Miratohen masat e reja anti-Covid në Kosovë, lejohet hyrja me dy doza të vaksinës

4 Shkurt 2022, 17:43Rajoni TEMA

Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja anti-Covid, të cilat hyjnë në fuqi të shtunën.

Tashmë, orari i lëvizjes do të jetë deri në orën 00:00. Maskat janë të detyrueshme vetëm në ambientet e mbyllura.m Gjithashtu hyrja në Kosovë do të lejohet me dy vaksina.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit, lehtësimi i masave vjen pas uljes së infektimeve në vend, por masat do të rishqyrtohen javën që vjen.

Vendimi i mëparshëm i qeverisë, që kërkonte tre doza vaksine për të hyrë në vend nxiti protesta nga qytetarët, ndërkohë që reagime të forta ka pasur dhe masat e tjera kufizuese.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje