“Toyota Yaris”, Basha flet pas dëshmisë në SPAK: Çështja s’është mbyllur, deklarata ime u bë indicie për hetimin

10 Shkurt 2022, 19:16Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha ka bërë një prononcim për mediat pas dëshmisë ne SPAK

Nuk mund të ketë një Shqipëri të drejtë të zhvilluar me mundësi  për të rinjtë pa luftuar lidhjet e politikës me krimin.

Ju ne dini denoncimin tim ka qenë publik në Kuvend dhe është indicie e procesit hetimor që ka nisur. I qëndroj  gjithçkaje që kam deklaruar në parlament.

E dinim dhe ua kam pohuar se çështja nuk  është mbyllur. Kemi të bëjmë me një realitet që shpresoj shumë se është i ndryshëm  nga ai  që u pyeta më parë. dua të rsëris mbështetjen ne PD jo vetëm për këtë hetim por edhe për punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH dhe të mos harrojnë kurrë se s’kanë shef tjetër përveç ligjeve”, tha Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje