FOTOT: Të mbijetosh në Arktikun e ashpër, i zhytur në ujë në temperatura -35 gradë Celsius

7 Shkurt 2022, 11:32Lifestyle TEMA
FOTOT: Të mbijetosh në Arktikun e ashpër, i zhytur në

Aventurieri i njohur me emrin Bear Grylls iu është bashkuar Marinsave të Mbretërisë së Bashkuar teksa ata po stërviten në kushte ekstreme të motit në Norvegji.

47-vjeçari u bë pjesë e marinsave ndërsa ata treguan aftësitë e tyre në fjordet norvegjeze në Arktikun e ngrirë. Aventurieri dhe prezantuesi televiziv, së bashku me marinsat, zhvilluan një stërvitje për thyerjen e akullit ndërsa ishin të zhytur në ujë, në temperatura që arrinin deri në -35 gradë Celsius.

Zhytja në ujë në temperatura të tilla mund të shkaktojë vdekje të menjëhershme si pasojë e atakut kardiak, por ka edhe rreziqe të tjera që bëjnë të pamundur funksionimin normal të trupit të njeriut. Pavarësisht këtyre rreziqeve, Bear Grylls nuk është menduar dy herë të kryejë stërvitjen së bashku me marinsat britanikë.

Bear Grylls ka qenë pjesë për 3 vite në Forcat Speciale Britanike si pjesë e “21 SAS”. “Është frymëzuese të kalosh kohë me komandot, t’i shohësh ata kur demonstrojnë aftësitë e tyre unike luftarake të mbijetesës në kushte të tillë. Kjo tregon se çfarë heronjsh janë ata”, është shprehur 47-vjeçari.

3 komente në “FOTOT: Të mbijetosh në Arktikun e ashpër, i zhytur në ujë në temperatura -35 gradë Celsius”

  1. Qimoli says:

    .t shko …bytha skiç kari galiç..

  2. Spesial leshi says:

    Legjendë!
    Respekt!
    Perulje!
    Pervec anes se forces qe shikojme tek forcat speciale, ky njeri mesoje te gjithe boten se forcat elitare speciale angleze, bejne unversitet ber botaniken.
    Por kryesorja per cdo te humbur eshte: qendro ne vendin qe ke humbur, mos leviz per ne rruge te panjohura pasi e ben shume te veshtire gjetjen dhe ne rast humbje ndiq gjithmone rrjedhen e përroit, lumit

  3. anticensurë ??? says:

    e para
    nuk shkakton aspak infarkt në zemër!
    temperatura -35 gradë është mbi ujë dhe jo në ujë!uji është 4 gradë celsius!!
    pra të hidhesh në ujë është më ngrohtë se jashtë tij!!
    ndryshimi qëndron tek tracmetimi i nxehtësisë!në ujë është 7 herë më i shpejtë se në ajër,por duke qënë se je i veshur krijohet një shtresë e ngrohtë që është ndërmjet 4 gradëve të ujit dhe 36 të trupit!!pra përveç momentit të parë,nuk ka problem të rrish një kohë relativisht “të gjatë”!
    problem është që të mos rrish gjatë pasi të dalësh nga uji!!aty brënda pak minutave mund të kalojë njeriu në hipotermi!uji që ndodhet në rroga ngrin shumë shpejt!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje