FOTOT: Përurohet teatri më i ri në vend

6 Shkurt 2022, 12:26Kulturë TEMA
FOTOT: Përurohet teatri më i ri në vend

Mbrëmë, në qytezën e vogël “Fish City”, veç pak kilometra larg Elbasanit, biznesmeni Gjergj Luca, djali i dy artistëve të mëdhenj, realizoj edhe një tjetër ëndërr të kahereshme duke përuruar sallën e re të teatrit.

Biznesmeni artist dhe artisti biznesmen ka ndërtuar pranë njëra-tjetrës fabrikat e përpunimit të peshkut, sallat e kinemasë, ndërtesat e administratës dhe së fundi teatrin e ri .

Kjo është arsyeja që për vizitorët nuk është e lehte të dallojnë artistin nga biznesmeni.

Në kuadrin e përurimit të sallës, në teatrin e ri u shfaq premiera e dramës “Adela “ , shkruar dhe vënë në skenë nga miku i i tij, regjisori i mirënjohur Leka Bungo.

Ajo çka mund të veçohet gjatë këtij eventi është fjala e hapjes së Lucës.

Ai nuk ishte një fjalim i rëndomte, ajo ishte thirrje për artistët anë e mbanë Shqipërisë që teatrin e ri ta konsideronin pronë të tyre dhe të vijnë sa herë të duan dhe pa trokitur.

Spektatoret e shumte qe kishin tej mbushur sallen e ndoqen spektaklin me nje interes te veçante.

Interpretimi realist dhe plot emocione i aktoreve Arjola Basho, Astrit Hasani dhe Laert Vasili e mbajten spektatorin e për nje ore e gjysem në nje tension artistik te veçante.

“ Adela “ do te vijoj rrugetimin në skena te ndryshme te vendit.

Pas kryeqytetit ajo do te shfaqet per spektatoret e qytetit te Elbasanit , Korces , Fierit e te tjere.

2 komente në “FOTOT: Përurohet teatri më i ri në vend”

  1. Drini says:

    Une mendoj qe Luca ta quaje teatrin qe ka ngritur me emrin Arjan Selimi dhe rregjite te mos i beje me Leka Bungo qe sponsorizohej nga firma piramidale SILVA, por Inis Gjoni.

  2. Cuko says:

    Familja e Peshkatarit duhej te inaguronte teatrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje