Nga Shkodra Sali Berisha hodhi akuza të tjera ndaj Lulzim Bashës teksa prezantoi Bardh Spahinë si kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në zgjedhjet lokale.
Së fundmi Partia Demokratike ka reaguar pas takimit elektoral të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se ai në Shkodër shfaqi aleancën e non gratave.
PD thekson se nuk u tha asnjë fjalë për Tom Doshin dhe u shpalos vrerë e mllef ndaj demokratëve të ndershëm.
Deklarata e PD:
Aleanca e non gratave u shfaq edhe në Shkodër. Asnjë fjalë për Tom Doshin, vrerë e mllef ndaj demokratëve të ndershëm që qëndrojnë sot kryelartë para çdo shkodrani e shqiptari, që as nuk kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe as nuk i kanë mashtruar si ata që rrethojnë non gratën. Mashtrimet nuk e shpëtojnë dot.
Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e non grates dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike, për hallet dhe interesat e tyre. Demokratët e ndershëm shkodranë nuk mund të pranojnë të poshtërohen me kandidatë të LSI-së, që t’i përdorin më pas për pazarin e rradhës me Edi Ramën, siç bëri në 2013-ën.
Demokratët nuk do të kthehen kurrë në shërbëtorë të aleancës së non gratave. Ata dhe çdo shqiptar e di se çdo votë për Berishën dhe Metën mban Ramën, çdo votë për Ramën mban Berishën dhe Metën.
Si foltorja si qenefi-PD te njejtin “mall” kane,kjo dihet por ajo qe qudit JO vetem shqiptaret eshte se si keto dy grupe bejne lufte mes vete se kush shan Edi Ramen me shum dhe me keq qe ti fitojne zemrat e demokrateve me te cilet duan ta fitojne pushtetin, nderkohe qe nuk kane asnje program ose nga ngutia per ta sha Ramen dhe akuzuar njani tjetrin nuk kan kohe per te ber program, andaj quditem se si ka shqiptar qe do ta hudhin voten e tyre per keta njerez te cilet dikur ishin bashkkryetar te PD-s dhe krimet i banin bashk,kan vrar edhe bashkepunetoret me te afert per te mbetur te vetem ne komande dhe tash nga pamundesia ta vrasin njani tjetrin shajne te tjeret,ne Shkoder krahasojne Doshin me kriminel te shpallur non grata,Ku dihet se Doshi kurre ska vrar njeri per dallim nga berisha e basha, prandaj nese ne Shkoder ka mbetur nje pike moral ti thirrin mendjes shkodranet dhe ti lane kriminelet non grata e shqupistat me gishta ne goje, se paku pushtet mos u jepni sepse mjaft ju kan shkaterruar edhe pa pushtet,denojini me voten qytetare sepse jeta vazhdon edhe pa ta, bile edhe me mire.