Të dënohet Filip Çakuli

7 Shkurt 2022, 12:49Kulturë TEMA

Nga Mitro Çela

Në drejtimin e gazetës “RD”, në shtator të vitit 1991, ishim tre: kryeredaktori, (Mitro Çela)zëvendësi, sekretari i kolegjiumit dhe kryetari i këshillit botues.

Me votim të fshehtë u vendos: njeri në kompetencë të kryesisë së PD-së, tjetri nën hyqmin tim.

– Zëvendësin tënd, – u tha në kryesi, – do ta zgjedhësh me një kusht: të dijë një gjuhë të huaj. E mira do të ishte të dinte dy. Por, edhe me një, pranohet…

U ktheva në gazetë. Hapa defterët. Nga të gjithë gazetarët meshkuj mbi 30 vjeç, vetëm njëri ishte me gjuhë të huaj: Filip Çakuli. Nga dokumentet dilte me kombësi greke. Gjuhë të huaj kishte shqipen.

“Mos ma hedhë ky Filipi dhe nuk e di me gramatikë?”, mendova.

Mora rrugën e fakultetit. Takova Profesor Shaban Demirajn.

– Në atë kurs vetëm një student ka marrë 10 në gramatikën e shqipes, – më tha. – E quanin Filip Çakuli…

Fakulteti i dha dy “pasuri”. Së pari diplomën: të gjitha dhjeta.

Së dyti, gruan. E dashuroi me shikimin e parë.

Ndryshe nuk ke si e shpjegon faktin që pranoi të punojë në revistën “Hosteni” me zyrë në Divjakë! Aty e kishte shtëpinë Vasilika.

Fati i humoristit: në sinorët e tragjikes dhe të komikes.

Në revistën “Hosteni”, djali 22-vjeçar nga fshati dhe dhëndri nga Divjaka, kishte për kolegë Dritëro Agollin, Niko Nikollën, (Kryetedaktori i revistës), Hyskë Borobojkën, Sabri Godon, Qamil Buxhelin, Dimitër Ligorin-“Baballarë” të letërsisë. Dishepuj të humorit.

Mbledhjet e redaksisë bëheshin të hapura. Brenda: të rinj e të vjetër. Filipi, të cilit i hanin brirët, bëri një proçkë nga ato që do ta ndiqnin gjithë jetën: kritikoi një tregim të Niko Nikollës! Hata e madhe…

I thotë Hyskë Borobojka në vesh:

“Këpucar, qëndro te këpucët!…”

Filipi ngriti supet…

Gaqoja i tregoi fabulën:

“Goja po pikturonte mbretin. Me penel në dorë, ra në mendime për këpucët… Thirri këpucarin. Ai fliste. Piktori punonte mbi këpucët e mbretit, sipas vërejtjeve të këpucarit… Kur piktori fshiu penelin, këpucari tha:

“Flokët, pak më shkurt… Kishte edhe një nishan…”

“Këpucar, tha piktori, qëndro te këpucët…” – i tha piktori.

Ndërkohë, u dëgjua zëri i Nikos:

“Ky djali i ri duhet ta njohë më mirë vatanë! Ka nevojë për më shumë shërbime në Veri…”

Ne vitin 1982 punoja ne “ZP”. Isha zgjedhur edhe ndimes gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Nisi një seance. Kryetar i trupit gjykues Fehmi Avdia. Unë ndihmës.

Në banken e të akuzuarve u ul një djalë. Nga pamja-jevg. Flokë zi. I dobët. Nja 60 kilogram.

-Emrin!-tha Fehmiu.

-Filip Çakuli.

-Profesioni?

-Gazetar tek revista “Hosteni”.

Lexova akuzën. Në Tropojë kishte kritikuar shoqen Lenka Çuko-kandidate e byrosë politike.

-Nuk mund të dënojme nje gazetar – thashë unë.

-Një dënim duhet. Të punojë tre muaj në Plug të Lushnjës.-Tha Fehmiu.

Sot që Filipin e kam shef, më thotë:

-Me ke marrë në qafë. Po të më kishe dënuar-do shkoja në burg. Do kisha statusin i dënuar politik. Do mirrja dëmshpërblim per vitet e burgut?!

Në vitin 1986 u bashkuam të dy në gazetën “Bashkimi”. Kur kryeredaktori, zoti Hamit Boriçi, ndau gazetarët nëpër sektorë, më tha mua:

-Çdo sektor do të ketë katër – pesë gazetarë. Ti do të kesh vetëm Filip Çakulin. Me Filipin jetoj si mbi mina!

Një muaj më vonë doli profecia e kryeredaktorit. Filipi bëri një shkrim me titull:

“Planifikohet edhe numri i të vdekurve”.

Përmbajtja: “Sot në Durrës ndalohet të vdesësh. Është realizuar plani i vdekjeve, si për burra, edhe për gra.”

Shkrimin e lexoi shoku Ramiz Alia. Mori në telefon redaksinë:

“Shoku kryeredaktor! Kaq i mençur qenka Filip Çakuli, sa të tallet me planifikimin e treguesve të ekonomisë socialiste?!”

