Bashkëshorti vrasës pranon krimin: Gruaja më donte të vdekur, më bëri gjilpërë në gjumë

9 Shkurt 2022, 20:20Kronika TEMA

Me pranga në duar dhe nën masa të rrepta sigurie, Petrit Mamaj ka pranuar pasditen e të mërkurës krimin ndaj bashkëshortes së tij, Valdete Mamaj.

Në Gjykatën e Fierit, pala mbrojtëse ka kërkuar shtrimin e 56-vjeçarit në një spital psikiatrik, duke kërkuar “mëshirë” dhe shfaqur “pendesë për krimin e rëndë”. Por gjykata ka refuzuar transferimin në spital, duke mbajtur në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Avokati Kastriot Dyrmishaj, tregon se klienti i tij ka treguar të gjithë ngjarjen dhe motivin e tij pse e kishte vrarë gruan.

Mes çiftit kishte vite që ishin acaruar marrëdhëniet, ndërsa 56-vjeçari pretendonte se një muaj më parë gruaja kishte tentuar ta vriste bashkë me një të afërmin e saj.

“Pranoi krimin. Ai pretendonte se bashkëshortja me njeriun e vet i kishin bërë një gjilpërë në gjumë një muaj e gjysmë më parë me qëllim që ta vrisnin. Flinin të ndarë me njërin tjetrin, – tregon avokati i Petrit Mamajt. –  Në mëngjes, rreth orës 06:00-06:30, i kishte shkuar në krevat dhe i kishte thënë pse ma bëtë gjilpërën. E kishte vrarë me thikë dhe më pas kishte shkuar të hante në një lokal. Më pas ishte kthyer tek i vëllai dhe i kishte thënë se kishte vrarë veten”.

Petrit Mamaj qëlloi 6 herë gruan e tij, Valdete Mamaj me thikë duke i shkaktuar vdekjen mëngjesin e së martës. Më pas, ai e raportoi ngjarjen si vetëvrasje, ndërsa më vonë ka rrëfyer krimin në polici për motive xhelozie.

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve që jetojnë jashtë vendit, ndërsa djali një ditë para vrasjes, ishte nisur në Gjermani, ku jetonte edhe motra e tij. Petrit Mamaj, është punonjës i Bashkisë së Fierit në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit, ndërsa Valdete Mamaj punonte në një dyqan rrobash.

2 komente në “Bashkëshorti vrasës pranon krimin: Gruaja më donte të vdekur, më bëri gjilpërë në gjumë”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Rritet black list me tourkokiller’s shqipfoles te grave te pambrojtura……allah uakbar.

  2. lesh e li says:

    Keshilltar eshte pune koti, vende pune per te perkedhelurit. Keshilltari te jete njeriu qe krahas punes ne fushen perkatese jep keshilla per ate fushe, merr dhe nje pagese shtese. Jo duke fryre organikat me “keshilltare” qe pyeten nje here ne vit dhe pastaj tundin celsat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje