Veliaj sulmon FSHF-në: Sikur të kishte bërë sa Bashkia e Tiranës me Ambasadën e Katarit për sportin, sot do kishim 100 fusha për fëmijët

9 Shkurt 2022, 13:06Sport TEMA

Erion Veliaj zgjodhi “Ditën Kombëtare të Sportit në Katar”, në minikampionatin e futbollit dhe basketbollit për fëmijë për të goditur Federatën Shqiptare të Futbollit.

Veliaj tha se, sikur edhe FSHF-ja të kishte investuar, ashtu siç ka bërë këto vite Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Katarit për sportin, sot në Tiranë do të kishim mbi 100 fusha sportive për fëmijët.

“Unë edhe miku im, Ambasadori Al Marri, e kemi bërë punën tonë. Kemi investuar në shkolla dhe terrene sportive. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, duke filluar nga fushat në Laprakë te fushat te Parku i Liqenit.

Por sikur të gjithë ata që e kanë për detyrë të bëjnë fusha futbolli ta kishin bërë detyrën e tyre sot do të kishim 100 fusha sportive në Tiranë.

Ndaj secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta, por ajo që është e rëndësishme është se, kush e ka mundësinë le të ndihmojë, të kontribuojë dhe të lërë një shenjë, ashtu siç kemi lënë një shenjë me vëllezërit dhe motrat tonë nga Katari,” tha Veliaj.

5 komente në “Veliaj sulmon FSHF-në: Sikur të kishte bërë sa Bashkia e Tiranës me Ambasadën e Katarit për sportin, sot do kishim 100 fusha për fëmijët”

  1. On says:

    Jepi fushat ti …I ben ai….nxirr ndonje shkrese ku ja ke ofruar

  2. Klajdi says:

    Lali e ke qelb Tiranen. Ne fillim si te tere bere dhe ti ca rregullime per ceshtje votash. Tani ngjan si mini Napoli. Dje lexova dhe nje artikull per nje projekt qe po e shet me te madhe qyteti europian per rinine a ku di une, perfundimi pastrim parash dhe afere mafjoze. Shpresoj realisht te jete fundi yt!

  3. Doni says:

    Ke shum motra ne Katar or bir?

  4. andi says:

    Tirana eshte qyteti ku nuk ka ngel me asnje fushe dhe asnje terren sportiv. Bere ca cepa fushash neper lagje sa me la gojen. Ke terrenin qe eshte ngjitur me Stadiumin Dinamo. Pse nuk ben gje aty? Apo e ke be gati per pallat? Nuk kane ku te rrijne dhe luajne femijet. Po behen ndertimet e reja ne Don Bosko. A ke parashikuar fusha dhe kende lojrash atje? Per keto jep pergjigje ti si Kryetar Bashkie.

  5. rexha 10 says:

    Ka menduar ky lali ,sepse e ka mbushur tiranen me pallate dhe farmacia .. Sa me shume njerze ,aqe me shume ilace duhen .pore problemi eshte se me se do te paguhen keta ilace ????? Pra edhe ky e hengri kaqolin, shendetesia fales .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje