Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Me këtë mesazh e mbyllën vizitën 3-ditore në Kosovë përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Megjithatë Escobar tha se nuk do të imponojnë asnjë model të Asociacionit me pushtet ekzekutiv. “Nuk është e thënë që të jenë modele që dëmtojnë sovranitetin dhe funksionimin e shtetit të Kosovës. Por duhet të gjenden modele dhe të implementohen. Ky është qëllimi i dialogut dhe jo i Shteteve të Bashkuara, ne nuk duam të imponohemi. Është besim ynë që vendet në Ballkanin Perëndimor të njohin njëri-tjetrin, të jenë në paqe dhe të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian”, deklaroi Escobar.
Sakaq Lajcak theksoi se askush nuk e do një republikë serbe në Kosovë. “Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është vazhdimisht temë e dialogut. Më lejoni t’ju tregoj perspektivën time lidhur me të. Kosova është palë e barabartë në dialog, asgjë nuk mund t’i imponohet Kosovës pa dakordësinë e saj. Askush nuk dëshiron një “Republikë serbe” në Kosovë. Por është një parim universal, që thotë se ajo që është marrë përsipër duhet të implementohet. Keni bërë një zotim, mos u frikësoni për diçka që nuk ekziston, zotërojeni këtë proces dhe dilni me qëndrime”, tha Lajcak.
Sllovaku, i cili ndërmjetëson dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, shtoi më tej se ky proces nuk është për “të negociuar statusin e Kosovës, por marrëdhëniet mes dy vendeve”. Escobar dhe Lajçak e vlerësuan si produktive vizitën në Prishtinë.
Pas Kosovës, dy zyrtarët do të qëndrojnë në Serbi për t’u takuar me udhëheqësit politikë atje. Qëllimi i vizitës është inkurajimin i palëve për vazhdimin e dialogut. Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar një raund të bisedimeve në nivel të lartë që prej korrikut të vitit 2021.
Per mardheniet nderkombetare eshte fushe qe e njohe mire
Nuk ka kosove shtete pa akordin e shtetit Serbe pasi kosova eshte pjese e territorit Serbe , indépendance unilaterale nuk eshte asgje kosova shtete eshte thjeshte nje sllogane per tu vetequajtur si i tille po nuk funksionine .
Nga expériencat e nation – unis ( OKB ) njohja e nje shteti dhe marja e nje ulse varione tre muaj deri ne nje vite nuk ka rendesi fare nga sa shtete je njohur pasi Monténégro ka me pak njohje se kosova dhe eshte shtete .
Duhet kurrajo ne négociata duhet then cfare jap dhe cfare mare per te gjetur nje équilibre nese vazhdohet keshtu kosova do bjeri ne autonomi brenda Serbis .
Eshte shume e thjeshte per te inskenuar nje Nagorni Karadak dhe per 30 min shteti Serbe me bekimin e Europe Amerike hyne ne krahine .
Duhet guximr jo calcule politike per zgjidhje
Ti Bubuzhel merr vesh nga marredheniet nderkombetare, aq sa gomari i fshatit eshte profesor universiteti!
Sipas trurit tend sa te peshkut, USA dhe BE do terheqin pas njohjet e pavaresise dhe shtetesise se Kosoves, sepse ti je “specialist” i marredhenieve nderkombetare. O Budall, shko kullot dhente ate bej se COBAN je, ate pune te kane mesuar stergjysherit e maleve …
Nuk ta kuptoj aspak shkrimin ,duket se ke ngateruar me ndonje gjuhe te huaj ,,,per me teper mos u merr me komenete te tilla se nuk merr vesh se cte nxjerr mendja e cte shkruan dora
Hajde.. te fala samarxhinjeve ! se besoj ky eshte professioni yt
Analiz e gabuar
Serbet nuk e duan Kosoven brenda as si autonomi as si konfederat sepse me te drejt thon se 2 milion shqiptar te kosoves ne serbi ata do fitonin kryetarin ose kryeministrin e shtetit keshtu qe do ishte katastrof per ta
Vet analistet serb i kam degjuar se edhe po ta lem kosoven brenda nuk na konvenon sepse nje apo dy nga postet kryesore te shteti ne baz te numrit te votuesve do ju takoj shqiptarve
Serbet me shum jan te interesuar ta ndajn kosoven ose po te kishin mundesi ti debonin shqiptaret te gjoth nga osova
Kosova ka 1.8 Shqiptar rezident, edhe 1.5 jasht vendit, Serbis nuk i intereson Kosova, Serbis i inzereson Kosova pa Shqiptar( realitet i pamundur) ose te fitoj pike mga BE nese leshon nga nje pe.
Kosova – Dardani!
Thjesht dhe qart. Nuk do donin serbët shovenistë që në Dinarin e tyre të figuronte edhe teksti shqip, as do donin në Beograd të funksiononte administrata në gjuhën shqipe, modeli belg.
Me logjikën tënde “universale të forcës”, në botë do vetëekzistonin fort pak shtete.
Teoria e shtetit de facto nënkupton kontroll mbi territorin ku ushtrohet veprimtaria shtetërore – efekti i sjelljes së ligjeve, zbatimi i ligjeve në gjithë territorin; aparati i organizuar, monopol i “dhunës shtetërore” brenda territorit.
As Rusia nuk kishte kontroll shtetëror në mbarë Ceceninë.
Të qenët anëtar formal i OKB, nuk është punë e kryer e ekzistencës së shtetit (Palestina), dhe Tajvani, shtet jashta OKB.
Fenomeni nuk është aq formal, se sa që është substancional. Nga ky aspekt, DARDANIA është shtet mjaft substancial.
Nga vitet 50 të shekullit të kaluar, numri i shteteve është shtuar më shumë se dyfish. Sot e kësaj dite për popujt që janë vetëshkëputur në shtete, kanë mbi kokë hegjemonë të dikurshëm që e bëjnë të diskutueshme ekzistencën e shteteve të krijuara rishtas. Orekset hegjemoniste – kolonialiste në trajtën e një Serbie nacional-shoveniste nuk shuhen; orekset e stërngjallura TRANSRUSOMËDHA…
Bota e konflikteve të pashuara.
Formimi i “Komunave te Pavarura” dhe me shumice SERBE eshte..nje Serbcka Republika….duam apo nuk duam ne keshtu LEXOHET…dhe keta Politikanet e SHBA-s dhe EU..s..kerkojne qe te Justifikojne Krijimin e ketyre Komunave..gjasme NUK DUAN Formimin e nje “Serbcka Republika ” ne Kosove…por vete themelimi i ketyre Komunave eshte nje SERBCKA Republika…
Shqipe:JO jani..por janaqi….themi ne kendej nga Jugu i Shqiperise….pra eshte e njejta Gje…
1-Nga Bisedimet Kosove-Serbi,nga te gjitha them,kane PERFITUAR vetem SERBET,,,,a eshte dikush ne gjendje te me thote :Se c´fare kane perfituar Shqipetaret e Kosoves(Dhe Shqiperise)…nga Bisedimet Kosove-Serbi?????????
2-Akoma edhe Arrestimi i Thacit,Veselit…jane bere per Llogari te Serbise….dhe pyetja me e thjeshte eshte:Po Amerikanet a kane gishte ne Arrestimin e Thacit me Shoke??????????Personalishte mendoj se po….se paku Qeveria e Trumpit ja FUTI Kosoves….
po Qeveria e Beidenit??A eshte 100% ne Linjte te Interesave Shqipetare(Kosovare)????????????
FORMIMI i komunave të kësaj trajte, me perspektivë, Republika gjenocide SREBRENICA, kur ta dojë puna e takati i nacionalshovenizmit serb.
Kosova – Dardani!
Thjesht dhe qart. Nuk do donin serbët shovenistë që në Dinarin e tyre të figuronte edhe teksti shqip, as do donin në Beograd të funksiononte administrata në gjuhën shqipe, modeli belg.
Ka ardhur koha qe tu thuhet stop sugjerimeve ” dashamirese te emisareve.
Kerkojne associasionin e komunave serbe pa I kerkuar Serbise heqjen nga kushtetuta e saj e Kosoves si pjese e Serbise.
Sa here qe ngacin bisedimet ” miqte ” I bejne presion pales kosovare per ndonje leshim Serbise, nderkohe qe Kosova I beri ato qe me planin Ahtisari.
Bisedimet duhet te nisin me ndjesen e Serbise per krimet e kryera ne Kosove nder vite, me ndihmen e saj per te gjetur te zhdukurit e varret masive te shkaktuara nga shteti serb, me ndaljen e propogandes ndaj Kosoves e mbeshtetjes per kriminelet serbe qe veprojne ne veri te Kosves.
Perndryshe cfare mendojne emisaret se do te arrihet me assosacionin dhe cfaredo tjeter qe te pranoje Kosova, perseri Serbia do te vazhdoje me ndonje kerkese tjeter dhe nuk do te njohe krimet serbe ne Kosove e lere me njohjen e Kosoves.
Duket se qellimi I Europes eshte futja sa me e shpejte e Serbise ne BE duke arritur ” paqtimin ” me Kosoven duke e neneshtruar ate.
Negociatoret kosovare duhet te qendrojne fort perballe ketyre presioneve dhe te mbrojne me dinjitet interesat e Kosoves.
Pune e madhe se nuk na njohu Serbia ( qe gjithsesi nuk do ta njohe Kosoven ) .
Europes qe u interesoka stabiliteti ne rajon dhe kete deri tani e kerkojne vetem nepermjet gjunjezimit te shqiptareve, le te gjejne rruge te tjera, si njohja e Kosoves nga 5 vendet europiane qe nuk e kane njohur deri tani, madje kjo duhet te jete ndihma e Europes dhe jo presioni ndaj nje shteti te porsalindur.