Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.
Në këtë mbledhje, pas diskutimeve, është miratuar plani i punës së këtij komisioni për vitin 2022.
Në vazhdim, është miratuar në parim edhe Projektkodi Civil i Republikës së Kosovës nr.08/L-124.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mungoi sot në prezantimin e këtij projekt-kodi të ri civil në komisionin parlamentar, përkundër se është propozim i ministrisë së saj që javë më parë u miratua në Qeveri.
Po ashtu, anëtarët e këtij komisioni, kanë miratuar raportin e komisioneve të përhershme për Projektligjin nr.08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar; raportin me amendamente për Projektligjin nr.08/L-020 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Civile, si dhe raportin me amendamente për Projektligjin nr.08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale.
Projekt-kodi i ri civil do t’i mundësojë me ligj martesat e gjinisë së njëjtë në Kosovë.
Ne fakt QIVERIA e Kosoves i ka kryer te gjitha hallet qe ka populli vetem kjo i kish mbet….
E ka ba ket ligj per tja lehtesuar popullit ate te shtrejtimit te energjise elektrike, per ta ulur tensionin qe po rritet çdo dite, sa do kishte ber jehone sikur tmartohet kurrci me burrin e osmankes keshtu fill pas keti akti osmanka do te ishte kandidate por edhe fituese e qmimit Nobel, heu kosove e mjera ti po shum poshtersit i perjetove.