VIDEO: Sokol Cikalleshi futet nga stoli dhe realizon një perlë

13 Shkurt 2022, 19:32Sport TEMA

Sokol Cikalleshi realizoi një gol spektakolar në kampionatin turk këtë të diel, në sfidën mes skuadrës së vendit të parë dhe të vendit të dytë.

Edhe pse goli i tij nuk mjaftoi për t’i dhënë qoftë edhe një pikë skuadrës së tij Konyaspor, në përballjen me Tranbzonspor, ishte pa diskutim goli i javës në Turqi.

Pasi u fut si zëvendësues në mesin e pjesë së dytë, sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi një gol vërtet të mahnitshëm, kur 7 minuta nga fundi, mori një top në hyrje të zonës dhe pas një rrotullimi të shpejtë lëshoi një goditje perfekte, të pakshme për portierin kundërshtar.

Ky është goli i pestë këtë sezon për Cikalleshin në kampionatin turk.

Pas fitores së Trabzonspor 2-1, skuadra e tij renditet në vend të dytë, me 48 pikë nga 24 takime të luajtura, ndërsa Trabzonspor kryeson tashmë me 12 pikë më shumë, edhe pse ka një ndeshje më tepër.

2 komente në “VIDEO: Sokol Cikalleshi futet nga stoli dhe realizon një perlë”

  1. emigranti says:

    Gol shumë i bukur.Me ka pëlqyer gjithmonë Cikalleshi,por këtu “nuk është”ai, në fanellën e tij shkruhet Mahmood.”dum babën”thërrisnin kavajsit e Haxhi Qamilit.Paska shku në fis më duket.

    1. tifozi says:

      emigranti-Mahmood eshte emri i sponsorit teskuadres se Cikalleshit dhe jo emri i tij. Degjohet shume qarte se si komentatori permend emrin e tij te plote kur thote: “Sokol Cikalleshi super gol”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje