Rekordi i ri i Luiza Gegës në Francë, Veliaj thumbon FSHF-në: Ja rezultati kur sporti ka transparencë e fondet shkojnë tek talentet

5 Shkurt 2022, 16:53Sport TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përgëzuar atleten Luiza Gega, e cila ka arritur një tjetër sukses me rekordin e saj më të fundit në “Meeting de Miramas” në Francë. 

Duke u shprehur krenar për sportisten elitare që përfaqëson denjësisht Tiranën në kompeticione në arenën ndërkombëtare, Veliaj nënvizon edhe faktin se një pjesë e kësaj arritjeje për Shqipërinë i dedikohet edhe Federatës së Atletikës që mbështet talentet tona.

“Ja rezultati kur sporti hapet, kur ka votime të ndershme, kur federata – si ajo e atletikës – mbështet sportistët e jo Presidentin, e kur ka transparencë e fondet shkojnë tek talentet. Bravo Luiza Gega, goca jonë e KS TIRANA që na bën krenar,” shprehet Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Luiza Gega shënoi rekordin e ri, 8:50.08 në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura, në Miramas. Paraqitja e atletes së Tiranës u shpall edhe si “best performance” e të gjithë eventit, pasi krijoi një shkëputje të madhe nga rivalet në një turne ku merrnin pjesë sportistë elitarë dhe medalistë olimpikë.

 

3 komente në “Rekordi i ri i Luiza Gegës në Francë, Veliaj thumbon FSHF-në: Ja rezultati kur sporti ka transparencë e fondet shkojnë tek talentet”

  1. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Te genjesh dhe ne kohen kur informacioni eshte kaq prane kompjuterit nuk te ben demagog por idiot Erion Fiku

  2. elton says:

    Po leket e lejes se nje pallati jepja futbollisteve, ordiner

  3. tifozi says:

    Nuk e kuptoj inatin e ketyre komentuesve me lart kunder Erion Veliajt.
    Nuk dua ketu qe te merrem me Veliajn apo cdo afere per te cilen ai akuzohet, pasi kjo gje nuk me habit aspak kur dihet se ne vendin tone akuzohet kushdo, me apo pa fakte. Ajo qe dua te them eshte se ne kete rast, Veliaj po thote dicka teper te sakte; se sporti shqiptar nuk financohet nga ato institucione qe kane detyrim ta bejne kete gje.
    Per shembull, Kampionati yne i futbollit eshte ordiner per nga cilesia, per dy aresye kryesore.
    Se pari investimet ne ekipet zinxhir te atyre akademive te futbollit qe ekzistojne, jane inekxistente. Majfton te permendim nje fakt mese kuptimplote qe e dine te gjithe ata qe ndjekin Ekipin Kombetar, qe perbehet nga elemente qe jane trajnuar ne emigracion. Me shume pak perjashtime, nuk ka anetare te ekipit kombetar qe jane rritur si futbolliste ne Shqiperi. Edhe ndonjeri si Uzuni, u aktivizuan ne kombetare pasi u ekspozua ne kampionatin Kroat.
    E dyta, eshte me se e vertete se ata qe jane ne krye te sportit shqiptar jane te korruptuar deri ne palce. Ka aq shume futbolliste te talentuar shqiptare, qe e kane deshmuar kete, duke filluar nga ata qe luajten per Zvicren e te tjere qe desheronin te luanin per vendin e tyre dhe u larguan nga klika Duka pasi u kerkonte para.
    Kete ka thene pak a shume edhe Veliaj dhe per kete ka plotesisht te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje