku mund të shijosh freskinë e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje