Zbardhen detajet e para nga ekzekutimi i punonjësit të ujësjellësit në Shkodër

13 Shkurt 2022, 20:13Kronika TEMA

Prekë Tonaj 47 vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Policia teksa ka dhënë detaje mbi ngjarjen njofton se Tonaj është qëlluar në një lokal.

Më datë 13.02.2022, rreth orës  19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër“, thotë policia.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

2 komente në “Zbardhen detajet e para nga ekzekutimi i punonjësit të ujësjellësit në Shkodër”

  1. Fshatari says:

    Vetem detaje nuk ka ketu, or lum miku!
    Ka shume arme pa leje, qe mbahen nga qytetaret shqiptare.
    Qeveria duhet te beje thirrje per dorezimin e ketyre armeve dhe ne rastet, kur nuk dorezohen armet dhe kapen ne kryerje krimi, te kete ndeshkime serioze.
    Shqiptaret po vrasin njeritjetrin! Kjo eshte nje plage, qe mund te sherohet vetem nga shteti me ligje dhe norma ligjore rigoroze.

  2. lexuesi says:

    Detajet e para ku jane ore gazetaruc amator te kazanit mediatik ku keni penetruar edhe tek kjo gazete.Detai i pare :PT ishte 47 vjeç!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje