Publicisti i njohur i gazetës “Zëri i Popullit”, Hamdi Jupe, në librin e tij, “Shënimet e gazetarit”, tregon momentet e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, si dëshmitar okular i ngjarjes në sheshin “Skënderbej” në 20 shkurt 1991.
Sipas tij, populli u provokua nga udhëheqja e Partisë së Punës, për shkak se i ngriti një kult prej faraoni Enver Hoxhës duke i ngritur monument, piramidën si muze, por dhe emërtimet e disa institucioneve të rëndësishme me emrin e udhëheqësit komunist duke rritur zemërimin e njerëzve.
Jupe tregon dhe ngjarjet e ndodhura më pas, siç ishte Kongresi i qershorit 1991, kur PPSH-ja u transformua në Parti Socialiste dhe kushtin e Fatos Nanos për të marrë drejtimin e partisë, nëse vetë partia e re do të shkëputej nga Enver Hoxha.
HAMDI JUPE
30 VJET MË PARË MONUMENTI KISHTE RËNË ME KOHË KRONIKA
Paraditen e 20 shkurtit 1991 në sallën e koncerteve në katin e tretë të Pallatit të Kulturës në Tiranë zhvillohej një mbledhje e përfaqësuesve të komunitetit çam. Pak kohë pasi kishte filluar, u dëgjua zhurmë e pazakontë e një turme të madhe njerëzish që vinte nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe po i afrohej sheshit “Skënderbej”. Pjesëmarrësit u ngritën në këmbë dhe dolën në dritaret e sallës për të parë se çfarë po ndodhte. Po vinin protestuesit nga qyteti “Studenti”.
Greva e studentëve atje kishte filluar prej ditësh. Ata kërkonin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti. Kinoklubi i tyre ishte kthyer në vend pelegrinazhi për qytetarët nga të gjitha rrethet për të shprehur mbështetjen për ta. Opozita politike, e lindur dy muaj më parë, ishte gjithashtu pranë grevistëve. Me sa duket, pas refuzimit disaditor të autoriteteve ndaj kërkesës së studentëve, turma e mbështetësve po vinte drejt sheshit “Skënderbej” për të shtrirë protestën në qendër të Tiranës.
Ata që ishin në sallë dolën në kafenenë e katit të tretë të Pallatit të Kulturës. Nuk kishte vend më të mirë se atje për të ndjekur një ngjarje historike që po zhvillohej para syve. Një kameraman i televizionit se nga mbiu në krahun e majtë dy metër larg dhe filloi të filmonte atë që po ndodhte. Nuk e kuptoja, nëse u ndodh aty për të pasqyruar aktivitetin e çamëve i ftuar prej tyre dhe ndërroi detyrë në çast, apo ishte aty ashtu, “rastësisht”. Ndoshta e dinte qysh më parë atë që do të ndodhte dhe nxitoi të bënte detyrën: të filmonte rrëzimin e monumentit.
PËRPLASJA ME POLICINË
Turma prej mijëra vetësh që mbërriti te blloku i ministrive iu drejtua monumentit të Hoxhës që gjendej në shesh prej katër vitesh, para Muzeut Kombëtar. Fillimisht nuk u mor vesh se çfarë qëllimi kishin. Pastaj u bë e qartë: monumenti ishte objektivi. Studentët atë kërkonin: kokën e Enver Hoxhës.
Në këto çaste ia behu Policia me mburoja, skafandra dhe me qen kufiri. Duket se ajo e dinte qëllimin e protestuesve dhe po përpiqej të mbronte monumentin. Pak kohë më parë Presidiumi i Kuvendit Popullor kishte nxjerrë një dekret, sipas të cilit dënoheshin të gjithë ata që dëmtonin “simbolet historike”. Qëllimi i dekretit ishte pikërisht mbrojtja e monumenteve dhe busteve të diktatorit, të kudondodhura, që po sulmoheshin gjithandej nga opozita. Ky dekret i kishte hedhur benzinë zjarrit: demit i ishte nxjerrë përpara coha e kuqe.
Ndërkohë, ky “spektakël” i llojit të veçantë që po zhvillohej në shesh, po ndiqej tani me kërshëri të madhe nga shumë drejtime: jo vetëm nga ne “sehirxhinjtë” e Pallatit të Kulturës, por edhe nga tarraca e madhe e “Hotel Tiranës”, tarraca e Bankës së Shtetit, ajo e Komitetit Ekzekutiv (sot Bashkia), ajo e Muzeut Historik Kombëtar dhe nga pallatet në hyrje të rrugës së Durrësit dhe Kavajës, që shihnin nga sheshi. Shumë prej tyre, megjithëse punonjës të administratës shtetërore komuniste, përshëndesnin duke ngritur dy gishtat lart, në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti për atë që po ndodhte.
Kjo ngjarje nuk ishte e papritur. Gazeta “Rilindja Demokratike” e opozitës kishte gati dy muaj në treg dhe në kioskat ku shitej, njerëzit rrinin në radhë të gjata për ta blerë atë, duke e çuar shpejt tirazhin e saj në gjashtëdhjetë mijë kopje në ditë.
Turma, kryesisht të rinj, por edhe gra e të rritur, sulmoi disa herë drejt monumentit për ta rrëzuar. Dëgjoheshin thirrje që nxisnin njerëzit për aksion. Policia disa herë i sprapsi me shkopinj dhe me qen kufiri. Ishin pamje të para vetëm nëpër filma artistikë ose kronika lajmesh nga bota. U dëgjuan edhe krisma armësh, por duket se protestuesit e kuptuan që ato ishin me fishekë manovre dhe prandaj u bënë më të vendosur në sulmet e tyre. Tani përreth sheshit po grumbulloheshin gjithnjë e më shumë njerëz që nuk ishin thjesht sehirxhinj. Kjo bëri që më në fund Policia të tërhiqej: nuk kishte përvojë dhe as forcë për të përballuar situata të tilla.
RRËZIMI
Turma më në fund u la e lirë t’i afrohej monumentit dhe të bënte çfarë të donte me të. U bënë disa orvatje për ta rrëzuar duke e tundur e shkundur, por më kot. Ishte i mbërthyer mirë me bulona në bazamentin prej betoni. Më në fund, nga prapa monumentit u afrua një makinë vetëshkarkuese dhe demonstruesit i hodhën masivit prej bronzi një kavo çeliku në qafë për ta tërhequr. U duk se ai anoi rreth dyzetë e pesë gradë dhe turma ulëriu nga gëzimi. Nuk ishte shkulur ende plotësisht, por ishte anuar goxha, aq sa dukej se pas pak çastesh do të shembej përdhe. Ashtu ndodhi. Turma ofshëtiu nga thirrjet. Në çast drejt vendit ku ishte monumenti i rrëzuar u sulën me dhjetëra mijëra njerëz. Nga dolën gjithë ata? Sikur mbinë nga dheu. Ishin atje, rreth sheshit, por nuk guxonin të afroheshin. Kur gjithçka mori fund, ia behën atje në ekstazë. U habita nga kjo prani e madhe e tyre në një ditë pune.
Atë ditë opozita (të paktën zyrtarisht) nuk kishte planifikuar miting proteste, që të vinin njerëz nga rrethet. Edhe për rrëzimin e monumentit nuk kishte ndonjë thirrje publike prej saj. Thjesht, dukej sikur gjithçka ishte spontane, një zemërim popullor ndaj diktatorit, e nxitur nga greva e studentëve. Natyrisht, opozita politike ishte kudo, por ajo ende kishte frikë të artikulonte thirrje të hapura kundër Enver Hoxhës. Pas një muaji do të zhvilloheshin zgjedhjet e para parlamentare demokratike dhe prandaj “duhej kujdes”.
Ndërkohë, në qiell u duk një helikopter i Policisë, që u ul nja tridhjetë metra mbi kokat e qytetarëve, te vendi ku më parë ishte monumenti. Nuk kuptohej se çfarë donte të bënte atje, tani që masivi prej bronzi ishte shtrirë përtokë, nën këmbët e njerëzve. Më vonë u tha se në të ishte vetë ministri i Brendshëm, Hekuran Isai, dhe se kishte ardhur për të konfirmuar zyrtarisht lajmin, me qëllim që të informonte Komitetin Qendror, i ndodhur në mbledhje në ato çaste, për atë që kishte ndodhur. Në atë çast ishte vënë në dijeni Ramiz Alia për ngjarjen dhe ky kishte informuar anëtarët e udhëheqjes: “Sapo informohem se monumenti i Enverit në shesh është rrëzuar.”
Pasi e qëlluan monumentin e rrëzuar në shesh me shkelma e me çfarë mundën, pasi e përdhosën e s’i lanë gjë pa bërë, protestuesit e lidhën me kavo çeliku për qafe, e kapën pas makinës vetëshkarkuese dhe filluan ta tërhiqnin zvarrë nëpër shesh. Kaluan para “Monumentit të Skënderbeut”, pastaj para xhamisë, morën rrugën në krah të “Sahatit” dhe u drejtuan për nga qyteti “Studenti”. Donin t’ua çonin atyre “trofenë” e fitores. “Merreni, ua sollëm. Ishte një punë e vështirë dhe na lodhi ca, se ishte i mbërthyer mirë me bulona, por ia dolëm.”
Turma dhjetramijëshe e qytetarëve të ekzaltuar nga ajo që kishte ndodhur, shkonte pas makinës, një pjesë e hipur në të, një pjesë mbi masën e bronzit që zvarritej në asfalt dhe pjesa tjetër në këmbë. E ndoqa lumin e njerëzve me sy nga Pallati i Kulturës deri sa u zhduk në rrugën e Elbasanit. Ishte i madh ky lum, kryesisht, qytetarë të Tiranës, me dyqind e dyzetë mijë banorë atëherë, me përjashtime të pakta nga rrethet.
Tetë muaj më parë, pas ngjarjes së 2 korrikut me ambasadat, në atë shesh ishte zhvilluar një miting “madhështor” i qytetarëve të Tiranës, të sjellë atje me urdhër dhe të vendosur në kuadrate sipas ndërmarrjeve, për të treguar “solidaritetin” ndaj udhëheqjes se, “ne nuk jemi as Lindje as Perëndim”. Ramiz Alia kishte munguar në atë miting: një vit më parë në sheshin kryesor të Bukureshtit turma e thirrur për të treguar “solidaritetin” me udhëheqjen, ishte ngritur kundër Çausheskut. Fantazma e këtij të fundit shëtiste tani nëpër Tiranë prandaj, “nuk duhet të përsëriten gabime të tilla”.
TELEVIZIONI
Pamjet e filmuara prej kameramanit që ndodhej në krah tim në kafenenë e Pallatit të Kulturës do të transmetoheshin pastaj të plota në të vetmin Televizionin Shtetëror të vendit, në programin e lajmeve të orës gjashtëmbëdhjetë, në komentin e “paanshëm” të gazetarit të njohur Alfons Gurashi. Ai që kishte shoqëruar gjithmonë udhëheqësin gjatë daljeve të tij në publik, po komentonte gati i ngazëllyer ngjarjen në shesh: “Ja, tani turma po i avitet monumentit. Ja, tani po i hedhin litarin në qafë. Ja, tani po ndërhyjnë forcat e policisë me qen kufiri. Ja, monumenti po rrëzohet”. Nuk kishte nevojë për shumë komente, sepse pamjet e filmit flisnin vetë. Dukej sikur gjërat ishin planifikuar me kohë nga Televizioni Shtetëror për atë që do të ndodhte. Ato pamje u transmetuan vetëm në lajmet e orën gjashtëmbëdhjetë, pastaj u zhdukën. Por ato tani kishin marrë udhët e botës nëpërmjet televizioneve të huaja.
Një gëzim i lehtë më përshkoi së brendshmi për atë që, nga e gjithë ajo zallamahi në shesh, nuk kishte pasur viktima në njerëz. “Viktima” kishte qenë vetëm copa gjigante e bronzit me emrin “monumenti i Enver Hoxhës”. Ndërkohë, u trishtova nga mënyra e sjelljes së turmës ndaj atij që për më shumë se dyzetë vjet kishte qenë “udhëheqësi legjendar” i saj. Mendova se ishin skena që në sytë e botës, na tregonin një popull jo fort të kulturuar. Por nuk ishte faji i turmës për atë që ndodhi. Monumenti mund të ishte hequr me kohë, që kur doli opozita, pa pritur të ndodhte ajo “shfaqje shqiptare”, siç kishte ndodhur pak kohë më parë me shtatoren e Stalinit para Galerisë së Arteve, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që u hoq natën e pa zhurmë. Ata që e kishin në dorë ta bënin këtë, nuk e kishin bërë, përkundrazi, kishin bërë të kundërtën, duke nxjerrë dekrete për ta mbrojtur “udhëheqësin” nga populli. Ata përpiqeshin ta ruanin atje fantazmën, megjithëse ai kishte vdekur prej kohësh në zemrat e shqiptarëve, që para se të ngrihej ajo copë bronzi atje. Nuk ishte hera e parë dhe as e fundit që udhëheqja komuniste i linte gjërat të acaroheshin deri në minutën e fundit.
ATA QË RRËZUAN
Nga doli e gjithë ajo turmë që u pa në shesh? Nga mbiu i gjithë ky lumë urrejtjeje ndaj udhëheqësit “legjendar”? A ishte ky një shpërthim i çastit, apo një akumulim i vjetër, i kahershëm, që dilte në shesh pikërisht tani në formë të papërmbajtur? Ishte e vështirë t’u përgjigjeshe aty për aty këtyre pyetjeve, megjithatë, disa gjëra kuptoheshin. Sa ishte gjallë Enver Hoxha, thuhej se nuk lejonte të teprohej me emrin e tij. Ai shfaqej rrallë edhe në televizor. Ai ishte “kundër” kultit të individit. Por pas vdekjes, për një periudhë të shkurtër, emri mbiu kudo: Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Akademia Ushtarake “Enver Hoxha”, Kombinati i autotraktorëve “Enver Hoxha”, Hidrocentrali i Fierzës “Enver Hoxha”, Muzeu “Enver Hozha” etj. Monumentet dhe bustet e tij mbinë si kërpudhat në Tiranë, Gjirokastër e gjetkë. Kulti i Hoxhës po ngrihej në qiell. Piramida e ngritur në mes të Tiranës kishte thithur shumë nga djersa e atij populli që nuk ngopte dot barkun me bukë dhe u sillte ndër mend njerëzve piramidat e Egjiptit të lashtë, ku ishin sakrifikuar miliona jetë skllevërish. Që nga viti 1972, me Festivalin e Njëmbëdhjetë në Radiotelevizion, vendi ishte kthyer në kasaphanë të luftës së klasave. “Grupet armiqësore” në kulturë, ekonomi, mbrojtje, naftë, etj. “zbuloheshin” gjithandej. Me mijëra individë dhe familje që deri dje ishin të nderuara, tani kalonin në “satërin” e pushtetit, të burgosur, të internuar ose të zhdukur pa gjurmë. I asfiksuar ekonomikisht nga prishja me kinezët dhe nga politikat katastrofike ekonomike, si dhe nga mungesa e ideve për të dalë nga kjo situatë, sistemi nuk kishte çfarë të ofronte tjetër, përveç kufomave të luftës së klasave. Revolucioni po hante bijtë e vet.
REAGIMI
U ktheva në gazetën ku punoja prej disa muajsh, “Zëri i popullit”. As kur isha nisur për te Pallati i Kulturës dhe as në kthim nuk mbaj mend të kem parë autoblinda prapa Muzeut Historik, siç shprehet Nexhmije Hoxha në kujtimet e saj. E fshehur atë ditë në Dajt nga frika e turmës, ndoshta atë e kanë keqinformuar, duke i treguar përralla me autoblinda. Po edhe sikur të kishte tanke e autoblinde atje, a mund të qëllohej mbi masën e madhe të njerëzve për një copë bronzi?! Monumenti nuk mund të mbrohej as me avionë e me tanke nga ajo urrejtje e madhe popullore për të. Do të ishte vetëm një gjakderdhje e kotë, e përmasave të mëdha, pra, një marrëzi e pafund, nga e cila nuk do kishte shpëtuar as vetë zonja Hoxha. Në gazetën e krijuar nga Enver Hoxha pesëdhjetë vjet më parë, atë ditë as që na kërkoi njeri të shkruanim për të mbrojtur monumentin e shembur dhe të nesërmen nuk u botua asgjë për këtë ngjarje në faqet e saj. Zëre se nuk kishte ndodhur gjë fare. Edhe gazeta gjendej në situatë shoku. Dy ditë më vonë filluan disa protesta në rrethe, ku dënohej rrëzimi i bronzit dhe kërkohej ringritja e tij aty ku kishte qenë. Edhe ne si gazetë u detyruam të shkrehnim ndonjë “pushkë” me fishekë manovre nga frëngjitë e saj, “në mbrojtje” të tij. Por edhe këto nuk vazhduan gjatë. Baruti ishte i lagur. Nuk ngjallej më ajo që kishte vdekur prej kohësh.
Disa ditë pas rrëzimit u ndodha në zyrën e sekretarit të Parë të Partisë së Tiranës, Robert Koli. Duke biseduar për situatën e rënduar politike, ai tha: “Për të gjitha këto që po ndodhin, fajin e ka ky babëloku këtu, prapa meje” dhe bëri shenjë me kokë nga muri pas tij. Atje ishte fotografia e Enver Hoxhës. Edhe sekretari i Parë i Partisë i Tiranës, pra, i caktuar në atë detyrë dy muaj më parë, kishte po këtë mendim përçmues për udhëheqësin. Në fund të atij muaji, më 31 mars, zgjedhësit e lagjes së “Shtëpisë së Partisë” në Tiranë votuan me shumicë dërmuese kundër pasardhësit të Hoxhës, Alia, në zgjedhjet e para demokratike.
Ishte idiotsi dhe mediokritet pas vdekjes se Enverit per te bere monumente dhe vendosur emrin e tij kudo. Enveri vet i kishte bezdi kero gjera, ky eshte realiteti.
Kjo idiotsi dhe mediokritet hoqi dhe bustin e tij me te vetmin qellim ndezjen e nje lufte civile. Ishte shume e qarte. Pluralizmi ishte shpallur dhe nuk kishte me komunizem dhe alabaket kishin marren lugen ne xhep se deti u be kos.
Pas 31 vjeteve ajo qe ngelet eshte zhgenjimi i madh. Keta jane me keqe se Enveri, shume me keqe.
ENVERI eshte HERO KOMBETAR i shqiptareve.
Dita e 20 shkurtit do te mbetet ne kujtesen historike si nje dite turpi dhe budallalleku, ku nje turme trushpelaresh te Shqiperise, e drejtuar nga nje turme antishqiptaresh “patriote”, turperuan nje komb dhe nje histori te tere. Ate dite kishte ca afrikane zulu ne shesh, qe u sollen si afrikanet zulu me historine e tyre.
o xhaxhi
po ti kishte “bezdi” enveri nuk i linte!!
ai bënte sikur i kishte bezdi!!atij i pëlqenin aq shumë sa sta merr mëndja!
par disa ditësh ishte një artikull për xherxhinskin,dhe atje ishte një moment kur tregonin për tipin e tij”i çuan drekën në zyrë dhe ai pyeti nëse të gjithë hanin të njëtën meny si ajo që i kishin sjellë atij.kur i thanë jo,ai e refuzoi dhe shoi t¨ehante në mencë si të tjerët”!
a thu se të nesërmen bënë të njëtin gabim dhe i çuan prapë një meny të njëjtë me një ditë më parë??
jo,sepse ai nuk e pranonte!
a thu se enveri nuk i dinte gjithë bustet që ishin ndërtuar në shqipëri gjatë jetës së tij!?
a mos vallë nuk i dëgjonte këngët që i thurreshin?!
po të ishte se nuk i deshte!?
skishte P none që i bënte!!
lërini pordhët me modestinë e enverit!ai si gjithë diktatorët ndërtoi një kult të tillë që as ata që ja ndërtuan nuk mudën ti shpëtonin atij manipulimi!!të fundit ishin mehmeti e kadriu!!
një kult i tillë nuk ndërtohet nga një njeri modest,por thjesht nga një diktaor i ndyrë!!
Nexhmija ne dajt,saliu bente xhiro me fiatin e hekuranit,bujar nishani e co e sigurimsave te pedheit mbanin bustin ne krah….
Po cuni rustem kriminel gjates ku ishte?
Kjo dite eshte nje nder ditet ma te lumtura te jetes sime , por edhe e pjeses ma te madhe te poullit te shume vuajtuer shqipetare .Ate dite te jashtezakonsheme kur u perhap lajmi se u rrezua kjofte largu , gjithe fshati po merrte pjese ne varrimin e nje djali te ri te cilin e vrane ushtaret tone ne kufi duke u lerguar nga parajsa komuniste ,sigurisht ne saje te udhezimeve te pratise se kjofte largut Enver . Kjo vrasje e nje djali 25 vjeçare ndolli rreth 3 muaj mbasi po ne te njejten zone perseri nga ushtaret vigjilente te partise paten vra 2 djem te rinj , por nuk kjene mjaftuar vetem me kete, por i paten çveshur nga mesi e lart e i paten lidhur me tela me gjemba ne nje makine ushtarake te zbuluar te masakruar nga plumbat e te ashtequajterve vellezerve shqipetare e po benin shou per te trerruar kryesisht rinine qe te mos mendonte te largohej nga vendi Mark- Len Stalinist ma i lulezuar ne bote .Tru bunkeret mund te thone kjofte largu kishte vite qe kishte ngordhur , e keta djem te rinj i pati vra Ramuti , e vertete por çdo krim qe kje ba e behet jo vetem ath por edhe sot shume vite mbas ngordhjes se tij eshte e lidhur me politiken e kjofte largut vellla vrasese . Jo me kot komunistet krahasohen me islamiket , sigurisht per nga idete e tyre …Zoti i bekofte ata njerz heronj te asaj dite te madhe te 20 SHKURTIT , e qe duhej te shpallej feste kombetare , gje qe nuk ka ndollur sepse vendi drejtohet nga pasuesit e partise fame keqe komuniste Berisha etj mas tij , njeriu i ri i brymosur me idealet e kjofte largut Enver ….. E megjitheate ne 90en ju ngordhet ….. ju tru bunkeret ……
Hamdi!
Ke mbajtur te fshehur ate qe ti e di bukur fort. Ne helikopter ishin vec Hekuranit edhe Ramizi, bashke me disa byroist te tjere.
Ting Hamdi qe ben histori me dy gushta mbi muze dhe mbi banke
Ate dite Sali -Berisha-Spiuni,vezhgonte ne nje Fiate te Bardhe Situaten….lol
Rrofte Mitro Cela. Urraaaaaa.
Eshte per te ardhur keq ironia e fatit SHqiptare ,gjithe ajo energji e akumuluar ne vite nga gati gjithe shtresat e vendit u çfrytezua nga renegatet e “demokracise” spiunet SLLAVE,nga 91 e ketej me duket kohe e humbur e pa riparushme ku çdo aspekt vajti shtrember: politika,drejtesia,ekonomia etj,kur sot akoma mendohet per te shkuar ne emigrim,me nje presidente qe permende spatat e lopatat, cfurqe,sot me duket se politika eshte ne lufte me njera tjetren ku mundesh ta kuptoshe se politikanet tane perfaqsojne interesat SLLAVE nga nje ane e pala tjeter GERQINE. Ku borxhi publik ka vajtur ne stratosfere,ushtrine ja kemi lene ne dore te tjereve sa bejne bamirsi na dergojne ato mjete qe ata i rinovojne per vete te tyre me te reja, keto politika i bejne dhe njeres pa shkolle,armiqte tane investojne ne mbrojtje ,GERQIA,SERBIA, ne ncjerim mburojen e Natos njesoj si DULLA : SERBET nuk vine se kemi SHqiptaret e KOSOVES deklaronte ai!!!!!..
Dulla kishte ushtrine me te forte ne Ballkan o Taso, o RROT CARI!
Statujën e rrëzoi RINIA E PËRPARUAR E TIRANËS.
Atë ditë aty nuk ishte asnjë MALOK.
Ata i solli sali-non grata pas disa vitesh dhe shëndërruan Tiranën në
halen gjigante qe kemi sot.Pa ligj,me drogaxhi,korruptuar dhe zaptues.
uhahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
.. “rinia e perparuar” qe fluturonte me pras ne bythe!!!!
Gazerari dhiste ne breke nje dite para shembjes.
Tani shet pordhe.
RAMA…nuk ka rendesi kesh eshe por nje gje e ka thene drejt per Gaze.aret…..KAZAN.
Jo vetem PLEHRASH.
z.Hamdi!Përshkrimi i ngjarjes nga dritaret e pallatit të kultures eshte real.
Mendimi i dalë nga ju, se Kamberi,më fal Dylberi,përsëri te me falësh,ai vagabond I “sokakut të të marëve të Gjirokastres nuk e donte kultin e individit eshte krejtesisht i remë.Perkundrazi ai dendi homoseksual,qe ne rininë e herëshme kish rënë në dashuri me vehten dhe deri sa humbi koshiencen ka qenë një nga imitusit më të shëmtuar të një sëre diktatorësh të lindjes dhe historikë.Per më tepër një nga pasojat prioritare te atij sistemi komunist,siç u zbatua fillimisht në Rusi dhe ne një sërë vendesh te tjera,ish kulti i individit.Diktatori gjirokastrit sa ish koshient e pompoji kultin e individit si rrallë kush nga te gjithe diktatoret qe linden ku u aplikua sistemi komunist.Kur humbi koshiencën ish Nexhmija e cila që nga fillimi i mpleksjes me diktatorin dhe deri në permbysjen e bustit,ka qenë eminenca në hije e inspirimit mufatjes fryrjes deri në shpērthim të këtij kulti.
Une kam qene atje ate dite. Koka e bustit ra nja 20 metra larg vendit ku isha une.
Smbaj mend te kete qene nonji helikopter!!!
Ndoshta ka ardhe me vone se ne ikem per ne qytet studenti, a ndoshta se mbaj mend une se u bone kaq vjet.
Nejse… tani kemi Fiore Hollandezin qe 30 vjet me pas akoma tund flamurin e antikomunizmes. Ai qe mbaroi shkollen per anglisht dhe filloi pune kamarier ne Rinas.
Enveri la mbrapa një shtet në duart e klikës sê vetë të fundit me mëndje rakitike që u detyrua të mos marrë veshë se çfarë bënë; e lëshoi shtetin pronar me argatët e paguar të lënë pa shtet për të marrë arratinë.
Tani duhet të rrëzojmë në tokë ca njerëz ,që vazhduan rrugën e banditit Enver në këto 30 e kusur vjet duke u çjerrë për demokraci por në fakt vetëm se e kanë penguar atë.
Diktatura e proletariatit eshte demokraci e vertete!
Jupja në tarracen e pallatit te kulturës dhe une te nëntë-kteshet duke mbarsur nje grua qeflije që burrin e kishte në protestê. Dola dhe une ne ballkon dy here me bole te lagura qull me long melhemi dhe prap shokova tek vendi kur me levizte bytha si byth qeni haha
Protesta mbaroj busti mori arratinë dhe une lash shtepinë ku burri erdhi dhe nga gezimi ngriti dolline. Kete fjale ma tha zonja te nesermen. Eh more miq, sa gopi eshte qire atë ditë vetem nje zot e di.
Ky gazetar medioker ka qene teper i politizuar dhe i ben turp profesunit me militantizmin e tij prej fshatari gdhe!
Ore ti ku ke qene? Tek mbledhja e came very apo tek kafeneja e pallatit te kultures? Eshte pjese e bukur per ndonje Roman artistik por jo per ngjarje reale. Mos e vertete veten kot ne qender te ngjarjeve.
Hamdi jupe nikolle lesi aleksander frangaj kane shkruar artikuj pafund pro enverit kundra demokracise ne vitet 90. Keta jane zagaret e diktatures qe mbronin kriminelin edhe pasi kishtd 5 vjet qe kishte ngordhur dhe diktatura po jepta shpirt. Ndjej urrejtje dhe neveri kur lexoj kte burre kurvr qe hap gojen e shkruan
Rrezimi i komunizmit ne Lindje ka dy ngjarje “Turmash” Vrasja e ciftit Caushesku ne Rumani dhe “Vrasja” e monumentit te E. Hoxhes ne Shqiperi!
As njera as tjetra nuk duhet te ndodhnin sepse jane jashte normave te kultures se nje shteti! Mediat e huaja,te sistemit kapitalist nuk e duartokiten rrezimin e Monumentit te Enverit ne ate menyren vandale! Kjo ndodhi vite me vone edhe ne Irak me bustin e Sadamit,por atje kishte me teper urrejtje fetare se sa politike!