Jorgo Dhrami, me një karrierë 21-vjeçare në sistemin e prokurorisë, por edhe me disa detyra të tjera në drejtësi deri zëvendës i Avokat i Popullit, në analizën e fakteve dhe ekspertizës së vdekjes së ish-Kryeministrit komunist Mehmet Shehu, del në konkluzionin se kemi të bëjmë me vetëvrasje dhe jo vrasje.
Si një prokuror me përvojë dhe analizues i kujdesshëm i fakteve, ngjarjeve, por dhe deklaratave ndër vite, Dhrami shprehet se ka qenë Ramiz Alia i cili, duke shfrytëzuar fejesën e djalit të Mehmet Shehut me një Silva Turdiun, nga një familje me të arratisur dhe e shpallur armike, përgatiti Enver Hoxhën përmes Nexhmije Hoxhës për t’i kundërvënë ish-kryeministrit të vendit, duke e parë si pengesën e vetme për të arritur në majë të pushtetit.
Av. prof. as. dr. Jorgo DHRAMI
Sikundër dihet publikisht, Mehmet Shehu, ish-Kryeministri i Shqipërisë për 27 vjet me radhë, si dhe ish-anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, në mëngjesin e herët të datës 18 dhjetor të vitit 1981, u gjend i vdekur në dhomën e gjumit, në banesën ku jetonte së bashku me familjen e tij.
Mbi këtë ngjarje tejet të veçantë e të çuditshme, nga ai moment e në vazhdimësi deri më sot, në funksion të sigurimit të së vërtetës, për këtë ngjarje janë dhënë shpjegime të ndryshme. Sipas institucioneve përkatëse të asaj kohe, Mehmet Shehu vrau veten, kurse mbas viteve 1990, në përgjithësi, ngjarja nuk është konsideruar si vetëvrasje, por vrasje nga ana e shtetit të asaj kohe.
Emërtimi vrasje dhe jo vetëvrasje, mbështetet si e tillë edhe nga persona që në atë kohë, ishin me funksione të rëndësishme të asaj kohe, si fjala vjen ish-Drejtori i Hetuesisë së Përgjithshme, i atashuar në ish-Ministrinë e Punëve të Brendshme, z. Qemal Lame.
Në atë kohë, si në hetimin e kësaj çështjeje dhe gjykimin e saj, u mbajt qëndrimi se Mehmet Shehu, për të mos u zbuluar veprimtaria agjenturore e tij si dhe e bashkëpunëtorëve të tij, u cilësua armiqësore në dëm të Partisë dhe të popullit shqiptar. Kjo solli si pasojë ndëshkimin penal të dënimit me vdekje të disa prej bashkëpunëtorëve të tij, të cilët edhe u ekzekutuan.
Për shkak të rëndësisë së madhe e të veçantë që paraqet çështja, veçanërisht në funksion të së vërtetës, mendova të shpreh mendimin tim, duke u nisur edhe nga fakti se ngjarja ka ndodhur në atë kohë kur unë kam qenë me punë në Prokurorinë e Përgjithshme, ku veç organeve të hetimit në shkallë vendi (republike), procedurialisht kishim nën kontroll edhe Drejtorinë e Hetuesisë së Përgjithshme pranë ish-Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Megjithëse trajtimi i çështjes penale të mësipërme ishte jashtë kontrollit të Drejtorisë përkatëse të Prokurorisë së Përgjithshme, për shkak të mundësisë së funksionit, për disa hetime të çështjes së mësipërme, vinim në dijeni në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Për efekte të ruajtjes së sekretit hetimor dhe shtetëror, çështja kishte trajtim të veçantë dhe të rreptë njëkohësisht.
Rrethi i personave që merreshin me hetime ishte mjaft i paktë dhe i konsoliduar. Në krye të këtij grupi hetimor ishte vendosur ish-anëtari i Byrosë Politike dhe ministër i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, kurse zëvendës i tij ishte drejtori i Hetuesisë së Përgjithshme, z. Pirro Dautaj. Mbi ecurinë e hetimeve, qoftë edhe ditore, vihej në dijeni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të veçantë vetëm ish-udhëheqësi kryesor, Enver Hoxha.
Rreptësia e ruajtjes së sekretit kishte kondicionuar faktin që edhe prokurori i Përgjithshëm, z. Rrapi Mino, që ishte caktuar nga ish-udhëheqja e asaj kohe për kontrollin hetimoro–procedural, do të siguronte respektimin e ligjit penalo–procedural, vetëm në rastet kur prej atij grupi hetimor i kërkohej pranishmëria e tij në hetime. E thënë më ndryshe kjo, përfshirja e tij mbi këto hetime, ishte e kondicionuar nga organi i Hetuesisë, pavarësisht se në pikëpamje procedurale, Prokuroria ishte organ kontrolli dhe sigurie për zbatimin dhe sigurimin e ligjit penalo – procedural. I përmenda këto për t’u kuptuar qartazi fakti që, në atë kohë, për raste të tilla tepër të veçanta, kishte edhe procedura të veçanta hermetike.
Ose, pranohej përjashtimi i pranimit të rregullit procedural apo të “krasitjes” së tyre. Natyrisht, përjashtimi i trajtimit të rregullaritetit ligjor, të ligjit penalo–procedural, në këto raste, nuk përjashtonte mundësinë e veprimit në kundërshtim me rregullat ligjore, sikundër edhe ka ndodhur në realitet. Por duhet të bëhet e qartë se pavarësisht nga sa u tha pak më sipër, mbi shkeljet e konstatuara të ligjit, udhëheqja e lartë e Partisë së asaj kohe, është vënë në dijeni herë pas here. Kur të hapen arkivat, kjo e vërtetë do të “preket me dorë”.
Por, pa u larguar nga “tema”, mund të përmendja. E vërteta, i përket realitetit të faktit të ndodhisë së saj në kohë dhe hapësirë dhe jo, në mënyrë të supozuar.
Ajo ka në vetvete një forcë të tillë që, në mos sot, nesër do të shpërthejë si vullkan, pasi kjo është dialektike, është objektive, sado që mendje njerëzore të ndryshme mundohen ta mbulojnë apo ta deformojnë atë. Nëse do të bëjmë një “rreshtim” në mënyrë pak a shumë të grupuar të këtyre mendimeve, mund të përmendim se në shfaqjen e mendimit të vrasjes, shërbejnë si mbështetje: natyra e egër e Mehmet Shehut si gjatë periudhës së kohës së luftës N.Çl., ashtu edhe të veprimtarisë punësore të tij; të vënies në dyshim të qëndrimit politik të tij; të marrëdhënieve të veçanta të tij me ishudhëheqësin kryesor të Partisë, Enver Hoxhën; të zënies së funksionit të tij mbas vdekjes; të përfitimit të një kapitali politik në ditët e sotme; të etjes për të përfituar personalitet në histori si një luftëtar i së vërtetës e të tjera si këto.
Më konkretisht: Për sa i përket akuzës për veprimtari armiqësore në dëm të interesave të Shqipërisë, duke u shërbyer armiqve të vendit tonë të asaj kohe, duke u mbështetur në karakterin, individualitetin, zotësinë e tij e të tjera si këto, pavarësisht se nuk jam i bindur se vdekja e tij ishte rrjedhojë e vrasjes dhe jo e vetëvrasjes, historia dhe arkivat sekrete do ta dëshmojë ose rrëzojnë atë. Në rrethana të tilla, kur e vërteta është e mbyllur në “çelës tutius në kasaforta”, pra, ajo ekziston, për rrjedhojë ajo do të shfaqet një ditë. Në këtë vështrim e kuptim, është jokorrekte të deklarosh mbi të, duke pretenduar për “të vërtetën”.
E ripërsëris: vërtetësia i takon historisë. Kjo e fundit na mëson se e vërteta shfaqet duke dalë në dritë aty për aty, por edhe mbas një shekulli apo më shumë se kaq, si bie fjala për Napoleon Bonapartin për shkakun e vdekjes së tij me anë të helmimit dhe jo për shkaqe të tjera të pretenduara apo të sajuara për interesa politike. Sipas mendimit tim, lidhur me shkakun e vërtetë të vdekjes në rastin e Mehmetit, nuk duhet të nisemi thjesht nga mendimet apo pikëpamjet e njërit apo të tjetrit, cilido qofshin këta persona.
Zbulimi i së vërtetës, pa nënvlerësuar shpjegimet e personave që kanë dijeni rreth shkakut të vdekjes së Mehmet Shehut, duhet të mbështetemi mbi argumente shkencore rigorozisht serioze dhe të pranuara si të tilla. Dhe këto argumente janë ekspertimet e bëra nga ekspertë të kualifikuar në fushën shkencore dhe me dinjitet.
Në rastin e vdekjes së Mehmet Shehut, ekspertimin mjekësor e kanë kryer ekspertët Bashkim Cuberi dhe Fatos Harito, dy nga ekspertët më të mirë të asaj kohe. Sipas konkluzioneve të tyre ka rezultuar se:
• Plaga në gjoks ishte tejpërshkuese, tipike për plagët e shkaktuara nga plumbi. Prej tyre (ekspertit Fatos Harito) u gjet në dysheme edhe plumbi.
• Nga këqyrja e jashtme e kufomës, Mehmeti mbante të veshur një këmishë, të cilën e kishte veshur një ditë më parë. Kjo, sipas ekspertëve, ishte një shenjë e tërthortë në favor të së vërtetës.
• Ai nuk ishte shtrirë në krevat si herët e tjera për të fjetur, por ndryshe, duke pasur në mendje një plan tjetër (kjo është dhe arsyeja që këpucët e tij u gjetën afër krevatit dhe jo në vendin e tyre).
• Kampionit të gjakut të marrë iu bë analiza dhe nuk iu gjetën shenja helmimi apo ndonjë substancë narkotike apo somnifere që ta kishte vënë në gjumë.
• Viktima ka pasur në gjoks vetëm një plagë dhe jo dy, si gabimisht pretendohet prej disave.
Kufomës së viktimës iu bënë edhe ekspertime të tjera në funksion të zbulimit të shkakut real të vdekjes. Kështu, nga ana e ekspertit Estref Myftari, një njohësi mjaft të mirë të shkencës kriminalistike dhe me autoritet shkencor e korrekt në trajtimin e së vërtetës, rezultoi se vrima e hyrjes së plumbit mbi trupin e viktimës nuk është nga pas shpine, siç kanë pretenduar persona të ndryshëm, por nga pjesa e gjoksit, në zemër, duke përjashtuar kështu mundësinë e goditjes nga poshtë krevatit ku ai flinte.
Veç kësaj, vetëvrasja konfirmohet edhe nga elemente të tjera, të asaj ekspertize.
Ajo, veç mundësisë që i krijonte Mehmet Shehut për realizimin e vetëvrasjes, pozicioni i dorës së krahut të djathtë dhe afërsia me zemrën, shkrepja e armës, duke qenë me puthitje, në gishtin e madh të dorës që realizoi goditjen, të së djathtës, la gjurma të faktorëve të barutit.
Kjo lënie gjurme jo vetëm ka vlera shkencore, por edhe është provë nga më vendimtaret për të mbërritur në konkluzione të sakta. Dhe kjo provë ka qenë e administruar në dosjen hetimoro–gjyqësore, për rrjedhojë ajo duhet të ekzistojë në atë dosje penale. Po pse anash kalohet vlera e këtij fakti të zbuluar në mënyrë rigoroze, kjo në vetvete paraqet çudi. Në rast se kjo provë është hequr nga materialet e çështjes, i takon së ardhmes për të gjetur se ku “fle lepuri”.
Ndërkohë, duke u ndodhur përpara faktit se ngjarja ishte në objektin e banesës së familjes së viktimës, nëse hapja e zjarrit të shkaktuar krijonte ose jo mundësi dëgjimi nga ana e familjes apo rojeve të shërbimit, u bë eksperiment hetimor. U realizua tri herë qitja me armën identike si ajo që u çmua se ishte përdorur nga viktima, dhe rezultoi se shkrepja e parë nuk u dëgjua, e dyta linte përshtypjen se u dëgjua, ndërsa e treta nuk u dëgjua. Pra, për mbrojtje të posaçme të dyerve që të mos komunikohej dëgjimi nga jashtë, ishin të veshura nga brenda me mjete mbrojtëse, për të mënjanuar këtë mundësi.
Është e nevojshme gjithashtu të përmendim faktin se hyrja në banesën e viktimës nga jashtë saj, për çfarëdolloj qëllimi, ishte e pamundur. Kjo, për faktin se tuneli i nëndheshëm poshtë banesës për të dalë jashtë, të cilin së bashku me dhomën e gjumit e kam konstatuar personalisht, jo vetëm që kishte dyer të sigurta metalike, por edhe që hiqte çdo mundësi për t’u realizuar hyrja nga jashtë-brenda, pasi sigurimi i dyerve bëhej me një lloz të madh edhe nga brenda. E thënë më ndryshe kjo, hyrja për të shkuar te viktima mund realizohej vetëm nëse do të ndodheshim para një bashkëpunimi me anëtarët e familjes ose truprojës së tij me personin hyrës.
Logjikisht, me të drejtë, lind pyetja: Pse Mehmet Shehu vrau veten? Duke analizuar të dhënat e grumbulluara në hetimin dhe gjykimin e tij, si dhe ato jashtë këtyre institucioneve, mendoj se shkaku kryesor që solli këtë pasojë paraqitet si më poshtë: Mehmet Shehu vërtet që ka qenë natyrë e egër dhe në njëfarë mase i papërmbajtur në analizimin e ndodhive me gjakftohtësi, por në anën tjetër, me aq sa e njohim apo kemi dijeni, ka qenë i drejtë. Kam pasur mundësinë që këtë person ta kem njohur drejtpërsëdrejti në vitin 1957 në moshën time 14- 15-vjeçare, mbasi erdhi në fshatin tim, Qeparo, për të parë ecurinë e kooperativës bujqësore të këtij fshati, ku edhe qëndroi e fjeti aty. Ndërkohë, u shpall anëtar nderi i kësaj kooperative. Ditën e largimit të tij, në qendrën e fshatit, në lëmenjëra, qëndroi të priste bashkëshorten e vet, Fiqiretin, e cila ishte duke biseduar me disa gra të fshatit tonë. Mirëpo, ajo po vonohej. Ai ndërkohë nuk duroi atë dhe u shpreh: “E po gratë gra mbeten”, i hipi makinës dhe u nis për udhëtim, duke mos e pritur atë. Veçse fjalën e dhënë për të siguruar vaditjen e fushës së fshatit tonë, me ujët e marrë nga fshati i Borshit me kanal vaditës të siguruar nga shteti, e mbajti në mënyrë korrekte. Nëse do të besojmë dhe pranojmë qëndrimin e Enver Hoxhës, si gjatë kohës që Mehmet Shehu ishte gjallë dhe fill mbas vdekjes së tij, si të vërtetë e të sinqertë, ai nuk e priste dhe dëshironte vdekjen e Mehmetit. Megjithëse Enver Hoxha në mbledhjen e Byrosë Politike më datën 17 dhjetor 1981 dhe anëtarët e tjerë byroistë e kritikuan rreptë atë, duke i shprehur hapur që autokritika e tij për krushqinë e djalit të tij me një vajzë nga Turdiajt, me përbërje të keqe politike, nuk qëndronte. Ai duhej të reflektonte thellë mbi shkakun real që e shtyu për të vepruar në këtë mënyrë, pasi “alibia për fejesën bie”. Ramiz Alia, në librin e tij “Jeta ime, kujtime”, thotë se, kur mbaroi pjesa e parë e mbledhjes, shoqëroi Enverin në këmbë deri në shtëpinë e tij, dhe se, gjatë rrugës, iu tha se, “Jam dakord me propozimin tuaj për marrjen e një mase të rëndë me shënim në kartën e regjistrimit”.
Ndërsa ditën e nesërme në mëngjes, kur i shkoi në shtëpi Enver Hoxhës për ta vënë në dijeni mbi ngjarjen e ndodhur, i cili ishte duke ngrënë mëngjesin, i tha se “Sot besoj nuk do të zgjatemi shumë. Do të dëgjojmë Mehmetin, do të flas dhe unë dhe me kaq e mbyllim këtë çështje”. Aty për aty, Ramiz Alia i ka thënë “s’kemi çfarë të mbyllim, e mbylli vetë ai, vrau veten”. Ai u shtang. Pas pak më tha: “Po përse? Përse e bëri këtë gjë?”. Duke iu referuar kujtesës së asaj kohe, Ramiz Alia, para se Enver Hoxha t’i thoshte ato fjalë, është shprehur se “i ra luga nga dora”.
Duke bërë analizën e këtij momenti aq dramatik, në mënyrë logjike del se Enver Hoxha nuk ka pasur mendimin se Mehmet Shehu vrau veten për “shkaqe agjenturore………”, një akuzë të tillë ai e ka shprehur më vonë. Kjo, për faktin se nëse ai do t’i dispononte veprimtarinë agjenturore, momenti nuk do të lejonte ruajtjen e tyre pa i ekspozuar, sepse ngjarja, vetëvrasja e Mehmet Shehut, nuk ishte diçka që mund të kalohej lehtë në popull, pasi ai jo vetëm që ishte figura nr.2 pas Enver Hoxhës, por edhe kishte autoritet e simpati në popull dhe ky i fundit mund të sillte trazira.
Atëherë, kush ka qenë i interesuar që Mehmet Shehu të mënjanohej nga skena politike, me çfarëdolloj forme, qoftë edhe me marrjen e jetës së tij. Për të zbërthyer këtë “enigmë”, le t’u referohemi fakteve të asaj kohe si dhe të dala më pas. Me vdekjen e Hysni Kapos, në vitin 1979, për Ramiz Alinë pengesa e vetme ishte qenia e Mehmet Shehut dhe ndoshta deri diku dhe Kadri Hazbiu, dhe askush tjetër për të qenë zëvendësuesi i Enver Hoxhës pas vdekjes së tij. Ai, Ramizi, sipas ishmjekut personal të Enver Hoxhës, profesor Isuf Kalo, në librin e tij “Blloku”, “kishte probleme me karakterin, integritetin dhe besueshmërinë… nuk ishte pa dhëmbë e pa thonj, por i mbante të fshehura me kujdes”. Ramiz Alia, për Mehmetin mbante mëri për kritikën dhe përgjegjësinë që ky i pat ngarkuar në Plenumin IV të Partisë, të vitit 1973, lidhur me Festivalin e 11-të të Këngës në Radio Televizion. Vetë Ramiz Alia më vonë do të tregonte se “Mehmeti u përpoq të më implikonte edhe mua, madje duke e paraqitur çështjen sikur frymëzuesi isha unë”. Që Ramiz Alia ka qenë frymëzuesi i atij festivali, më ka shpjeguar edhe ish-i dënuari politik, Fadil Paçrami, kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, kur isha duke bërë inspektimin e këtij burgu. Ai e thoshte hapur: “Bëmë siç na porositi ai”. Mirëpo, Ramiz Alia shpëtoi nga ndëshkimi, nga shoqja e tij Nexhmije Hoxha (informacioni është i arkivuar).
Një fakt tjetër interesant dhe që duhet vlerësuar është një takim i Mehmet Shehut me Enver Hoxhën në Volorekë të Pogradecit, në datën 26 korrik të vitit 1981. Drekuan së bashku me mjaft përzemërsi dhe aty as u përmend fare fejesa e “mallkuar” e djalit të Mehmetit. Por kjo do të mbetej dreka e fundit për Mehmet Shehun, pasi në datën 8 gusht atje shkoi Ramiz Alia, i cili veç drekës bëri edhe një takim të gjatë me Nexhmije Hoxhën jashtë, në ambientet ku përjashtohej mundësia e përgjimit, nuk shiheshin nga rojet dhe ku ishte mugëtirë. Logjika ta do të konkludosh se këtu Ramiz Alia gjeti momentin e përshtatshëm për të bërë skenarin ndaj Mehmet Shehut.
Mbas këtij takimi, në datën 11 gusht, shkuan me porosi të Ramizit, në Volorëkë dy anëtarë të Byrosë Politike, H.I dhe S.S., për takim me Enver Hoxhën. Në mbrëmje, pasi ata ikën, mbi kërkesën e Nexhmijes, profesor Kalo ka vizituar Enver Hoxhën, i cili rezultoi se kishte “vështirësi me frymëmarrjen dhe rrahje të shpeshta të zemrës”. Më datën 29 gusht të atij viti, Enver Hoxha, pasi u kthye në Tiranë, rihapi çështjen e fejesës, duke ngarkuar me përgjegjësi jo vetëm djalin që realizoi fejesën, por edhe Mehmetin. Kurse në datën 16 dhjetor 1981, thuhet se është organizuar një takim me anëtarët e Byrosë Politike pa prezencën e Mehmet Shehut, në Pallatin e Brigadave, Tiranë, nën drejtimin e Ramiz Alisë, ku edhe janë dhënë porositë e trajtimit të çështjes për datën e nesërme, datë 17 dhjetor 1981.
Diçka tjetër që desha të përmendja, është kërkesa e Mehmet Shehut drejtuar Enver Hoxhës, në intervalin kohor të mbrëmjes së natës së 17 dhjetorit duke u gdhirë dita e nesërme, 18 dhjetor, për të marrë takim me të, e cila nuk është mirëpritur, por refuzuar. Mendoj se Enver Hoxha ka rënë plotësisht nën influencën e Ramiz Alisë si dhe të bashkëshortes së tij, Nexhmijes, për të mos pranuar takimin e kërkuar pasi ai, nga shpjegimet e Mehmet Shehut, mund të ndryshonte mendimet e tij. Refuzimin e konsideroj jo vetëm të gabuar, por edhe një gabim historik. Me siguri takimi do të ishte për sqarime të veçanta e personale – shoqërore, jashtë kontureve të Byrosë Politike.
Mospranimi për takim duhet të ketë motivuar shkruarjen e letrës drejtuar personalisht Enver Hoxhës, pasi sikundër edhe ai ka konkluduar, iu hoq çdo mundësi tjetër për të dhënë shpjegime si bashkëluftëtar në luftë për çlirimin e vendit ashtu dhe në drejtimin e vendit si Kryeministër, jo pak, por 27 vjet me radhë. Si konkluzion nga sa u shtjellua më sipër brenda kornizave që të lejon shkrimi në gazetë, arrij në përfundimin se vërtet që Mehmet Shehu vrau veten, por vendimmarrja e tij ka qenë e kondicionuar nga rënia në dëshpërim të rrethanave të pazakonta që iu krijuan atij nga Ramiz Alia, pa përjashtuar këtu edhe vetë Enver Hoxhën. Besoj se kjo është e vërteta. Megjithatë, të vërtetën absolute do ta nxjerrë koha, e shoqëruar me materialet arkivore./ Panorama.al
Po te pyesish nje Jorgo ne Poradec,ku eshte Driloni ,te pergjigjet,voloreka eshte……
…sa analize e holle!!!???
Na cane koken, une mendoj, ti mendon, ai tjetri nuk mendon fare.
Forca Mero, jepi, Enverin nuk ke force ta ulesh apo ta ngresh ti apo Jorgua, sado apologjira te beni, mos u ngaterroni kot.
Apo, c’te bejme? Ia futim ndonje shkrimi per Enverin, qe te mos merren me Xhaferin?
Nje shkrim logjik me nje te vertete te thjeshte pa teperime terheqese, pjella te fantazise..
i Nderur Jorgo Dhrami:E lexova me nje “Fryme” shkrimin tuaj…pse mendova ,se mos dikush nga ish-Besniket e Diktatures,apo Punjonjesit e saj,duket se ka Vendosur te Hape Gojen perpara se te shkoj ne “Boten tjeter”…gjithe se si ka disa Hollesi qe shume nga Lexuesit dhe Bashkeatdhetaret nuk i dime…
1-Na sillni ne pahe se Dreka e fundit Mehmet-Enver ishte me 8-Gushte 1981 ne Pogradec…pas kesaj shikojme se “Shoku Ramiz Alia” na vjen dhe Viziton Enverin me 16-te Gushte…shikojme edhe dy-lolo te Ramizit..si dhe Biseden e Gjate te Ramizit me Nexhmijen..diku jashte “Syve te tjere”….Shkurte keto jane te Rejat qe na sillni ne INTRIGEN, qe thurej nga Dyshja Ramiz-Nexhmije…
2-Ju z.Jorgo vete Pranoni, se nuk jeni deri ne funde i Bindur,ne Vertetesin e “Vrasjes-vetevrasjes”..dhe kete ja leni KOhes-Historise apo Hapjes se Arkivave,ju thoni se nje Elemenet i Rendesishem i “Besueshmerise” se “Vetevrasjes” eshte Gjetja e shenjave te Barutit ne Gishtin e dores se Djathte,………Vertet???Vertet “Besoni” ne Konkluzjonin e Hetuesit,???????Besoni se Grupi Hetimor,do te shkruante Tjeter??Nuk na thate:Grupi Hetimor vertet punonte ne Menyre te Pavarur??Apo..punonte me Orjentimin e Varjantit “Vetevrasje?????
3-i Nderuar Jorgo….pa pasur asgje Personale me ju, apo edhe me ndonje Funksjonar te Diktatures,akoma edhe duke pare “Faktet Bindese” te “Vetevrasjes”..une jame nga ata qe mbeshtesin Varjantin e Vrasjes dhe ja pse:
@@Mehmet Shehu..thirret nga Korca,nga Enver Hoxha,dhe ky i fundit i kerkon Prishjen e Fejeses…..po ate Nate Mehmet Shehu porosit Rojet:KUJDES se mos na VRASIN??Si dhe shikonte vete ne se dyert ishin te Mbyllura:::C´udi??Pse u dahska ti shkonte ne Mendje Kryeministrit per nje Vrasje??Nga kush Rrezikohej ai??????
4-Silva Turdiu(GJalle) Deklaronte nje kusheriri:Une nuk e Njihja Skender Shehun..ate ma shtiu ne “Veshe” Kreshnik Tartari Traineri i saj(Volejbollit)??Pra Fejes eshte nje Kurdisje,kur dime se Kreshnik Tartari ishte edhe “Kalec” i sigurimit..
5-Kufoma e Mehmet Shehut..mbikeqyret nga ish-ministri i Shendetesise Llambi Zicishti,qe DEKLARON:Kete te shkretin e kane VRARE???????Pse u dashka Ministri te deklaronte keshtu??Kjo dhe i kushtoj Jeten..megjithese ai me vone e “Terhoqi deklarimin”,,por ishte vone….
6-Ne Komodinen e MSH-ut…u gjete nje Gote me nje Lenge,gote e cila u hoq..por a ju bene Analizat Laboratorike??Apo dikush nuk kishte Interes te bente??
7-Ne se Grupi Hetimor do te ishte i “Pavarur”:PSE KUFOMES NUK JU BE Autopsi????????Kjo edhe eshte Pyetja miljonshe…pse??
8-Naten e “Vetevrasjes”..te Mehmeti kemi nje “Infermjere” te re…e cila pas Ngjarjes u zhduk…..kemi “Shtimin” e nje Ushtari te ri..qe nuk ishte ne Grupin e Rojeve??C´udi??
9-“Vetevrasja” sipas “Eksperteve” te Ramiz-Nexhmijes, u be me Pistolete te tipit Makarov..pa qene Specjaliste Armesh Pyes:A ka Fuqine e duhur fisheku i kesaj Pistolete te cpoj Gjoksin e Njeriut -dyshekun dhe ngulet ne Dysheme?????A u bene Prova,qe te vertetojne se fuqia e Fishekut te Pistoletes eshte me te vertet kaq shpuese???Pse nuk mbeti Plumbi brenda ne Gjokes??Sikur gjoksi i Kryeministrit te ishte prej Tyli??
pastaj ne se do ti referohemi “Rrefimit” te Skiles Ramiz Alia:”Se ai do te Kritikohej” dhe do ta “Mbyllnin” me nje Rregjistrim ne Karten…athere pse u DASHKA te VETVRITEJ Mehmet Shehu…nuk eshte Llogjike qe dikush te Vetaevritet kur e di se do ti jepet “Vrejtje”???Pra…keto qe thote Alia..nuk qendrojne..ne se do ti Referohemi edhe “Mbledhjes pa Protokoll” te Byroisteve ne Pallatin e Brigadave nje dite para se te behej Mbledhja e Byrose..ku Byroistet i Shprehen Besnikrine Ramiz Alise….
ate Nate 17-te Dhjetori…Mehmet Shehu,duhet te Eleminohej..ky eshte Mendimi ime….ai nuk do te gdhihej Gjalle,se keshtu do ti Prishte Planet Ramiz-Nexhmije…eshte FAKTE, se kur u more veshe Diten tjeter ne Familjen Hoxha se “Mehmeti Vrau veten”..Vajza e Enver Hoxhes Pranvera thirri gjithe Gezim VDIQ QENI(Pohon nusja e Enverit Liljana-Hoxha)..pra kemi nje Pritje te Eleminimit te Mehmetiti, plani i te cilit ishte bere me kohe..vetem Pritej Casti dhe koha e duhur…
Po thuhet se eshte e Vertet qe Mehmet Shehu,i ka kerkuar ate Nate Fatale Enverit perseri nje Takim,koke me koke..ku dhe Enveri ja kthen “Une nuk kame Kohe”…ka mundesi te jete edhe kjo Goditja Fatale per Mehmetin….por mos valle kemi edhe nje Varjante tjeter te Grupit te Intriganteve,qe i thone Mehmetit..qe te shkonte te Enveri nepermjet Tunelit te nendheshem..dhe e VRANE ne te(Fakte i veshur dhe me kemishe te Bardhe)..pas kesaj ata e vendosen ne Shtrate??Akoma edhe Fiqiretit i thane te Mbylle gojen ne “Ruajtje te Privilegjeve”???PO Kadri Hazbiu c´fare roli Luajti??Ai mori anen e Ramizit se e kuptoj si Spiun i vjeter qe ishte se Ramizi kishte Mbeshtetjen e Nexhmijes….Kadriut mire ti behet se ai u Perdor,dhe e vrane…akoma edhe nje Gje qe bie ne Kundershtim me Versjonin e Vetevrasjes:Shoferi i Mehmet Shehut-Deklaron:Te verteten e VRASJES se Mehmetit e dine 3-vete…si dhe nje Lenge i verdhe i dyshimte ne Banjo??Po Agjentura serbe a kishte Gishte ne Eleminimin e MSH-ut….Po…..dhe po…Sjellja ne Pushtet e Sali Berishes, eshte nje Investim i UDB-s…dhe rrenjet duhen pare thelle…te Nexhmija dhe Ramizi..qe te dy vijne nga Maqedonia….(Uroj qe te mos kem te drejte)
nxënso,ti paske mbetur në diktaturë dhe nga trutë!
4.- “silva….”tërci e vërci!?
o lali a të ka shkuar mëndja,meqënëse ke qënë nxënës në diktaturë,se skënderi mund ti ketë thënë kreshnikut “o kreshnik më pëlqen ajo vajza,a mund të më prezantosh”????a mos vallë nuk e kemi bërë të gjithë ne kur na interesonte një vajzë me të cilën nuk kishim kontakt??mos vallë nuk kemi gjetur shokë e shoqe për të na njohur me të??
o gomar,nuk flitet për sot ku mund të takosh djem e vajza në lokale,në atë kohë i takoje vetëm në punë,shkollë,sport!mund ti ndaloje dhe rrugës,pro shpresa ishte e vogël!!harron mentalitetin e kohës??prandaj mos ja fut pordhës sikur të kishe ngrënë një kuintal mut!!
për “pikat” e tjera!?
as pordhën nuk ja vlen ta lëshosh!!
njëra më idiote se tjetra!!
Natyrisht qe ky shkrim eshte me i sakti,me i besueshmi dhe me i pa perlyer politikisht!
Jorgo duket sikur ju lutet lexusve qe “Ta degjojne me kujdes se kjo eshte e verteta!!”
Jorgo eshte aq i vjeter ,sa te mos shpresoj ndonje favor nga ata qe e lexojne!
gjithë pjesa teknike e shkrimit është më e mira që kam lexuar deri më sot!!
e saktë,pa llafe të kota dhe bindëse!
pjesa tjetër,duam sduam është interpretim!!
mbështetja në fjalët e ramizit,të shkruar në librat e tij,është normale,por nuk është e thënë të jenë të pa diskutueshme!!
por po ti bashkosh me fjalët e nexhit të dhëna në një intervistë në periudhën e saj të fundit,kanë shumë mundësi të jenë të vërteta!
nexhi tha,dhe kjo është shumë domethënëse”enveri u befasua,deri në infarkt,nga vrasja e mehmetit,dhe më pas u tërbua nga ky akt”gjë që solli dhe tërë atë legjendë të trashë agjenture!!
@@anticensure:Duket se i perket Familjes se perkedhelur nga Sistemi..
1-Nje kuintal mute ta hashe vete…..shiko te respektosh te tjeret pa sharje apo ofendime dhe banalitet…lol
ok,e paske shkurtuar diktaturën!!
nëse nuk të pëlqen banaliteti!?
mos e përdor!!më lër mua të turpërohem,mos më bëj shoqëri!!
ka ndonjë të pavërtetë në atë që shkruaj??
mos vallë nuk është e vërtetë që kur na ka interesuar një vazë që nuk kishim kontakt direkt,kemi kërkuar ndihmën e dikujt që e njeh a ishte i afërt me të??
tjetra,ju bëni petlla me ujë!!kështu është shprehja,por në fakt di do ti skuqësh me ujë!!
o hajvan,më fal për konstatimin por skam çtë bëj,ti e shumë të tjerë,i lidhni ngjarjet sipas qefit tuaj!!i thurrni si jua do qefi,lini mënjanë gjëra që ju prishin linjën e “vërtetë” të dëshirës suaj!!
ku është e keqja e ndihmës që i ka dhënë kreshniku skënderit??ai në të njëjtin moment ka ndihmuar skënderin për të njohur një vajzë të mirë të bukur,në krahun tjetrën ka menduar mirë dhe për silvën!!si e kemi pasur dhe e kemi zakon e njihte me një djalë nga familje e mirë dhe me gjëndje të mirë ekonomike!!pra ku është e futmja e kreshnikut këtu??
“silva kishte biografi të keqe,prandaj e bëri kreshniku”!?
a thu se kreshniku ishte zyra e biografive në sigurimin e shteti shqiptar?!
ik mor hajvan e hajvanër si ti!!
sa për pikat e tjera!?
çfar me të thon or hajvan e rracë hajvanësh??si fillim mos ndrysho pseudonimin në çdo koment,jo vetëm kësaj rradhe!!mos harr gjithë thashethemte që janë thënë për këtë ngjarje!mos harro të thuas se kadri asbiu nuk hyri vetëm dy herë në dhomën e mehmetit por dhe një herë të tretë si e thotë një “i qut i madh”!mos harro të shtosh se pantoflat që ishin tek krevati nuk ishin të mehmetit,sepse ishin 4 numra më të vogla dhe ishin me xhufka në majë,mos harro të përmëndësh vrimat e plumbave të bëra në tavan,mos harro të thuash se menteshat e derës së hekur të tynelit ishin të prera me lazer,dhe më pas të salduara(këto tre herë,sa herë ka hyrë kadriu),mos harro të thuash se para se të vinin hetuesit dhoma ishte pasturar nga një grup pastruesish të pallatit të brigadave,mos harro të thuash se llambi ziçishti,jo vetëm tha atë që pëmënd ti por dhe mbajti një miting me 35 mijë njerëz të cilët nuk gjënden më!!
ik mor hajvan muti!shko e bashkoju atij psikos tjetër me pseudonimin tironci që thotë se mehmeti është gjallë në kanada!!
bëj gati një tufë me lule për ta uruar vitin tjetër për 110 vjetorin e lindjes!
Vetvrasja e M Shehut dhe e N. Spirut ngjajne si dy pika uji. Nakua u akuzua ne Byrone politike per antijugosllav ( shume e rende per ate kohe) , M Shehu per zbutje e luftes se klasave ( teper e rende per ate kohe) . Vetvrasjet mund te ishin parandaluar po qe se Enveri do te sillej me shoqerisht me ta. I pari i kerkon nja dy dite kohe te pregatitej per akuzen, i dyti nje takim koke me koke naten para vetvrasjes. Te dyja u refuzuan nga Enveri. Mehmeti atehere beri te njejten gje si Nako me shpresen e shpetimit te familjes. Enveri nuk kish pse ta vriste ate nate Mehmetin. Enveri pelqente te “zbavitej me ta” ne Byro e Pleniume sic beri me K. Hasbiun.