Kaq u desh. Mbledhje. Kritika. Autokritika. Me shkrim e me gojë. Dënime. Filipi – rikthim në Dibër. Anëtarët e kolegjiumit me në krye kryeredaktorin – vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna. Unë edhe një thelë mbi bisht – gjobë një rrogë mujore!

Sarkazëm e gjallë: të dënohesh si shef për kusuret e vartësit!

21 komente në “Të dënohet Filip Çakuli”

  1. Lennard says:

    Na çave Trapin si Beluli.Sikur rreth jush Bota Rrotullohet.Si do te benim Pa Ty dhe Pa Filipin???

    1. Karmen says:

      O Mitro,t’a do puna tani,qe te hedhesh gure ndaj socializmit,se ne ate kohe vetem akuzoje imperializmin amerikan,apo jo?
      Po te bej nje pyetje:
      -Kur te erdha tek Fiks Fare dhe te prura dosjen me korespondencen me bashkine e Tiranes dhe UKT,me akuzen se “Grabisin qytetaret (djalin tim qe kerkonte te mbyllej kontrata e ujit se do largohej nga Shqiperia me pune dhe banim ,por ata nuk e mbyllnin se u duhej ta grabisnin me taksat vendore te pa ligjeshme) dhe zotrote me sorollate 6 muaj rresht dhe nuk pranove ta trajtoje ne emision kete shkelje qe e pesonin mijra qytetare te Tiranes?
      Mos valle e zgjate kaq shume kohen mbase prisje te te jepja ndonje kafe me zarf??
      Jo per gje,por ju keni dhene tek Fiksi edhe raste qesharake,qe ankoheshin fshatare te vecante, se UKT u kishte faturuar ujin e muajit me mbifaturim dhe nuk e cate trapin per nje denoncim qe kishgte te bente me mijra qytetare te Tiranes?

      1. Realisti says:

        Mos u lodh kot me Mitron… Ai shkruan ndonje gje qe thjesht te ndjeje qe merr fryme. Eshte vemja simbol I bythalepiresave shqiptare ne kohen e Enverit dhe ne kohen e Sales. Ai eshte komplet e kunderta e vellait te tij ndjeje paste, mjekut shume te nderuar Polikron Cela.
        Kujto te gjitha cilesite e vyera qe doktor Polikroni kishte dhe mendo te kundertat e tyre. Ato I ka Mitrua, biles me shumice te llahtarshme.

  2. Bimi says:

    O Lonnard BQ po mos i lexo ti shko ne foltore .

    1. Turp per dumbabistët e Saliut says:

      Bini. Je i madh.
      ????????
      Disa njerez kane lindur vetem per të share dhe per të vrare. Ti e sheh pa të keq. Ai të thotë: “Kë shikon ti? Unë të vras!”
      Kështu vetem, të hanë munë, thotë populli.

  3. Pilo Lala says:

    Fili[pi eshte vertet artist, i talentuar, trim.
    Ndersa ky Mitro Cela duket qe ka qene kokrra e servilit.

  4. Leonidha says:

    Ky Myrtoja po vdes per pak vemendje, por sa here e lexoj me ze barku.

    1. Ilir says:

      Po… lexoje o lexoje akoma, derisa te mesosh se quhet Mitro?

  5. Hoxha i fshatit bubullime says:

    Akoma Mitro do te hash?
    Boll hengre me kazan nga gjithe anet,akoma dhe akoma nuk u ngope?
    Filipi eshte ne moshe te molles se thare dhe eshte me embelsi te tharte.
    Nuk ka nevoje per kete Miter.

  6. Lasgushi says:

    Mos ja vini re Mitros.Produkt tipik I PD.
    Beni mire shijoni humorin e Filipit.I ralle per ate qe I ka dhene zoti ne kete zhaner.
    Dikush qe eshte profesionist,( jo si Mitrua) ben mire te shkruaje per fenomenin Cakuli per periudhen 1980 2010 si I vetem ne zhanrin e humorit,e sidomos gazetarise investigative.
    Ne kompleks Edhe nje here…Filipi eshte I bekuar nga zoti ne per humorin qe person.

    1. Baca says:

      Ik ore Mitro.Ti je bure I mire.Por nuk ke shpatulla te mbash analizen e krijuesit Filip Cakuli.
      Filipi,nuk ekzagjerohemi kur themi qe ne zhanrin e krjimtarise se humorit per Shqiperine.Pa frike mundet ta krahasosh me Migjenin,Kadarene dhe pa frike me Lasgushin Agollin, etj per poezi.Kush eshte I keti niveli?
      Mero!
      Mer mu dimin dhe pyete Kadarene direkt se cfare vleresimi ka Ai per krijimtarine e Filipit?
      Per te ditur me mire kush eshte shqiptari,greku,izraeliti,anglezi…ital..Filip Cakuli.Dhe mos e ler Mitron,te shkruaje tek Tema per kete teme te rendesishme.

  7. Pak says:

    Une kam dokumenta per te hedhur poshte para publikut te sinqerte dhe jo para ketij palaço shteti apo palaço drejtesi shteterore zyrtare, te thenat e Mitro Celes dhe vepritarine qe Filip Cakuli ka marre me qafe gjate diktatures shume njerez me porosi te sekretareve te pare te partise duke çpifur ne gazeten hosteni sipas qejfit te eproreve . Le ti kujtoj vetem diçka ne perfundim te viteve-70-te; te kujtohet ai krimi qe ke bere Filip duke çpikur te pa qena sipas urdherit, me ate punonjesin administrativ ne nafte qe u qendronte perballe atyre?! Keta kane bere kerdine dje dhe po e bejne dhe sot; filloje me Saliun…Ai personi eshte akoma gjalle, Filip dhe mos kij frike, nuk ka ndermed te kunderveproje, sado qe ty te mbron dhe Mitrua dhe greku sot, se eshte njeri me dinjitet shume te larte dhe jo palaço si ti dhe ca te tjere.

    1. Shoku nga Korca says:

      Ama or PAK I “njiheni ” mire me Filip Cakulin.Ore mashtrues,per cdo te keqe mundet ta akuzosh Filipin,kur nuk e njeh nga afer.Sa per ndjenjen e frikes per tu perplasur e debatuar me kedo te Filipi.I ke hequr motoring e krjimtarise se ti.A ka mundesi te pyes ty,sikur te isha Filipi?
      E ke bere cicin,para se te shprehesh,kete nendim per mua.

      1. a jemi me shqiptare? says:

        Shoku nga Korça qe ne fakt je jo shoku por dallaveraxhiu nga Korça; As te gacmova dhe as te preka as ty dhe as familjen tende, pse e kruan?! Une Filip Cakulin e njohe qysh nga vitet 1970 e ne vazhdim dhe per ngjarjen ne nafte apo me sakte po te jape dhe qytetin, ne Patos apo mos do dhe nderrmarrjen jam deshmimtar dhe me dokumenta, por do te lutesha, ben punen tende se nuk te gacmoi njeri ty dhe mos dil shpetimtar i Filipit , le te dale te pergjigjet ai dhe te me dergoje adresen se ja dergoj une kopjen atij dhe ndonje tjetri qe do,. Sot po kerkon dinjitet Sali Berisha qe çfare nuk ka bere, ndersa une qe i shkrova vetem per dijeni qe te mos te na çaje derrasa ketu Mitrua me Filipin, s’e paskam njohur sipas teje dhe pa lé edhe çfare thua. Ne qoftese je Filipi, dil si burre dhe mos u fshih pas pseudofustanit. Kaq per sot dhe mot. Nuk kisha ndermend te te ofendoja, por meso te mos u biesh ne qafe te tjereve kur kane nje zendan apo vuajtje se pastaj merr shpagimin .

  8. Pal Kuka says:

    Pordhë me rigon…

  9. Pensionist pa pension says:

    Nje njeri medioker si MItro Cela, ka qene gjithe kohen shefi i talentit Filip Cakulli…..
    Perfundimi dihet. Mitroja eshte legen, servil, i pa karakter.
    Dhe ne pyesim, pse i humbi popullariteti PD direkt 3 muaj sapo hyri ne pushtet ne 1992?
    Nje nga shkaqet eshte Mitro Cela, dhe nje tufe servilesh si puna e tij, te vendosur ne poste kyce.

  10. Hajde are te te tregoj babain says:

    Di gje shoku Mitra, ka ndonje mendim Filip Cakuli dhe Henri Cili per dokumentacionin e manipuluar dorezuar nga Kuvendi ne Gjykaten Kushtetuese? Se Mero Baze dihet qe nuk ka.

  11. Topi says:

    Filipit duhet te shpallet “Hero i punes socialiste” si gazetar i Partise se Punes dhe “Hero i punes kapitaliste” si gazetar i te gjitha ngjyrave.

  12. Vranakonti says:

    Ky Mitro qenka rrote mulliri.

  13. Leksi pedagog i gjithologjise ne Universitetin OJF te Cac Angjelit says:

    Nje korigjim mbiemri. Ky Mitroja nuk e ka Çela por Thela. Dhe e dini pse? Sepse duke qene servil shekullor gjithe jeten vetem thela ka ngrene. Dhe per Filipin flet e shkrun mire se pas rrenies se PPSh dhe gazetes ku punonte nga Filip Çakulli vazhdoi me hanger thela. Per Filipin di te them se sa ka talent per humorin ala Hosteni ka dhe per te mare ne qafe njerez. Jo me stopin sot por me ish sigurimin e kohes se komunizmit. Garonte me Leka Bungon kush do kish me shume shoqni me sigurimsit.

  14. Leçitesi gollomesh says:

    Nga FilipÇakuli nuk kam lexuar gjesendi e aq me pak shkrime me humor shpotites.
    Tani kur shohe emisionin “Fiks Fare”, (fale Zotit, sa me rralle qe mundem) them me vete qe kam bere mire qe nuk jam munduar ta lexoj kete “disident”.
    “Nje ilaç i mire per nje te semure, nuk mund te jete i mire per te gjithe te semuret”, kete duhet t’ja rrok mendja ketij nobelistit te sarkazmes, zotit Mitro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje