Farmacistja e arrestuar të enjten nga policia e Lezhës, pasi lëshonte teste Covid të falsifikuara u lirua sot nga qelia!
25-vjeçarja Kritjana Luka u njoh këtë të shtunë me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura e reja nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me akuzat e ngritura, por ka qenë avokati i cili është shprehur se 25-vjeçarja ka qenë thjesht punonjëse e farmacisë dhe se nuk ishte në dijeni se aty kryheshin teste Covidi fiktive!
Pasi dëgjoi palët, Gjykata e cilësoi të ligjshme ndalimin e 25-vjeçares dhe vendosi ndaj saj masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, ashtu siç kishte kërkuar prokuroria.
Farmaci ‘Aurora’ prej kohësh ishte kthyer në një laborator inekzistent për kryerjen e tamponëve Covid-19.
Skema e mashtrimit funksiononte kur pacientët dërgonin mjetin e identifikimit dhe përgjigjen që dëshironin. Përgjigjen pozitive e paguanin 100 euro, ndërsa negativen 50 euro.
Dyshohet se në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë rreth 500 shtetas shqiptar dhe të huaj.
ore zoteri nuk e ka fain farmacistja por ajo e detyruar nga pronari per te marre ato kcidhe qe i jep ai detyrohet te veproj , per ta zgjedhur kete palaçellek duhet rregulluar ligji barnave se arkitekti i kesaj pune eshe petrit lesh e linja me pellumb specin dhe ajo me dije te pakta nga universitetet e sali viçidolit ka vepruar qe sot universtetet jane bere si kotecet e pulave dhe sistemi antinjerzor sot i shikon dhe i stimulon se po vrave qenin dhe ariun te burgos po vrave njeriun ose babane e nenen ose gruan dhe femijet te dekoron dhe po vrave te fut ne burg skandal. prandaj ky sistem antinjerzor duhet te kaloje ne arshiven e shoqerise.