Pas marrjes së dëshmisë së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prokurorët belgë kanë zbarkuar sërish në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Sipas informacioneve, ata do të marrin në pyetje tashmë personat e tjerë – që mund të jenë të përfshirë në çështjen e “Toyota Yaris”.
Hetuesit do të pyesin familjarë dhe miq të personave të vënë nën akuzë.
Ata ndodhën në Shqipëri prej 3 ditësh dhe do të vijojnë të qëndrojnë deri në përfundim të hetimit.
Më 10 shkurt – pas 2 orësh në SPAK – Basha deklaroi se në Belgjikë akoma po hetohet, ndryshe nga këtu që është mbyllur.
“Paratë e konfiskuara mbeten të konfiskuara. Hetimi në Belgjikë vazhdon dhe ata janë të angazhuar ta dërgojnë deri në fund. Në këtë kuadër, do të bashkëpunoj me drejtësinë belge dhe të çdo vendi partner në luftën ndaj korrupsionit”, ravijëzoi ai.
Dëshmia e Bashës të enjten ishte e dyta radhazi.
Kjo çështje u bë publike nga kreu i selisë blu, i cili akuzoi kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, si të përfshirë në marrjen e miliona eurove.
Nga foltorja e Kuvendit, Basha deklaroi se në Shqipëri do të vinin 5 milionë euro.
Tre ditë pas deklaratës së tij – në Durrës u kapën dy makina “Toyota Yaris” me disa miliona euro brenda tyre.
Deklarata e tij ndryshoi itinerarin, pasi makinat që supozoheshin të niseshin nga porti i Ankonës, devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit drejt Durrësit.
Balla e fitoi edhe gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.
Sa u përket hetimeve, Gjykata e Tiranës më 19 tetor ka dënuar me një vit e gjashtë muaj burg Ervis Vladin.
Kjo për sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në dy mjetet tip “Toyota Yaris”.
Këto të fundit kishin mbërritur në Portin e Durrësit nga Belgjika.
Vladi ishte një ndër gjashtë personat, të cilët u hetuan për këtë çështje.
Fillimisht të gjithë u hetuan për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.
Por, Gjykata e ka dënuar Vladin, duke e shpallur dhe fajtor për veprën penale “mosdeklarim të ardhurash në kufi ose sendeve me vlerë”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të dënohet me vetëm një vit burg.
Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me dy vjet e katër muaj heqje lirie.
Në qershor të vitit 2018, policia gjeti dhe sekuestroi dy makinat, ku u gjend dhe shuma e parave.
Tre ditë pas deklaratës së Bashës – në Durrës u kapën dy makina “Toyota Yaris” me disa miliona euro brenda tyre.
3 persona u arrestuan, dy shoferët dhe administratori i kompanisë që transportoi makinat.
Fillimisht, hetimet nisën nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ajo arrestoi dhe nxori masa sigurie për gjashtë persona si të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.
Por, më pas, Prokuroria shpalli moskompetencë dhe e kaloi dosjen në Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit vlerësoi se nuk qëndronte akuza e mosdeklarimit të të hollave në kufij për të gjithë personat
Ngjaria:
Cunat e “mencur”, mbeshtetes te pd-se, prokuroret “gjeni” dhe shoku(tradhetari) i taulant balles, menduan si t’ja fusnin taulantit… dhe gjeten menyren???
I fituar ngo kjo ceshtje, doli ai cuni qe mori(vodhi) 1.5 milon euro.
-Leket ishin te taulantit sipas prentimeve qe i kishin dhene
-Idea ishte e gjenive, per shkak te vetingut
-Realizimi i planit, ishte kryesia pd???
Ne te gjithe boten, partite qeverrisese dhe opozita bashkepunojne kur behet fjale per trafikimin e drograve, keta ketu bashkepunojne me ta fut.
Sidoqofte, kemi nje strukture qe ka per detyre “mbrojtjen” e te ardhurave qe vine nga jashte, por partitizmi nganjeher ndikon edhe tek kjo strukture.
Kjo eshte e verteta e ngjarjes tojota yaris
Me sa kam degjuar kjo ceshtje eshte hetuar dhe nga prokuroret tane dhe arestuan nje…… shofer.Nje pyetje kam .Po mire keta prokuroret tane nuk turperohen fare,po fare nga koleget e tyre Belg qe nuk dinin te hetonin dhe i lane jetim 3,4 milion euro?Kaq te pafytyre jane qe rine si muti para kolegeve te tyre belg?Dhe themi pastaj qe kemi SPAK ,nje mut kemi.Kemi ca ordinere qe marin roge dhe kaq