“Lefter Koka nuk është koka”, Tabaku zbulon shkresën e SPAK për incineratorët: Nën hetim disa persona

15 Shkurt 2022, 22:25Politika TEMA

“Lefter Koka nuk është përgjegjësi i vetëm për skemën e inceneratorit të Elbasanit ”, kështu është shprehur në emisionin “Log.” në ABC,, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, lidhur me aferën korruptive që po hetohet nga SPAK.

Ajo ka deklaruar se nga SPAK ka marrë një shkresë zyrtare që ka disa persona të tjerër nën hetim. Megjithëse SPAK nuk ka pohuar se ka zyrtarë të lartë nën hetim, Jorida Tabaku ka akuzuar Arben Ahametajn si të përfshirë në aferën korruptive të inceneratorit të Elbasanit.

“Nuk është vetëm Lefter Koka përgjegjës. SPAK më ka sjellë shkresë zyrtare që janë nën hetim persona të tjerë. Se Presidenti i çoi një letër nëse ka persona nën hetim në qeverinë e re, Spak tha që jo nuk ka. Ne kemi zv.kryeministrin që sot për ne ka qenë ministri përgjegjës. Vlera është për të hedhur dritë për persona të tjerë. Ne nuk kemi metoda speciale”

A po përdoret politikisht Komisioni Hetimor?

“Si sot një vit kisha një interpelancë me Damian Gjiknurin. Ka qenë një nismë para 4 vitesh dhe shumë njerëz thonin se nuk ka asgjë. Atë dosje e kemi analizuar dhe ka nevojë për të hedhur dritë në këtë aferë. Kjo do i shërbeje SPAK. Se vepruan me Lefter Kokën por nuk është i vetmi se kemi dorëzuar padi se është grup i strukturuar kriminal dhe përfshihen më shumë s e5 persona. Ka shumë gjëra për tu investiguar për Elbasanin.

Nuk mundet Lefter Koka i vetëm të kryej 17 procedura brenda një dite. Firmosja me 16 faqe dhe të gjithë procedurat kanë ndodhur për 8 orë dhe nuk e bën dot Lefter Koka. Avokati i Shtetit i ka thënë që kontratat janë gabim. Edhe APP ka mbajtur qëndrim dhe duhet të ishte procedurë e hapur kombëtare. Ajo zonjë nuk kishte asnjë lek në llogari. Nuk ka asnjë aset tjetër. Ajo ka lënë planin e biznesit.” tha Tabaku.

6 komente në ““Lefter Koka nuk është koka”, Tabaku zbulon shkresën e SPAK për incineratorët: Nën hetim disa persona”

  1. BALONA TABAKU HAAA says:

    Balona TABAKE nuk po bene opoziten por po luane rolin e prokurorit
    A i denancove ne SPAK tani heshte leri te punojne ndryshe po ngaterone politiken me drejtesin sic ka bere PD per 30 vjet e sot eshte e shkateruar nuk ka shance te fitoje.

  2. Tabakhonia says:

    He ,qerratucke,me duket se qenke me perioda.

  3. Arjan says:

    Cfare eshte kjo lloj drejtesie leshi qe kerkojme nese SPAK i dergon informacion me leter nje deputeti per ecurine e hetimeve, kush hetohet e sa veta jane ne hetim? Ca eshte kjo transparence idiote kur ne fakt prokuroria e cilit do nivel te jete sekretin e saj profesional e ka per vete per te cuar gjerat deri ne fund? Apo gjasme nen masken e transparences behen pislleqe underground? Ike ore…Mjere femijet tane thuaj…

  4. Lili says:

    Po , koka eshte Rama e ebedeni i tij Erion Veliaj

    1. patrioti says:

      Degjoni Lilin , qe i di te gjitha . Idiote e injorante .

  5. Fatosi-kosove says:

    Po afera chez a do te hetohet nga komisioni i famshem e nderruar,po afera e rouges se kombit a do te behet pjes e hetimit tuaj, seq po orvateni te zbuloni diqka si ajo CD-ja babale vetem per ta terhequr Vèmendjen nga problèmet réale qe ka vendi, qe ka shume fatkeqesisht por jane qindra her me te tmerrshme se kjo pordha e juaj, sikur tju dhem shpirti per shqiptaret nuk ishit grumbulluar te gjithe kriminelet ne PD dhe presidence qe sot per sot eshte problèmi kryesor duke mos harruar non grata-n per te cilet ti si shpetimtare e shqiperise nuk e thua asnje fjale, sikur te ishte e brengosur per shqiptaret do filloje me aferen e klubit partizani qe flore e dihet se si u shkaterruar dhe kush e mori,pastaj me femijet e non grata-s qe fitojne mbi 8 miljon euro secili ne nje vit Ku paga mesatare eshte rreth 200 dollar,dhe ti orvatesh te zbulon ndonje pordhe tjeter e ajo nuk shifet,pastaj pse nuk e thua asnje fjale per shtepine e bâtit qe u zbulua ne ndertesen e dhandrrit te salue berishes,Ku nese asnje afer nuk mund te behet pa dijenine e Rames si ka mundesi qe shtepia e dhandrrit te berishes te behet uzine droge dhe ai tmos e dij, apo je vise edhe ti aty dhe hajde ta largojme Vèmendjen ne stilin babale, e pra babale ishit e babale banale do mbeteni sadoqe qe vajtoni edhe viktimate tuja,ky eshte zanati juaj politik i vrisni te tjeret dhe i qani apo ne fund fajesoni Ramen edhe per drogen ne lazarat per te cilin e din e gjithe bota se ju edhe e keni ujitur hashashin aty,keni ber thirrje edhe per lufte dhe tash qirruni sikur jeni engjuj, qe ta kuptoj edhe ti zonje per aq kohe sa ka kriminel si ju qe vriteni ne fund edhe mes veti se kush duhet te jeté komandanti i klanit kriminel siq e deshmuat me 8 janar Rama do jete ne pushtet JO se eshte me i miri por se shqiptaret nuk duan kriminelet ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje