Nga Leka Bungo
Biciklisti fryu komardaren dhe e futi ne legenin me uje per te pare se ku ishte shpuar. Pas pak e nxori dhe e rrotulloj nder duar .Pervec vrimes se re komardarja kish dhjetra pulla, njeren me te madhe se tjetra .
Rrudhi buzet dhe iu kthye te zotit :
-Xhaje… kjo s’baa mo pulla. Po s’i nderrove komardaren, kjo biçiklete vetem SHTREMET KA PER T’HEC
Mund te shkruaja gjate per gjendjen ne te cilen ndodhet Radio Televizioni Publik Shqipetar , por nuk dua te perseris ato qe jane shkruar rendom kohet e fundit .
Gjigandi i dikurshem mediatik , R.T.SH-ja , prej vitesh ka ngecur ne rere dhe nuk mund te levize .
Sot ai i shembellen me shume nje Lope qe pasi i kane mjele qumeshtin , i kane ngrene edhe ci…
Ndryshe nga ndonje Gazetar i cili pasi merr honoraret ( Madje edhe ato qe nuk i takojne ) ulet ne kompiuter dhe shkruan me superlativa per “Revolucionin” qe ka bere R.T.Sh-ja , do te perpiqem t’u bej te shihni ca te verteta qe fshihen pas Ekranit te vogel .
Te verteta qe e kane “ftohur” Teleshikuesin Shqipetar, ate qe i mbane frymen gjalle , me Ekranin qe dikur e donin aq shume .
Aktualisht Radio Televizioni Shqipetar se bashku me Qendrat Audiovizive te rretheve ka afer njemije e njeqind punonjes .
Ne kundershtim te hapur me Ligjin , nje pjese e tyre punojne ilegalisht në Televizione private !!!
Mekanizmi per te kontrolluar shfrytezimin e kohes se punes mungon dhe kjo le shteg per abuzime . Kesisoj , paga e larte dhe frika se mund ta humbasin i ka shndrruar ne “ sherbetore “te privatit sa qe shpesh “harrojne” se punojne edhe ne R.T.Sh .
Zakonisht kujtohen diten e rrogave , kur kane problem shendetesore ose kur u duhet te pergatisin dokumentat per pension .
Dikush mund te pyes , sa jane keta .
Sikur t’u shtohen edhe te tjeret me poshte, nuk jane pak .
Ne ndryshim nga punonjesit e Administrates te cilet edhe mund te “fshihen “ neper zyra , Gazetaret , Moderatoret , Skenaristet , Operatoret ,
Montazhieret , Grafistet , Regjisoret , Skenografet , Folesit e shume krijues te tjere nuk mund t’i “ fshihen “ per asnje
çast syrit te Teleshikuesit . Perkundrazi .
Gjate njezet e kater oreve jane perballe tyre , ne Ekranin e vogel .
Mirepo atij qe mbane ne dore telekomanden dhe shtyp butonin per te nderruar stacionin nga qe nuk i pelqen programi , nuk i shkon ndermend se Gazetari , Folesi , Moderatori , Regjisori , ose autoret e Programit qe si “pelqeu ‘”,nuk e ka FITUAR vendin e punes por ia kane “ DHENE “.
Me fjale te tjera nuk jane punesuar nepermjet KONKURSEVE , te cilet do te gjykonin realisht per vlerat e tyre , pra jane emeruar ne kundershtim me Ligjin .
Dhe keta nuk jane pak .
Neqoftese do t’u shtohen edhe …
Nje nga dukurite e trasheguara nga regjimi komunist eshte Nepotizmi i cili
gjallon sot e kesaj dite .
Dhe per sa kohe nje fenomen i tille“pushton”
Institucionet krijuese , ai behet edhe me I frikeshem .
Nen sqetullat e Gjigandit mediatik jane strehuar dhjetra , niper , mbesa , kuneter ,baxhanake , krushq e te tjere kesisoj .
Dhe per hire te se vertetes, keta e kane me te lehte per te shkarkuar nga posti ate qe merr “guximin “ te propozoje largimi e tyre nga R.T.SH-ja .
Kjo eshte nje arsye me shume qe ndikon ne cilesine e Produktit mediatik edhe
artistik .
Ndryshimet e bera nder vite ne Strukturen organizative dhe Programore kane sjelle pasoja qe kane ndikuar negativisht ne nivelin profesional te asaj cka transmetohet ne Ekranin e vogel .
Megjithate “ gazetari entuziast “ qe cituam me lart, mendon ndryshe .
Ai shkruan se NDRYSHIMET kane sjelle nje “ ere te re ” ne R.T.SH. dhe kane sherbyer ne realizimin me sukses te “Revolucionit Mediatik “ i cili ka nisur shume vite me pare .
Ne te vertete sipas ,gjykimit tone ka ndodhur e kunderta .
Nderkohe kur Prodhimi eshte ne niveletminimale , R.T.SH-ja se bashku me Qendrat Audiovizive te rretheve trasmetojne ne 16 Kanale , nga 2 kanale qe ishin me pare .
Kjo eshte arsyeja qe Ekrani i Televizionit Publik eshte i varur teresisht nga Arkiva dhe qe mund ta quash pa frike te cilin “ Ark-Tv”.
Kjo eshte arsyeja qe e detyron ate te transmetoje gjate nje mbremjeje te njejtin
film apo Program artistik ne pese apo gjashte kanale .
Me fjale te tjera nuk ka asnje ndryshim nga nje guzhine e cila duhet te pergatise ushqim per gjashtembedhjete tavolina nderkohe qe eshte “ Furnizuar “ vetem per kater te tilla .
Ky eshte edhe momenti kur duket sikur Ekrani dhe Teleshikuesi TALLIN njeri tjetrin .
Se fundmi me lejoni te sjell ne vemendje se Greqia ka gjithesej TRE kanale te Televizionit Publik , dy nga te cilet jane lokal, Gjermania ka TRE, Kroacia DY ndersa Shqiperia GJASHTEMBEDHJETE!!!
Sot Radio Televizioni Publik Shqipetar nuk ka Drejtori Programacioni.
Kjo eshte nje arsye tjeter qe Programet eKanaleve te ndryshme behen lemsh.
Sot Radio Televizioni Publik Shqipetar nuk ka asnje Departament per Programet e femijeve !!!
Te vegjlit jane te “ denuar “ te shohin vetem filma te huaj Multiplikative .
Ne fund te fundit ata nuk arrijne te kuptojne se Programet artistike tekrijuara enkas per ta u sjellin vetem atyre kenaqesi , ndersa filmat e huaj te cilet blihen me TENDERA, u sjellin me shume kenaqesi te rriturve .
Sot ne Radio Televizionin Publik Shqipetar nuk ka as Sektor per prodhimin e filmave televiziv dhe as Departament per prodhimin Spektakleve artistike!!!
Jane eliminuar!!!
Edhe drejtori artistik, i cili per dyzet vjet me rradhe ka udhehequr programet dhe Spektaklet e ndryshme artistike eshte fshire prej vitesh nga organika e RTSH-se.
Permenda NDRYSHIMET e mesiperme qe te mos duket e pa besueshme se Televizioni Publik Shqipetar , ndryshe nga Televizionet e qyteteve me te humbura te vendit ,“Feston”pese vjetorin qe nuk ka prodhuar
ASNJE SPEKTAKEL TE PERHERESHEM ARTISTIK.
ASNJE !!!
Emigrimi i emrave ……
Neqoftese vite me pare ishte veshtire te “Dilje “ne ekranin e vogel te R.T.SH-se , jo vetem per arsye biografike , sot eshte nje nga gjerat me te “ Lehta”. Madje nganjehere te luten edhe kur jane te vetedijeshem qe “ s’ben “ per ate pune .
Emerimet nepotike , pagat e ulta dhe shperblimet qesharake krahasuar me T.V. private , kane nxitur “Emigracionin” e njerzeve te zot.
R.T.SH-ja, “Materniteti “ ku linden talented si Ferdinand Deda , Agron Cobani , Alfons Gurashi , Blendi Fevziu, Rudina Xhunga, Albertt Minga , Stefan Gajo ,Vera Grabocka, Pali Kuke , Adi Krasta , Eni Vasili e dhjetra , dhjetra te tjere , sot i ngjane “ Hotelit “ me njemije e njeqint shtreter , ku shumica e klienteve flene gjume duke pritur te qete pensionin.
Ne nje nga veprat e tij Kadareja nder te tjera shkruan :”…Lufta ndermjet te Afteve dhe te Paafteve eshte nga me te egrat dhe ne nje lufte te tille , ata qe fitojne , zakonisht jane te Pa aftet .”
Kjo sentence e gjeniut te letrave shqipe qe lindi ne regjimin e kaluar , vijon te” Flase “ edhe sot .
Kesisoj lind pyetja :
Cfar duhet te beje R.T.SH-ja kur numuri i tyre nuk eshte i pakte ?!
Neqoftese Ekipi i ri qe ka ardhur ne krye te Radio Televizionit Publik Shqipetar do te mbaje shprese tek pullat qe mund t’i vere komardares …
“ BICIKLETA KA PER TE HEC VETEM SHTREMET “
Atehere cila eshte ZGJIDHJA …?
Sipas gjykimit tone , nje nga zgjidhjet mund te ishte edhe propozimi qe perben subjektin e LETRES …
Presidentit te Republikes
Kryetarit te Kuvendit te Shqiperise
Kryeministrit
Deputeteve te Kuvendit te Shqiperise
Te nderuar
Neqoftese do t’i hidhnit nje sy argumentave ne shkrimin e me siperm , do ta kuptonit motivin per te cilin u drejtohem me anen e kesaj letre .
Per me shume se nje gjysem shekulli kam qene nje nga bashkepunetoret me te afert te Radio Televizionit Publik Shqipetar .
Nisur nga kjo , por me teper nga deshira per ta shnderruar ne nje nga Ekranet me te dashura per teleshikuesin , do t’i propozoja Kuvendit te Shqiperise te miratoje nje Ligj i cili do te bente te mundur MBYLLJEN e tij per TRE muaj .
( Une do ta konsideroja HAPJE , sepse ne gjendjen ku ndodhet , gjithemone sipas meje , ngjane me shume i “Mbyllur.” )
Nje ide e tille nuk eshte vetem e jona .
Pak vite me pare ajo eshte implementuar ne Radio Televizionin Publik Grek dhe ate Spanjoll
Pergjate tre muajve punonjesit e kaluar ne asistence sociale do te duhet te rrine ne pritje te KONKURSEVE per t’u rikthyer ne vendet e tyre te punes .
Kjo kohe do te sherbente per krijimin e KOMISJONEVE dhe pergatitjen e KONKURSEVE
ne fushen e Gazetarise , Teknikes ,Krijimtarise artistike dhe Administrates .
Maxhoranca e KOMISJONEVE qe do te gjykoje ATA qe duhet te rikthehen dhe ATA qe mbeten jashte , sipas gjykimit tone , duhet te jete e perbere nga specialiste te HUAJ .
Dhe ne mbyllje , neqoftese do t’i vihen serish PULLA komardares ,bicikleta… “ …ka per t’hec vetem shtremet “.
Me konsiderate
Leka Bungo
Saktë, le të jetë një revolucion shëmbullor që të heqë këmben zvarrë edhe për shumë fusha të tjera ,sidomos në institucionet publike të cilat jane plot me të pa afte dhe miq ,nipër mbesa ,militantë që e kanë lënë biçikletën në diskun metalik
Te drejte ke mor Leke por keta as qe e paskan ne plan me prodhu e me bo programet qe thu ti.
Keta te Digitalbit e Topit nuk mbajten dot as at qe i la gati Tani shkret e jo me te bejne cudira ne Tvsh. Ma shif pak Topin si o bo vrima vrima. Digitalbi me zi akoma.
Mbyllja me duket nje ide pa vend. Se pari Leka Bungo do te duket sikur po sjell nje zgjidhje nderkohe qe thjeshte po e mbyll tv. Ndoshta supozohet qe te jete ai vete qe do te drejtoje mbylljen dhe pastaj hapjen por ky do te ishte nje gabim edhe me i rende. Leken lereni tek rakia . Se dyti televizioni ka dy ceshtje themelore; parate dhe drejtimin. Pra nuk ka nevoje te mbyllet, por zgjidhni me konkurs nje figure te vetme qe duhet te marre persiper drejtimin me nje platforme te caktuar e cila duhet te parashikoje rritjen progresive ne kohe (pra jo menjehere) me njerez dhe buxhet. Nje figure profesioniste mund ta ngreje mjaft nivelin. Kur u hap Agon Channel e nisi nga hici me nje figure perno (qendrore) Alessio Vinci. Ai zgjodhi nje nga nje, ne fillim pese e me pas dhjete e me pas 15 figura te tjera te televizionit (cavalli di bataglia) qe krijuan secili rreth tyre vorbulla te tjera zhvillimi etj etj. Dhe une pyes perse ose cfare lidhje ka te mbyllesh televizionin per ta rihapur pas tre muajve? Nga ana tjeter duhet thene qe RTSH nuk eshte dhe aq keq, pasi ka ndertuar nje baze te jashtezakonshme me 16 kanale. Nje drejtues i mire do ta rafinonte shume mire kete televizion. Shpresat jane te medha sidomos duke patur parasysh qe buxheti nuk mungon dhe as resurset umane pasi ka ne dispozicion dyfishin e profesionisteve te Top Channel. Sa per Leka Bungon me duket me i pershtatshem te shkruaje manualin per te kunderten e ndertimit te nje tv, ate si ta shkaterrosh shpejte dhe me efikasitet, brenda tre muajve.
O Asd, agon channel mos ishte ai i Bexhetit qe mori ata gazetaret me nga 12 mije euro ne muaj me ne krye LUbonjen? Ja fut kot dhe ti. Une ate Leken nuk e njohe, por mbase pi dhe raki si thote njeri me larte, por te vetmin gabim qe ka bere ne te shkruar eshte se i eshte drejtuar presidentit te republikes, kur ne Shqiperi nuk egziston fare; eshte njeri qe merr rrogen per president. Mbyllja eshte me e mira, sepse do te hapet shpejte. Reformat i provuam me SPAK-un dhe ketu e 31 vjet do te shkojne po kaq : “Lume kush te rroje , ta shohe zonje” por e ka pasur per shekullin e XXIII-te.
Je ne vete?! Nuk mbyllet TV publik me nje leter te humoristit Leka Bungo…! Dhe pastaj reforma qe gjoja u benka per 3 muaj, me pranine e nderkombetareve… Ik o Bungo, ha ate pension e mos i ver kazmen RTSH dhe stafit te saj. Thirrini mendjes o vendimmarres! Largoni Bungon si te paafte dhe vendosni njerez teknike qe e njohin televizionin dhe kane vullnetin ta ruajne dhe zhvillojne RTSH! Mos e beni cdo gje private, ne dore te nje grushti njerezish qe vetem pasurohen si te pangopur!
Me siguri o Leka tyvte paguan Frangaj qe te thuash keto gjera.Se nuk ju pelqen qe tvsh jep programe falas e doni ti shisni me pagese ju cdo gje.Nuk ju pelqeu qe tvsh jep ndeshje futbolli falas mor qena .Dhe ti je nje maskara.
Pasi e shtrydhi si limonin ne sup, Zoti Leka Bungo jep direktiva. Leka Bungo kontribuoi ne vdekjen e ketij Televizioni, tani do ti beje dhe funeralin.
Hajde “LEKA i MADH”,hajde ?!!!
Fatkeqësia eshte qe institucionet tek ne jane kthyer ne vatra te votës se partive.Po te shohësh me synimin kritik ,1100 vete punonjës sot kur dikur gumezhinte puna dhe pergjesia behej me 300 vete.Sigurishte per pagat sot per1100 as munde te mendohet per prodhime sepse nuk ngelet atdhe nje kacidhe per prodhim dhe organizim koncertesh dhe emisione te cilësisë se larte.Madje dhe te nivelit mesatar.Edhe kështu ai televizion shikohet vetem nga rrethet po dhe ne Tirane nga ata qe nuk blejnë transmetimet e televizioneve privat,te cilat edhe ato nga dita ne dite po degradon dhe te merre malli per te dëgjuar nga njerez te afte dhe te përgatitur qe te shprehen realisht per shqiprin.Gjithe kund sheh po te njejtit njerez po ato analiste te bajatosur dhe te ndare ne parti ,ku te zzes i thone te bardhe ,simbas interesit te xhepit dhe jo te realitetit.ZBunga ka shprehur gjendjen faktike ,por nuk e ngre me force meritokracin qe shume flitet dhe asgjë s’behet.Kjo se ndjenja e pergjegjesis eshte xero.Po te kërkohet e re funksionoj llogaridhënia qe nga maja e deri poshtë do kishte natyre tjeter demokracia edhe tek ne ,meqenëse keto nuk ekziston do dominoj sic tha i madhi Agolli SHKERDHATOKRACIA.
Ne fakt fatkeqsi eshte kur ne krye te institucioneve shteterore emrohen debila, humorite si puna e ketij lekes, qe i duket vehtja si me i miri. Shoku leka kerkon te mbylle tv shteterore, e perse, sepse sipas tij duhet ndertuar nje i ri, taman ceku i bardhe i berishes. Po ky shok nuk ka faj fare se keshtu me sa duket e ka kaluar jeten e se fundi kerkon te shkaterroje nje institucion kaq te renesishem kombetare. O zot edhe sa kohe populli shqiptare do te vazhdoje te besoje njerez te tille pa dinjitet e vizion. Jo shoku leka nuk do te kete me “cek te bardhe” jo ne tv por askund, as ne ekonomi. Ai ceku i bardhe e coj shqiperine ne ’92, ’96, ’97, ’98, etj., etj. Jo, jo me kurre.