Trukimi me delegatët ne Shkoder: Duka vazhdon vjedhjen dhe manipulimet, shkel premtimin qe i beri Ceferinit për të pritur vëzhguesit e UEFA-s

8 Shkurt 2022, 13:08Sport TEMA

Përkundër premtimit të bërë ndaj Presidentit të UEFA-s për transparencë dhe për lejim të monitorimit të zgjedhjeve të shoqatave rajonale, FSHF ka vijuar me manipulimet.

Drejtuesit e FSHF të dërguar nga Tirana për administrimin e procesit në Shkodër nuk kanë lejuar jo vetëm mediat, por as të dërguarit nga UEFA për të vëzhguar procesin zgjedhor duke e bunkerizuar atë.
Skandali thellohet edhe më shumë në numrin e delegatëve.

Njesoj sic beri ne Tirane, duke shtuar fiktivisht numrin e delegateve, nga 12 delegatë që duhet të dilnin nga këto zgjedhje për shoqatën rajonale të futbollit në Shkodër, Armand Duka me të dërguarit e tij e çoi këtë numër në 23, duke siguruar vota shtesë për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në 2 mars ku ai kandidon për një mandat të 6.

Manipulimet e zgjedhjeve në shoqatat rajonale të futbollit ku drejtuesit më të lartë të FSHF po ndërhyjnë për rizgjedhjen e Armand Dukës, detyroi UEFA-n të dërgojë në Shqipëri një grup kontrolli.

Në një prononcim për mediat e huaja pak ditë më parë, Ceferin tregoi qartë se edhe UEFA ka dyshimet e saj në rregullsinë e këtij procesi zgjedhur duke paralajmëruar ardhjen e një grupi verifikimi. Ai apeloi për një proces transparent dhe korrekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje