FOTOT: Fushata elektorale rikthen në stadiume politikanët dhe “huliganin” e famshëm Dash Sulën

19 Shkurt 2022, 21:52Sport TEMA
FOTOT: Fushata elektorale rikthen në stadiume politikanët dhe

Më datë 6 mars në disa bashki të vendit do të zhvillohen zgjedhjet e pjeshme lokale.

Këto zgjedhje kanë bërë që disa deputet të rikthehen në shkallët e stadiumeve për të bërë “tifozllëk” në zonat ku janë caktuar për të bërë fushatë elektorale.

Në Dibër në sfidën mes Korabit dhe Bylisit u shfaq në tribunë për të përkrahur ekipin vendas deputeti i kësaj zone Xhelal Mziu.

“Korabi fiton 1 me 0 ndaj Bylysit!

Kënaqësi që ta ndjekësh live ekipin e zemrës Korabi!

Ogur i mirë sot për Partinë Demokratike, në ditën e hapjes zyrtare të fushatës elektorale”, shkruan Xhelal Mziu.

Edhe në Rrogozhinë një tjetër bashki ku ka zgjedhje lokale janë shfaqur në tribuna deputeti i PS-së Etjen Xhafaj dhe ai i PD-së Dashnor Sula.

“#meEdin dhe Rrogozhinën për të parë fitoren e super merituar të Egnatias ndaj Skënderbeut 2 me 0!

Numrat flasin vetë ?: votojmë #2 Edison Memolla në 6 Mars, për Rrogozhinën që duam! Forca çuna!”, shkruan Etjen Xhafaj.

Dhe “qershia mbi tortë” ishte prezenca e të famshimit të stadiumeve shqiptar Dash Sula.

Ky i fundit shoqërohej me kandidatin e PD-së për Rrogozhinën Ferdinand Saraçin.

Dash Sula është një emër i njohur i tribunave shqiptare, ku vite më parë dilte në tribuna VIP me pistoleta. (Gazeta Sport)

2 komente në “FOTOT: Fushata elektorale rikthen në stadiume politikanët dhe “huliganin” e famshëm Dash Sulën”

  1. Koli says:

    Dash Sula e nxorri koburen ne stadiumin e Peqinit,se ishte Deputeti i Pekkinit te famshem,dhe trajner i Shkumbinit ishte Gash Magani,kunati i ketij Dashit te famshem.Por nuk kishte faj,behet fjale per mbi 20 vjet para,ku Dash Sula nga fshatrat e Pekiinit ishte djale i ri,dhe me i bukur sec eshte sot.Ky Pedja Dash,kur ishte Kryeprokuror ne Elbasan,ti kerkonte leket pavpike turpi fare,u be Super miljarder ne Elbasan,Gruan e kishte Notere,Kusheririn e pare te gruas Tan Gripshin me Kurs plepash te Sales,e kishte Prokuror ne Elbasan,dhe Yxhym Dash Sula,Miljarder.Ftyra me e Ndyre qe kam njohur Personalisht,mos ardhshin kurre ne pushtet,se eshte poshtersi per ate popull qe Njerez komplet Idiote dhe pa asnje pike karakteri ne jete,te kerkojne pushtet,si ky Legen mashkull Dash,dhe Mziu qe ja kerkonte Sekretareve te tij sikur kerkonte nje cope djathe.Im happy I’m not leaving there anymore.Larg nga kto Mut njerez.

  2. franci says:

    Kot nuk thone gomar peqini….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje