Burgjet, vlerësim rreziku për Saimir Tahirin

7 Shkurt 2022, 19:14Kronika TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po kryen një vlerësim të rrezikut, para se të vendosin për transferimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kjo, për të evituar dërgimin e tij në ambiente ku qëndrojnë individë që për shkak të detyrës që ka mbajtur, mund të konsiderohen rrezik për të.

Kështu ish-ministri do të vijojë të qëndrojë edhe për disa ditë në ambientet e paraburgimit 313, ku prej datës 4 Shkurt, është vendosur në pritje të transferimit në një burg të sigurisë së zakonshme, për të vuajtur dënimin me 3 vite e 4 muaj burg.

Ai është duke qëndruar në godinën numër 2, ambientet e reja të paraburgimit 313.

Tahiri u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme e Apelit për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” me argumentin se ka mbajtur lidhje me kushërinjtë e tij të cilët ishin të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e narkotikëve.

Avokati Maksim Haxhia në daljen për media pas vendimit paralajmëroi rekurs në Gjykatën e Lartë ku do të kërkojë pafajësi, ndërkohë Kodi i Procedurës Penale i lejon ish-ministrit të kërkojë edhe shtyrje të ekzekutimit të këtij dënimi nëse plotëson disa nga kushtet e përcaktuara.

2 komente në “Burgjet, vlerësim rreziku për Saimir Tahirin”

  1. Truri says:

    Cojeni te shoku ngusht shullazi se aty e run ai

  2. rexha 10 says:

    Avokati i tije duhet qe ti mbroje jeten .Nuke munde te qedroje nje ishe minister i mbrendeshem ne burgun 313,ku nuke ka asnje garanci per jeten .OSE ti propozohet gjykates qe burgun per motive sigurie ta beje ne shtepine e tije me polici teke shtepia .Ashtu sice e benin ne kohen e SALIUT kontrabandistet e c’do lloi malli qe hynte ne Shqiperi kontrabande .Duke e filluar nga uzo me taksa ,nje pije alkolike me permbajtje plastike politileni qe vdisnin njerzit kure e perdornin ,e deri teke cigaret .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje