Rashiq: Escobari e Lajçaku erdhën për ta bindur Kurtin për Asociacionin

2 Shkurt 2022, 20:16Rajoni TEMA
Rashiq: Escobari e Lajçaku erdhën për ta bindur Kurtin për

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, beson se qëllimi i vizitës së të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është për ta bindur kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Rashiq mendon se Albin Kurti duhet të largohet nga qasja aktuale në raport me dialogun e të ofrojë ide e iniciativa të reja sa i përket marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Politikani serb vlerëson se dy diplomantët perëndimorë gjatë qëndrimit në Prishtinë ia kanë bërë të qartë kreut të ekzekutivit kosovar se duhet të lëvizjet në drejtim të krijimit të Asociacionit.

“Vërtet mendoj se është shumë shqetësuese dhe irrituese që kryeministri Kurti është bunkerizuar politikisht dhe nuk tregon gatishmëri për asnjë ide, ndonjë risi dhe iniciativë që mund të rezultojë në një mirëkuptim të përbashkët, apo nga fusha e bunkerizimit të kalojë në një fushë tjetër të dialogut real që mund të rezultojë me ndryshime, ose së paku ofrim të ideve se si duhet të duket ai Asociacion i komunave serbe. Mendoj se kjo nuk i bënë dobi askujt, veçanërisht serbëve të Kosovës në planin afatgjatë”, ka thënë Rashiq për Ksp-në.

Në të vërtetë, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një mori pikash të marrëveshjes për Asociacionin si antikushtetuese.

Politikani i moderuar serb theksoi se nuk ka vullnet që Asociacioni të krijohet brenda normave të Kushtetutës së Kosovës.

Escobari dhe Lajçaku qëndruan në Prishtinë për tri ditë ku kishin takime me liderët institucionalë dhe ata opozitarë.

Temë kryesore e diskutimeve ishte dialogu me Serbinë, ku përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së ishin në një linjë se nuk do të ketë “Republikë Serbe në Kosovë”.

Ata kërkuan konstruktivitet në çështjen e dialogut, pasi thonë se është tejet e rëndësishme për stabilitetin në rajon.

1 komente në “Rashiq: Escobari e Lajçaku erdhën për ta bindur Kurtin për Asociacionin”

  1. Me dhimje says:

    Jane dy momente ne kete valle. Problemi i pare jane bisedimet. Albini nuk duhet te vertitet si pordha neper breke per kete problem. Ai duhet te deklarohet se eshte per bisedime. Manovrat e tij duke thene se here eshte per bisedime dhe here jo, tregon se ai nuk mendon me koken e vet. Sabotimi i bisedimeve nuk eshte ne interes te Kosoves. Sabotimi i bisedimeve eshte ne interes te Serbise, me kusht qe Albini te jete fajtor per prishjen e tyre. Serbia nuk nxiton. Ajo thote se do prese edhe 500 vjete…
    Momenti i dyte eshte permbajtja e bisedimeve. Albini duhet te respektpje Gjykaten Kushtetuese dhe te beje propozime adekuate. Ne kete rast eshte i mirseardhur “reciprociteti”. Le tja lere dopjogjashten ne dore Serbise, duke i thene se ne kerkojme te njejtat te drejta per shqiptaret e Serbise, ashtu sic kerkoni ju per Serbet e Kosoves. Ai nuk duhet te cfaqe lodhje ne kete lufte nervash. Vecanerisht ai duhet te mbaje kontakte te vazhdueshme me aleatet tane amerikane. Te heqe dore nga provokimet banale duke i “treguar historine” Vuciqit. Keto lene shijen e keqe se Albini ndihmon Vuciqin per te “grushtuar” Albinin, ne kuader te sabotimit te bisedimeve. Mbi te tera ai duhet te jete i qarte se cdo….
    Deri tani Albini ka treguar konfjuzitet si ne permbajen e marreveshjes se mundeshme ashtu edhe rendesine e marreveshjes. Duket sikur ai nuk eshte i pjekur si udheheqes. Ne rastin me te keq, duket sikur ben lojen e Vuciqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje