Roli i Shqipërisë me SHBA-të për çështjen e Ukrainës, reagon ambasadorja Yuri Kim

5 Shkurt 2022, 16:31Politika TEMA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për rolin e ri të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëhartuese me SHBA-të në qëndrimin për çështjen e Ukrainës.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se SHBA-të e vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa shton se agresioni rus kërcënon jo vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar.

“SHBA vlerësojnë udhëheqjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si bashkëpenëmbajtëse me ne mbi çështjen e Ukrainës. Agresioni i Rusisë kërcënon jo vetëm Ukrainën & Europën por rendin ndërkombëtar të cilin OKB-ja është ngarkuar të ruajë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje