KLGJ i propozon presidentit emërimin e Arbena Ahmetit në Gjykatën e Lartë

10 Shkurt 2022, 12:20Kronika TEMA

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të enjten vendimin për propozimin e gjyqtares Arbena Ahmeti për vendin vakant në Gjykatën e Lartë. Ahmeti ishte kandidate e vetme në një prej garave të shpalluar nga KLGJ, për të plotësuar Gjykatën e Lartë dhe pas vendimit të Këshillit emri i saj i shkon presidentit për emërim.

Me këtë vendim të KLGJ-së Gjykata e Lartë do të ketë 10 anëtarë dhe mund të thërrasë mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e  anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Për shkak të shkarkimit të shumicës së anëtarëve nga procesi i vetingut, të dy gjykatat ishin jofunksionale për një kohë të gjatë.

Emërimi i Ahmetit, i hap rrugë plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me tre anëtarët që zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Ndërkohë kësaj të fundit i mbeten edhe 9 vende vakante, që duhet të plotësohen nga KLGJ në vijim.

Anëtarja e KLGj-së që relatoi projekt vendimin në mbledhjen e të enjtes, Marçela Shehu shpjegoi se gjyqtarja Arbena Ahmeti është e vetme në garën për këtë pozicion dhe për rrjedhojë është vlerësuar se nuk ka vend për ndjekjen e kritereve që kanë të bëjnë me renditjen e kandidatëve.

Shehu shpjegoi se për Ahmetin janë administruar dy vlerësimet etike dhe profesionale në të cilat është vlerësuar “shkëlqyeshëm”. Gjyqtarja Arbena Ahmeti kaloi procesin e vetingut dhe është konfirmuar në detyrë më 1 nëntor 2021 me vendim të formës së prerë.

2 komente në “KLGJ i propozon presidentit emërimin e Arbena Ahmetit në Gjykatën e Lartë”

  1. TaHipi says:

    Si nuk e thote njeri gjys fjale per kete. Burre e grua prokurore e gjykates, te lidhur fort me trafikun e droges ne Lushnje. Burri i kesaj garantoi avionin e droges qe ra ne divjake dhe kjo vete gjithashtu. Duan edhe ta cojne ne gjykaten e larte.

  2. albi says:

    i vellai kesaj zonjes shoqeronte giorgio riformaton larte e poshte e nuk doli ne gjyqe se e mbroji arenc cela bashkeshorti i kesaj zonje.. e kjo zonja vet e ka filluar karieren si juriste ne bashki

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje