Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës duke i cilësuar ato të manipuluara.
Një vendim që faktoi deri më tani gjithë falsifikimet e kryera nga kreu i FSHF-së, Armand Duka, që me të njejtat medota i kreu dhe në Shoqatat e rretheve të tjera, që pritet gjithashtu që drejtësia të thot fjalën e saj.
Më flagrantia ishte ditën e djeshme në Shoqatën Rajonale të Lezhës, e cila edhe pse nuk figuron e rregjisturar në Gjykatë, u mblodh për të zgjedhur delegatët për Asamblenë Zgjedhore.
Përveçse në manipulim të plotë, delegatët e Lezhës janë dhe në një konflikt të pastër interesi.
Nga zgjedhjet fars të Lezhës, delegatë u zgjodhën gjithë pjestarët e skuadrës së Laçit.
Ata janë, Dario Pali menaxher i ekipit të Laçit.
Klevis Hima, zv.trajner i skuadrës së Laçit.
Kleo Laska, djali i presidentit të skuadrës së Laçit.
Një konflikt i pastër intresi që tregon se gjithçka ka qenë e paracaktuar dhe për ta bërë më të bukur gjithë trukimin e përgatitur nga Armando Duka, ishte propozimi si kandidat për president të Sulejman Starovës. (TemA)