U shtir si punonjës fondacioni dhe mashtroi 65-vjeçarin për t’i marrë kredi, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim

12 Shkurt 2022, 09:39Kronika TEMA

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 23-vjeçar të shpallur në kërkim pasi kishte mashtruar një 65-vjeçar nga Elbasani, duke i kërkuar një shumë parash.

Në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, të cilët janë arrestuar nga Policia, u prezantua si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi.

Për 23-vjeçarin me iniciale R. K., nga Lushnja, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, kishte caktuar në datën 2 shkurt  masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.

Ndërkohë në prangat e Policisë kanë rënë edhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim ëpr prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe kultivim të bimëve narkotike.

1 komente në “U shtir si punonjës fondacioni dhe mashtroi 65-vjeçarin për t’i marrë kredi, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim”

  1. Taulant says:

    Po cfare lidhje kane 2 personat e tjere te arestuar me subjektin e titullit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje