Patozi: Metën dhe Berishën i bashkoi urrejtja për Bashën, pjellën më të keqe të politikës! Ndoka po përdoret si llaç për të ngjitur koalicionin

4 Shkurt 2022, 13:00Politika TEMA

Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar koalicionin  mes grupimit të Sali Berishës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 6 marsit.

I ftuar nw emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv , Patozi tha se Ilir Metën dhe Sali Berishën në “Shtëpinë e Lirisë” i bashkoi mënyra sesi konceptojnë politikën dhe urrejtja që kanë të dy për kryedemokratin Basha.

Ai shtoi se Nard Ndokën në këtë “dyshe” për zgjedhjet e pjesshme vendore e përdorën si “llaç” për të ngjitur koalicionin.

“Po e kisha parashikuar një koalicion të tillë. PD nuk e dëshironte koalicionin me LSI, po në këto kushte ndodhi. Sali Brisha dhe Meta janë shumë afër. Mënyra sesi e konceptojnë politikën, “goditja” nga SHBA, urrejtja e përbashkët ndaj Bashës, kështu që ishte e parashikueshme. Çfarë ishte ky koalicion? Në politik duhet të ketë pak kimizën, politika e ka këtë gjë pasi nuk është shkencë ekzakte.

Nuk besoj tek ky koalicion, nuk ka perspektivë të mirë. Por ata janë të detyruar ta bëjnë këtë. Ata do ta vazhdojnë edhe pas 6 marsit, pasi nuk kanë zgjedhje tjetër për të qenë në politik. Është një koalicion mes Berishë-Metës. Prania e Nard Ndokës është si llac për të ngjitur koalicion.

“Basha e ekzagjeron shumë me LSI, e demonizon. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në 2017 dhe nuk i doli për mirë. Bash a duhet ta trajtojë LSI si një forcë politike si të tjerat, por nuk mund të na hiqet si i shenjtë. Nuk është Basha ai që duhet të na tregoi me gisht “trekëndëshin” e Bermudës. Ai është pjella më ekzemplare e asaj që quhet e keqja politike e 30 viteve të fundit. Basha është përfitues qylaxhi.”, tha ai.

3 komente në “Patozi: Metën dhe Berishën i bashkoi urrejtja për Bashën, pjellën më të keqe të politikës! Ndoka po përdoret si llaç për të ngjitur koalicionin”

  1. Luli says:

    Meten dhe Berishen,o unuk i tyre,i ka bashkuar 92-shi,kur Ilir Metes i hoqen breket Gazidede dhe Saliu dhe e rekurtuan ne sherbim te tyre,me detyre qe te percante PS-ne,te synonte kreun e saj dhe te shaheshin publikisht me Saliun,me qelLim qe te merte drejtimin PS-se dhe te alternonin qeverisjen bashke,dhe kjo lidhje e deshtuar vazhdon,ne menyren me te shemtuar te saj

  2. Luli says:

    Meten dhe Berishen,o unuk i tyre,i ka bashkuar 92-shi,kur Ilir Metes i hoqen breket Gazidede dhe Saliu dhe e rekurtuan ne sherbim te tyre,me detyre qe te percante PS-ne,te synonte kreun e saj dhe te shaheshin publikisht me Saliun,me qelLim qe te merte drejtimin PS-se dhe te alternonin qeverisjen bashke,dhe kjo lidhje e deshtuar vazhdon,ne menyren me te shemtuar te saj

  3. Shpellari says:

    Interesant, Astriti e kishe parashikuar “Bordellon e Liri (Berisha)”?! Liken dhe Sali kermen i bashkon urretja ndaj Bashes?! Ku jeton ti Astrit, ne pyll apo shpelle? Perse ndodhi krijimi i “Bordellos se Liris (Berisha)” dhe urrejtja per Bashen pikerisht pasi Sali kerma u shpall ‘non-grata’ nga USA dhe Basha u detyrua ta largoj Saliun? Saliu don te shpetoj veten dhe familjen e tij te pasur me te gjithe menyrat. Kryehajduti Ilir Meta dhe partia e tij LSI Shpk jane fijet e kashtes ne nje lum qe Saliu tenton te mbahet per te most u mbytur. Likja dhe LSI nuk kane asnje shprese per te mbijetuar. Por keto gjera nuk i kupton Astrit sepse nuk ke inteligjence te mjaftueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje