Lamtumirë Covid? Në pranverë përfundon pandemia e koronavirusit

10 Shkurt 2022, 15:49Kronika TEMA

Pranvera e këtij viti do të shënojë  fundin e pandemisë së koronavirusit. Dobësimi i valës “Omicron” ka filluar të ndihet dhe më e dukshme do të jetë në mars. Por vendimi për shpalljen e endemisë nuk është më çështje e mjekësisë.

“Pandemia nis gjithmonë me një problem, me një patogjen, por mbaron gjithmonë si një normë sociale dhe politike”, thotë për A2 CNN epidemiologu Ilir Alimehmeti. “Mendoj që në pranverë, shumë nga shtetet por edhe OBSH mund të caktojë të deklasifikojë situatën jashtë fazës akute. Patjetër do të kemi raste dhe vatra. Fundin do e prekim që në mars, se ne po shohim që shifrat po bien që në shkurt”.

Për epidemiologun Alimehmeti, Shqipëria duhet të heqë edhe zyrtarisht  masat anti-Covid, vendim që po e shqyrtojnë të gjitha shtetet. “Qartësisht asnjë shtet nuk e ndalon dot transmetimin e këtij virusi. Dielli nuk mbulohet me shoshë, prandaj masat qartësisht nuk kanë vlerë, por bëjnë dëm nga ana sociale dhe ekonomike”, thotë ai.

Specialistët thonë Sars-Cov-2 nuk do të  zhduket edhe për disa kohë, por imuniteti natyral dhe ai përmes vaksinës ndihmojnë që sëmundja të kalohet më lehtë. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta mjekët thonë së një pjesë e madhe e popullsisë tashmë e kanë kaluar sëmundjen më shumë se një herë, ndërsa mbi 42% e popullsisë në rang vendi  është e vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-Covid.

2 komente në “Lamtumirë Covid? Në pranverë përfundon pandemia e koronavirusit”

  1. Baliu says:

    Skemi kohe per te humbur, le te hiqet Covid sa me shpejt, sepse na presin edhe shum pandemi tjera edhe me “interesante” sipas disa kokave te “ndritura”.

  2. Taku says:

    Per cudi pandemia na vjen me dimer e na iken ne vere. Sic duket shkon per plazh. Po kush i ha keto perralla o virolog leshi qe merr memon se car te thush para se te daesh ne tv. Ju nuk jeni doktor, ju jeni kasap me rrobe te bardhe. Si mund te klasifikohet si vaksne nje inxheksion qe nuk la permbajtje vaksine? Kush eshte digerenca midis mRNA dhe vaksines o dpktor i betuar mbi HIpokratin….plehra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje