Shqiptarët në Evropë: Nedim Bajrami asist, Sahiti gol…

14 Shkurt 2022, 10:26Sport TEMA
Shqiptarët në Evropë: Nedim Bajrami asist, Sahiti gol…

Bajrami ishte ndër më të vlerësuarit ndër futbollistët e Empolit, me notën 7, bashkë me Pinamontin, autorin e golit.

Për Bajramin ishte asisti i katërt në këtë sezon në Serinë A, pa harruar faktin e rëndësishëm që ka mundur ta dërgojë gjashtë herë topin në rrjetë. Mesfushori kuqezi u zëvendësua në fundin e sfidës nga Verre.

Gjen rrugën e rrjetës edhe Emir Sahiti në Kroaci. Ish-sulmuesi i Shpresës së Shqipërisë realizoi golin e parë në fitoren 3-1 të Hajdukut të Splitit ndaj Slaven Belupos. 23-vjeçari e zhbllokoi takimin që në minutën e 13-të, i shërbyer nga Kalinic. Grgic dhe Livaja ishin autorët e dy golave të tjerë për vendësit, ndërsa për Slaven Belupon golin e vetëm e shënoi Zapata. Për Emir Sahitin ishte goli i katërt në elitën e futbollit kroat në këtë sezon.

Në Bundesligën 2 në Gjermani, në radhët e Schalkes spikati sulmuesi dardan, Bledni i Idrzizi, që shënoi në minutën e 42-të golin e vetëm të skuadrës së tij. Gjithsesi ky finalizim nuk i vlejti Schalkes, pasi pësoi dy gola në pjesën e dytë nga Narey dhe Hennings.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje