Tentuan të shisnin sekrete bërthamore, dënohet çifti amerikan

19 Shkurt 2022, 21:15Lifestyle TEMA

Bashkëshortja e një inxhinieri të marinës amerikane u shpall fajtore nga një gjykatë në West Virginia pasi së bashku me burrin e saj, tentoi të shiste sekrete të nëndetëseve bërthamore tek një vend i huaj.

46-vjeçarja Diana Toebbe shërbeu si vëzhguese ndërsa bashkëshorti i saj fshehu një kartë të dhënash brenda një sanduiçi me gjalpë kikiriku në një zonë të veçuar.

Ish- mësuesja mund të marrë një dënim deri në 3 vjet burg pas marrëveshjes së pranimit të fajësisë me prokurorët federalë. Ndërsa, bashkëshorti i saj Jonathan Toebbe i cili u shpall fajtor javën e kaluar, mund të dënohet deri në 17 vjet.

Çifti Toebbes u deklaruan fajtorë në gjykatën federale në Martinsburg në West Virxhinia për komplot.

3 komente në “Tentuan të shisnin sekrete bërthamore, dënohet çifti amerikan”

  1. loni says:

    ROCKAT AMERIKANE

  2. Xha Brahua says:

    Shqipëria duhet ti shpallë meenjëherë: Të përndjekur politikë!

  3. Pak says:

    Si puna e Rozenbergeve, por ata s’kishin faj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje