Blinken: Treg i përbashkët i energjisë, Shqipëria dhe Kosova kanë rritur prodhimin

11 Shkurt 2022, 09:43Ekonomia TEMA

“Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar një treg të përbashkët të energjisë elektrike. Prodhimi i energjisë së rinovueshme është rritur dhe vendet në të gjithë rajonin tani po diversifikojnë mënyrën sesi e marrin energjinë e tyre”.

Ka qenë kjo deklarata e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë një takimi më përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe komisionerin Evropian për Energjinë, Kadri Simson.

Kjo në kuadër të një takimi ministror të Këshillit të Energjisë SHBA-BE.

Sipas Blinken-it, askund tjetër nuk mund të shihet më mirë fuqia e bashkëpunimit Amerikë – Union se sa në Ballkanin Perëndimor.

“Për vite me radhë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur përpjekjet për lidhjen e rrjeteve energjetike të Ballkanit Perëndimor me ato të Bashkimit Evropian”, deklaroi sekretari amerikan, duke shtuar se kjo u bë “për të përshpejtuar tranzicionin larg qymyrit dhe lëndëve djegëse të tjera fosile”.

Ai ravijëzoi se, në të njëjtën kohë, BE-ja ka ofruar grante dhe investime për të ndihmuar në zhvillimin e rrjeteve energjetike të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë së fundmi Planin e Veprimit të Agjendës së Gjelbër.

“Ne, pas këtyre përpjekjeve, kemi parë ndryshim në shtetet si Kosova dhe Shqipëria”, u shpreh Blinken.

Përveç sigurisë energjetike dhe promovimit të diversifikimit të energjisë, Këshilli diskutoi urgjencën e veprimit për të trajtuar situatën e furnizimit me gaz në Evropë dhe për të siguruar furnizimin në Ukrainë.

Sa i përket krizës që ka kapluar këtë të fundit, Borrell dhe Blinken përsëritën vendosmërinë e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për të dhënë një përgjigje të bashkuar ndaj kërcënimeve të Rusisë.

“Çështjet e energjisë janë qendrore sepse Rusia nuk heziton të përdorë furnizimet e saj të rëndësishme energjetike në Evropë si një levë për përfitime gjeopolitike”, tha Borrell në një konferencë shtypi pas takimit.

Të dyja palët theksuan do të vazhdojnë angazhimin e tyre diplomatik në formate të ndryshme.

1 komente në “Blinken: Treg i përbashkët i energjisë, Shqipëria dhe Kosova kanë rritur prodhimin”

  1. Lek Bib Noci says:

    Ose Blinken eshte nj RROCKE ,ose kosova dhe shqypnia jane vende te rendesishme ne arenen boterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje