Pas Berishës, edhe Ilir Meta i shpall “luftë” Rusisë

4 Shkurt 2022, 12:31Politika TEMA

Sali Berisha dhe Ilir Meta, të kompleksuar nga fakti se SHBA i ka damkosur si të korruptuar, kanë nisur një garë për t’u dukur si anti-amerikanë të tërbuar, duke i “treguar vendin” Rusisë për konfliktin e saj me Ukrainën.

Pasi Berisha kërkoi reagimin e Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur këtë të premte në takim ambasadorin e Ukarinës, a thua se gjithë fati i luftës varet në dorë të tyre, ndërkohë që ata të dy nuk i përfill njeri këtu në Shqipëri, jo më të bëhen faktor për një krizë mes fuqive të mëdha.

“Sot prita ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov. Diskutuam kryesisht për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

U informova nga ambasadori dhe përgëzova për përpjekjet e vendit të tij për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet negociatave dhe në rrugë paqësore, përfshi në kuadër të formateve shumëpalëshe ekzistuese.

Konfirmova se Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”, shkruan Meta.

Tani me siguri që Ukraina është më e sigurtë dhe Rusia do të mendohet mirë, para se të ndërhyjë.

Se ka Ilir Metën e Sali Berishën kundër, jo fjalë!

7 komente në “Pas Berishës, edhe Ilir Meta i shpall “luftë” Rusisë”

  1. Ari says:

    Ne jemi vend qe prodhojme pafund HUMOR!!!!

  2. Tit Vasili says:

    Keta te dy siamezet kane dëshire si Rusia te hyje ne Ukraine dhe te behet rrëmujë , pra kane dëshire te zemërojnë sa me shume Rusinë dhe po presin me padurim , aty i kane shpresat e fundit sepse vetëm rrëmuja ju intereson se mbase edhe ne do përfitojmë nga rrëmujat s’do te ketë vëmendje ne Shqipëri

  3. Mustafa says:

    Derezeza o Stalin, vellai Nazifit tim.

  4. sypeshkaqeni po shijon jeten si bllokmen says:

    Apo nuk pjerdh rusia nga keta 2 legenat dhe nga albanistani.
    U be me keq nga koha enverit me armiq,me agjenta e poli agjenta,me lufte imagjinare ku turkoshaket luftojne si luane.
    Saliu do furnizoj ukrainen me fisheket qe kane ngel nga gerdeci

  5. Roland says:

    e ndjen rrezikun e asaj qe po i vjen ky hajduti dhe qelbesira e Cepanit

  6. Arber iliri says:

    Dora që nuk kafshohet dot,puthet.

  7. Do kenë bërë ALEANCE me ALIENËT , MARSIANËT , UFOT , këta kanë në dorë fatet e PLANETIT e më gjërë !
    Ngrihu Servantes , dil një herë këtej nga anët tona !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje