Pse i duhet Ramës (dhe amerikanëve) qëndrimi i Ilir Metës president?!

17 Shkurt 2022, 19:00Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

E para, i duhej sepse praktikisht mandati presidencial i Metës ka mbaruar. Në korrik ai do të bëjë dorëzimet dhe në muajt që mbeten zor se mund të dëmtojë më shumë sesa ka dëmtuar. Presidenti aktual u kacafyt me maxhorancën, mallkoi ambasadorët, shau e sulmoi cilindo që i doli para, por tani kjo paradë e shëmtuar presidenciale po i afrohet fundit.

E dyta, më shumë sesa shkurtimi i kontratës së punës së presidentit me tre muaj, Ramës i duhej një gjest i madh pavarësie i gjyqësorit të ri. Me vendimin e sotëm, edhe vetë Presidenca po e gjen të vështirë të thotë diçka. E kundërta e spektaklit të turpshëm me deklarata e konferenca shtypi, që prodhuan gjatë zhvillimit të procesit në Kushteetuese.

Kreu i shtetit e ka kuptuar se ky vendim i sotëm, më shumë prish sesa ndreq punë në rrafshin politik afatgjatë. E donte veten  hero e viktimë të “gjyqtarëve të Ramës”, jo të mbijetuar të procesit. Bashkë me Metën, kushdo që deri më sot sokëllinte nëpër studio televizive e media se Rama ka blerë drejtësinë e re, sot ka një argument madhor më pak për ta bërë këtë.  Kushtetuesja ka hedhur poshtë shumicën parlamentare 6 me 1.  Më qartë dhe më pastër nuk bëhet.

Edhe amerikanët janë mëse të kënaqur që shumica aktuale qeverisëse mori një votë të qartë kundër në Kushtetuese, qoftë edhe me çmimin e mbajtjes në zyrë të Ilir Metës.  Edhe atyre, ashtu si dhe Ramës, tre muaj më tepër presidencë Meta nuk i prishin punë fare, ndërkohë që drejtësia e re kalon një provim shumë delikat pavarësie. Investimi strategjik i SHBA në Shqipëri, drejtësia e re, është sot më solid e i besueshëm sesa dje.

E treta, Ramës i duhet Ilir Meta në Presidencë edhe nja tre muaj për hir të mbajtes larg nga fusha e debatit politik. Me inceneratorët nëpër këmbë dhe në një moment gri të qeverisjes së tij, kryeministri do të donte ta mbante larg fushës së lojës kreun e shtetit deri në verë, kur nisin pushimet dhe kur institucionet mbyllen. Nëse Meta zbriste që sot në krah të Berishës nëpër mitingje e protesta, për Ramën do të rritej dhimbja e kokës dhe niveli stresit politik.

Ah, edhe një gjë e fundit, që në fakt duhej të ishte e para! Shqiptarët dhe shteti i tyre dalin më të dobët sot. Pra, janë të humbur, pasi mosndëshkimi i një kryetari shteti që quan gjysmën e popullit “grup i struktuar kriminal”, shënon një precedent tejet negativ për një institucion që përfaqeson unitetin e popullit. Me këtë vendim në dorë, një president i ardhshëm mund të bëjë çdo mysybet të padëgjuar, sepse para tij në Presidencë ka qenë Ilir Meta. Ky është aspekti i madh negativ i asaj që ndodhi sot në Kushtetuese.

 

21 komente në “Pse i duhet Ramës (dhe amerikanëve) qëndrimi i Ilir Metës president?!”

  1. ZZZ says:

    Ky vendim shenon nje precedent te ri, cdo shkeles ligji kerkon te mos denohet pasi shkelja e tij nuk eshte aq e rrende, duke ju referuar vendimit te GJK per shkarkimin e metes, Gjithashtu Agush Meta do kerkoje demshperblim te madh (prishje e figures biblike te krijuar me aq mund e djerse nen avuijt e rakise) madje edhe 100,00,000 Euro per te pastruar parate e fshehura neper guackat ofshore apo ne vrimat e miut ku i ka futur

  2. arbi says:

    Te numerosh gjith keto skandale qe ka bere Like floriri dhe te mos e shkarkosh eshte krim kombetar dhe kjo nuk i sherben fare Edi Rames zoti Minxhozi…

  3. Kjo nuk ja heq titullin gomar says:

    Edhe sikur gj.k ta kishte hequr ky superbudalla koktul,do i kishte shtyre me marifetet e tij deri ne Strasburg ku do paguante miliona nga xhepat tone…..
    Sido qe te jete ky koktul megjithe familjen e tij eshte i diskredituar si hajdut si mitmarres,si psikopat me veprimet e tij qe ulurin e kercenon policet,ofendon popullit(qe edhe e meritojme qe mbajme kete klase politike) qe ofendon e kercenon gjyqtare e ambasadore,qe premton se do vetflijohet,qe do behet vojo kush…
    Ky budalla pijanec ka diskredituar gjithe klasen politike qe pak a shume jane te njejte si ky,qe nga krimineli sali e deri te petja e muli e luli e deri te keta qe jane ne fuqi qe jane te pa afte te drejtojne e te korigjojne gabimet e krimineleve te kaluar,por i jane sulur vjedhjeve si te babezitur sa i kane zili edhe hajdutet e saliut.

  4. Butrinti says:

    KJO POSHTERSI E SHEMTUAR NUK KA ASGJE TE PERBASHKET ME PAMVARSIN E INSTITUCIONIT POR E BARAZON ME KRIMINELET APO MBROJTESIT E KRIMIT. QENDRIMET E PRESIDENTIT PA VESHTIRESI MUND TE QUHEN KRIM KUSHTETUES.

  5. Haka Tekizoti says:

    Minxhozi e nxierr Kushtetuesen vegël të Edi Ramës dhe të ambasadës amerikane meqë sipas tij atyre u duhej ky vendim. Ndërkaq një vendim jo i drejtë por sipas orekseve të Ramës dhe sponsorizuesve të reformës dëshmon dështimin e drejtësisë dhe të reformës. Në fakt populli i ka parë të tëra përpjekjet e Ilir Metës për kapjen e kushtetueses dhe që ia ka dalë. Prandaj logjika e shkrimit nuk qëndron. Kushtetuesja është e Ilir Metës dhe do të jetë e atij dhe e atyre si ai.

  6. Hajde are te te tregoj babain says:

    O Minxhoz, perse tjerr lesh ore burre. Ma çate koken reforma ne drejtesi, vetingu etj. Tashti ndeshjen e kerkoi qeveria, fushen e zgjodhi qeveria, arbitrin e zgjodhi qeveria (jo Armand Duka), topi ishte i qeverise (penalltine e gjuante vete) dhe QEVERIA HUMBET NDESHJEN. Perse e ndot vehten duke lare “mutin” e qeverise me shurren tende? TA KISHTE FITUAR ORE NDESHJEN QEVERIA. Por fakti eshte qe e fitoi Presidenca (jo Ilir Meta). Hajt shendet.

  7. ilir says:

    Qe ne titull paragjykohet(me te drejte) drejtesia. Dmth, jo ligji por Rama dhe ameikanet vendosin vendimet e nje gjykate.

  8. Balo says:

    O Skënderbe Minxhi….
    Kur e kuptove këtë kombinë ti?
    Po mbete me stilin e Enverit o fyell….”çdo gjë që ndodh është vepër e armiqve të jashtëm borgjezë dhe revizionistë në bashkëpunim me armikun e brendshëm”!
    Gjykata foli,për mua foli drejtë!
    Meta duhet “pushkatuar” për çfarë ka bërë këto 30 vjet,jo të dënohet për llafe !
    Shiko e bëj ndonjë profesion tjetër, se mund të jesh figurant me xhel nëpër studio ti,edhe tifoz politik mund të jesh, po gazetar si zor se mund të quhesh….

  9. Elio says:

    Presidente hajdut dhe mafjoz eshte pasqyra e nje populli (prandaj i duhet Alibabes )

  10. Medreseja says:

    Ne nje shoqeri demokratike politologet, analistet politike , gazetaret apo shoqeria civile jane pjese shume e rendesishme.
    Fatkeqesia jone eshte se tek ne keto kategori jane te paafta apo nivel i ulet si ky arsyetim qe Minxhozi ben.
    Nuk habitem me kete Minxhozin sepse ku si gjithe te tjeret Parti Enver Jemi Gati kurdohere.
    Po si ka mundesi te analizosh ne kete menyre njesoj te shkruash sikur je ne kafenete e Tiranes duke pire nje gote raki apo ngrene nje pjate pilaf edhe hajt se analizojme.

  11. ASD says:

    Nuk e shkarkuan se pastaj do kerkonte nje vit rroge qyl ?

  12. Moni says:

    Super budallenjte(besuan)…se do shkarkohej….por floriri ka vlere sa do i vogel duket….rrofte krimi
    Shqiptar!Rrofte Gjykata e famshme…Dhe Rrofshin bastardet e vendit …deri neser!!!

  13. 1 says:

    Minxhoz per mua nuk i ke shkuar analizes deri ne fund I interesuari me i madh per tu mbyllur keshtu si u mbyll eshte Rama.Ceshtja e nxehte e inceneratoreve nuk mund te kaloj sic thote Rama qe eshte ceshtje personale e individit .Po ai perse eshte ne ate vend per te bere sehir?Kur ajo te hetohet perciptas duke mos nxjere kokat ,opozita do thote qe drejtesia eshte e kapur atehere Rama do u thote jini koherente. Ne rastin e presidentit e mburet reformen po tani cfar ndryshoi?Me kete karte Rama shpeton nga telashi i madh

  14. ce says:

    Leshelija ka filluar pergaditjet per presidentin e ri. Flitet se kesaj radhe Nafije dybeku i leshelise ka caktuar 2 kandidate te forte ne garen presidenciale. Njera eshte strateg’ja nderplanetare, nderkombetare, kozmike,leshelike, babaxhike me shkolle te mesme Kejdi dhembxakallja, dhe tjetri eshte i biri i babait te teqese se Kulmakut Lefter hunderr maliq kokexhufka ideatori i revolucionit lefterohunderromaliqjan.

  15. Haku says:

    Precedent..!!! Po ka qen sala me pare, i bente te tera, ptesidentin, kryeministrin, kryeprokurorin, gjykatesin, liderin e partise, Tani sala a nuk esht idhulli i likes, sipas asaj qe ai e ka shprehur familjerisht.. dhe idhujt ndiqen kopjohen meren per shembuj. Ja kjo… u denua sala per kete jo, pse u dashka te denohej likja..! Drejtesia shqiptare ka vdekur pa lindur akoma… por drejtesis me Zotin a ka per tja hedhur..! Me aq “flori te vjedhur”, varka e likes ka per tu fundosur. V.k

  16. Tomori USA. says:

    Shqiptaret- ne Amerik, prisnin te shkarkohej ky president karagjoz, mjafjoz
    mashtrus, trafikant droge e femrash , i akuzuar publikisht n9ga publiku dhe Sali Berisha ne 2015.
    Ka mundesi qe, ky vendim per mentalitetin e shqiptareve, te perseritet edhe nga pasardhesi i keti mashtrusi dhe shembebulli i keq i ish presidentit Berisha qe, jo vetem shkateroi shtetin dhe demokracin, por edhe vrau dhe inicjon luften vellavrasese veri jug, por qe su denua nga drejtesia e pare dhe as nga kjo e rreformuara, te behet lejtmotiv per, tu sjell e vepruar me kariken e presidentit , me keq nga like floriri.*

  17. Një Qytetar says:

    Ore shokë socialista, po mirë or të uruarit e perëndisë, kaq miop jeni apo nuk i keni sytë në ballë për të parë që Rama ka marrë frerët nëpër këmbë dhe nuk pyet për askënd në këtë vënd? Pse or vëllezër tregoheni kaq fanatik dhe mbroni një të marrë, që edhe vëlla t’a kishit,të cilin jua ka bërë nëna,do të kishit kurajon për ti vënë në dukje gënjeshtrat dhe marrëzitë e tij. Ilir Meta vërtetë u katandis në një karagjoz mejhanesh, filloi të fliste përçartë, por të paktën marrëzitë i bënte brënda shtëpisë tonë të përbashkët. Po Edi Ramës çfarë t’i bësh, që turpëronë të gjallë e të vdekur jashtë vëndit, kur deklaron para një auditori universitar marrëzira të asaj shkalle, të cilat bëjnë të skuqet deri tek veshët fytyrën e çdokujt që ka sadopak cipë dhe nder? Po normale është që k/ministri i vëndit të thotë me mburrje, se brënda vetëm familjes së tij gjallojnë të gjitha fetë e botës? Dhe e bënë këtë vetëm pse nuk ka pikën e respektit për asnjë nga besimet fetare që mbajnë gjallë godinat shpirtërore të popujve dhe vendeve anë e mbanë botës. Ju na u çuditkeni pse Ilir Meta ka për busull shpirtërore romanin “Si u kalit çeliku”, etalonin e nënnjeriut që kultivonte si model komunizmi! Thirrini mëndjes vëllezër dhe hiqni dorë nga idhujt, politikanët tanë janë modeli më shëmtuar i paraqitjes së fytyrës tonë si popull, ata turpërojnë të gjallë e të vdekur me qëndrimet dhe veprimet e tyre. Edhe njëherë, Edi Ramën nuk jua ka bërë nëna, të mos keni pikën e mëshirës por ti tregoni vëndin për turpjet dhe marrëzitë e tij. Partia Socialiste ka me mijëra bijë nënash me fytyrë ëngjëllore, të ditur dhe të kulturuar shumë herë më shumë se kjo vemje që ka rënë në dashuri me vehten.

    1. u dhime duke qesh says:

      O Katyntar, sa klase shkolle ke o deficent mendor!?

  18. D.Didani says:

    Jam shume dakord me argumentat e Minxhosit,qe vendimi i GjK ka kenaqur METEN<BERISHEN jane vota te ZEUSIT!!!

  19. keno says:

    Me gjith mend e ke Skender. Ambasada amerikane dhe të gjithë zyrtarët e lartë të SHBA, kanë kohë që e kanl bërl dalje këtë palo president. Pra, as nuk e takon njeri dhe as nuk e pyet njeri, ndërsa ti thua se nuk do ta shkarkojë. Edhe Rama të paktën nga SHBA deklaroi se GJK ne rastin e Metës ka rastin të verë dinjitietin në vend, ti thua se Rama nuk e shkarkoi që Meta tl mos bëjë zhurmë në zgjedhhe, ndërkohë që ky ka bërë boll zhurmë duke qenë edhe president.

  20. Asd says:

    Ky shkrim do te kishte nje fare kuptimi nese vendimi i Gjykates se Larte do te kishte qene i sinqerte. Por ne fakt kemi nje vendim qe buron nga nje sistem drejtesie qe akoma synon dhe shtyhet perpara vetem nga interesa ose plane me karakter mafioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje