“Isha në ngjarje po nuk e vrava unë”, 20-vjeçari shqiptar do të tregojë emrat para policëve grekë

11 Shkurt 2022, 20:10Kronika TEMA

Roxhers Demirazi, 20-vjeçari shqiptar që ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke si një nga personat e dyshuar të përshirë në vrasjen e 19-vjeçarit grek Alqis para më shumë se 1 jave në Selanik.

20-vjeçari i cili ishte arratisur drejt Shqipërisë, u dorëzua të enjten në Policinë e Korçës dhe më pas iu dorëzua autoriteteve greke nga pala shqiptare.

Sipas “Protothema”, ai ka deklaruar se do të tregojë emrat personave që goditën për vdekjen adoleshentin me sende të mprehta.

“Klienti im nuk është përfshirë në asnjë lloj rrahje. Ai e ka parë kush e solli kosën e barit dhe kur kanë filluar goditjet. Ai do t’i tregojë emrat. Është një rast tragjik. Ngjarja është e pajustifikuar. Ai është i dëshpëruar dhe më pyeti nëse ua kam përcjellë ngushëllimet prindërve të Alqit”, tha avokati i Roxhers Demirazi.

“Isha në makinë në sediljen e pasme. Nuk kam marrë asnjë send me vete, nuk godita askënd. Thjesht ndoqa disa njerëz”, i tregoi avokatit 20-vjeçari.

19-vjeçari Alqis u vra nga një grup huligan tifozësh. Ai u godit me kose bari dhe humbi jetën. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar reagim të fortë publik në Greqi, ndërsa Kryeministri Mitsotakis është angazhuar për të ashpërsuar ligjet ndaj tifozërive huligane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje