VIDEO/ Plas grushti në transmetim live, gazetari qëllon politikanin pro-rus

19 Shkurt 2022, 15:43Lifestyle TEMA

Studio e një emisioni televiziv në Ukrainë u kthye në një “arenë boksi” për një gazetar dhe një politikan pro-rus, që u përleshën me njëri-tjetrin gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Siç raporton Daily Mail, duke publikuar edhe pamjet e përleshjes, ishte gazetari i pari që e ka qëlluar me grusht në fytyrë politikanin.

Në video duket gazetari që është ngritur nga karrigia e tij dhe qëllon politikanin, ndërsa ky i fundit nuk ia ka përtuar dhe aty ka nisur dhe përleshja, ku të dy protagonistët shihen në dysheme teksa ‘luftojnë’ me njëri-tjetrin.

Sipas mediave të huaja, përleshja shpërtheu mes ligjvënësit Nestor Shufrych pjesë e një partie pro-ruse dhe gazetarit Yuriy Butusov.

Politikani u sulmua pasi refuzoi të dënonte sjelljen e Vladimir Putinit, Moska ka grumbulluar trupa në kufi me Ukrainën dhe gjithnjë e më shumë shtohet frika për një pushtim të mundshëm.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje