Stil britanik për Marinën e Vlorës, ja studio projektuese

18 Janar 2022, 13:28Turizëm TEMA

Porti i ri i jahteve në Vlorë tashmë njihet si zhvillimi më i bujshëm i turizmit elitar në Shqipëri dhe kushdo
pret me interes zbatimin e projektit. Marina Vlorë në qytetin bregdetar është marrë përsipër nga
kompania Brunes, për t’i dhënë një impuls të ri ekonomisë lokale dhe më gjerë. Projekti ambicioz
kurorëzon përpjekjet për ta bërë vendin pjesë të destinacioneve më të famshme turistike dhe misioni
nisi me konceptimin nga ana e kompanive të specializuara ndërkombëtare.

Marina Projects Ltd është kompania angleze që realizoi dizajnin e portit të ri turistik. Ekspertët e saj kanë
hartuar masterplanin që shërbeu si bazë e mëvonshme e të gjithë projektit. Anglezët e Marina Projects
njohin shumë mirë këtë industri dhe kanë bashkëpunuar prej 20 vitesh në projekte të suksesshme në të
gjithë botën. Së fundmi ata janë familjarizuar me detin Adriatik, me anë të projektimit të dy marinave në
Malin e Zi.

Marina Vlorë ka nisur udhëtimin për t’u shndërruar në nyjen qendrore të zhvillimit të turizmit elitar në
Shqipëri, me një investim prej 26 milionë euro. Infrastruktura e portit ekzistues do të përshtatet dhe
zgjerohet për të krijuar kushtet e ankorimit të mjeteve turistike.

Gjithashtu do të ngrihen diga mbrojtëse dhe pontile pluskuese. Gjatë fazës së punimeve pritet të
punësohen deri në 500 persona, në disa profile inxhinierike dhe shërbime mbështetëse nga më të
ndryshmet. Shëtitorja “Lungomare” që do të vazhdojë nga porti aktual, në drejtim të pyllit të Sodës,
përfshin hapësira të konsiderueshme publike dhe zona të gjelbra, të cilat plotësohen me shërbimet që
Marina Vlorë do të ketë në dispozicion të të gjithë qytetarëve.

Ekonomia e Vlorës do të përfitojë rreth 4,3 milionë euro në vit nga të ardhurat prej portit të ri turistik
kur të jetë plotësisht funksional. Aktivitetet kulturore dhe sportive që do të zhvillohen në ambientet e
Marinës Vlorë do të mirëpresin banorët e qytetit dhe turistët. Të gjithë elementët premtojnë cilësi
superiore në çdo moment që njerëzit do të kalojnë pranë kësaj marine.

5 komente në “Stil britanik për Marinën e Vlorës, ja studio projektuese”

  1. Ladi says:

    Mooos, na dhjeu ky gjatoshi, nuk po le gje pa i bere ketij vendi! Na mori ne qafe na mori!
    He si thoni ju Saliiste, Lsiste, Sorroiste – a nuk kam te drejte?

  2. Lili says:

    A mundesh sot me parkuar kund ne Vlore?! Jo
    E neser me kete marina ku do i lene veturat ata qe shkojne ne yatchet e tyre?! S’ka vend kurkund edhe askkush nuk kujtohet per nje parking ne bregdeti njeqind here ma i nevojshme per biznesin lokal!

    1. DV 2022 says:

      Kjo do te thote qe paska vend per te ndertuar nje parking privat. Te mos ndertojne vetem dhoma plazhi qe perdoren vetem 3 muaj ne vit dhe myken 9 muaj te tjere.

  3. Lili says:

    Nuk ka ma idiotesk se keto cadra para portit! Cdo njeri me nje fije mend e di se zonat portuare jane zonat ma te ndotuara si ne uje si ne ajr nga gazerat e motoreve te ketyre anijeve e nga cka derdhin neper ujerat!
    Buono per l’albania, prape!

  4. rexha 10 says:

    Po ambjentalistet c’fare thone ??????Bejeni parkexhin e skafeve ne gjirin e Lalezit ,dhe perdoreni trenin per te shkuar ne Vlore .
    U be dhe Vlora si puna e Durresit ku vetem qenef i vjene era .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje