“Regjimi komunist shkatërroi shoqërinë shqiptare”, Basha firmos peticionin për dekomunistizimin dhe kujton rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës

20 Shkurt 2022, 11:51Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i shoqëruar nga disa deputetë demokratë dhe të rinjtë e Forumit Rinor të PD, kanë firmosur këtë të diel peticionin për dekomunistizimin, në “Sheshin Skënderbej”.

Në fjalën e tij ai ka thënë se 20 shkurti është dita që ka ngelur në memorien e të gjithëve për shkak të rrëzimit të diktatorit dhe bustit të tij Enver Hoxha.

“Sot po kujtojme nje ngjarje qe ka ndodhur 31 vite me pare, ku asnje prej jush ose shume pak prej jush kishin lindur, dhe entuziazmi i cili me pritet po me duket sikur ngjarja ka ndodhur sot. E mbaj mend ekzaktesisht se çfare ka ndodhur ketu ne kete vend 31 vite me pare. Ka qene nje kameraman aty tek akacia qe filmonte, nderkohe qe shtatorja e diktatorit po terhiqej zvarre per tu çuar per tek studentet qe ishin ne proteste, d.m.th rrezimi i simbolit te diktaturës”, ka thënë Basha.

Kryedemokrati kujtoi dhe ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, ku i pranishëm në shesh 31 vite më parë ka qenë edhe vetë, bashkë me familjen.

“Nuk e harroj atë vit, kam qenë këtu. Kam arritur këtu pak para se shtatorja të binte dhe shumë më vonë e kam kuptuar se familja ime ndodhej këtu, në katër anët e sheshit. Asnjëri prej nesh nuk e dinte që ndodheshim këtu, sepse kishim ardhur nga rrugë të ndryshme. Si familje biologjike ishim të shpërndarë, nuk e dinim që ishim këtu. Por, që nga momenti i nisjes së protestës, rënia e shtatores dhe testimi i këtij momenti, ne të gjithë ishim bërë një familje”, tha Basha.

 

13 komente në ““Regjimi komunist shkatërroi shoqërinë shqiptare”, Basha firmos peticionin për dekomunistizimin dhe kujton rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës”

  1. Jorgo says:

    Luli si gjyshi i perrallave… dhe kalamajte qe e degjojne te cuditur e te lumtur me refenjat e gjyshit…
    kur rrezuan ate bust o Lul ti dilje me leje nga shpia. deri te mesi i lagjes e jo me te sheshi…

  2. Aleksander says:

    Injorant si ti o lulash ska pas e nuk ka per te pas ma Shqiperia, Enver Hoxha ka dek tash 37 vjet e ti thua se fajn ta ka Enveri?
    partia demokratike bashk me ju vetem ka prish e ka vjedh tash 30 vjet.
    Po kush te jep vot ty o qyqman.

  3. Shqiptari says:

    Keshtu firmosi per mos prishjen e teatrit dhe per mos prishjen e shtepive dhe per te tjera si keto. Mos firmos ne leter te trashe qe te hyje ne pune te pakten.

  4. aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    E mi Lule,mi Lule,po ta kishin dit shqiptarët,që komunizmi do zëvendësohej me fashizmin berishist,
    apo me anarshinë rilindase,me siguri do mendoheshin mirë,përpara se ta rrëzoninh atë statujë!!!!!!
    Nuk e larguam të keqen,për ta zëvendësuar me një akoma më të keqe,
    apo më keq akoma,që protagonistët e “rrëzimit ” të bëheshin miliardier,kurse populli i thjeshtë,
    të hante me nder mu….!
    Edhe 30 vjet mbas rrëzimit të diktaturës,jemi akoma në kërkim të shtetit,atij shteti që duhet të kishte futur në burg ty dhe gjithë ata të tjerët që na tregojnë përralla demokratike,në burg!!!!

  5. O lule o lulushe says:

    KUR ISHTE 8 VJEC KY DEGJONTE ZERIN E AMERIKES DHE SIGURIMI SHTETIT E NDIQTE HAAAAAA TOMMASO BUSCETTA BASHKPUNTORE I SALI BERRISHES.
    PO KUSH TE BESONE TY MORE I MARRE
    IK IK SHKO NE PROKURORI DENONCO KRIMET E TUA DHE TE BERRISHES NESE KE PAK NDERGJEGJE

  6. TIRONSI says:

    HAHAHAHAHA Cfare karagjozesh.Keta debilat kujton ser i beson kush me kete mashtrime femijenore.Prisni te mbushi 50 vjet rrezimi i komunizmit e pastaj blini brisqe nga ato me 5 tehe.Ose me mire prisni te vdese dhe Sal soiun komunisti Juaj e pastaj tja dhjesim komunizmit.Yt rrace legenash

  7. entoni says:

    Shoqeria shqiptare ka qene e shkaterruar para gjate edhe pas komunizmit ne Shqiperi.

    Para komunizmit:
    I gjithe “Gegaliku” i ngritur mbi strukturen primitive te fisit. Skllaveri e cila percohej edhe ne strukturen e familjes. Te gjithe robte e shtepise i binden te parit (plakut me te vjeter) i cili i perdor per qellimet e veta (maskuar si me e mira e fisit) duke i perdorur si krahe pune (meshkujt) apo duke i shitur (vajzat)ku ti donte atij trapi. Gjakmarrja plage e pasherueshme tipar i shoqerive primitive. Bajraktaret ne harmoni ne pleqte e fiseve perpiqen te dominojne edhe te ruajne privilegjet e tyre
    I gjithe “Toskaliku” paraqet cilesite e nje popullate te shtypur, ku mbreteron mizerja, padituria edhe mjerimi. Struktura e fisit nuk eshte mbizoteruese sa ne “Gegalik” Nuk ekzistojne pozicionet bajraktarit apo pleqte e fisit. Por kemi bejleret e latifondistet te cilet punojne per te ruajtur pasurite e tyre edhe per ta mbajtur popullesine te shtypur.

    Gjate komunizimit:
    Premisa:
    Nuk mund te kete dy Zota …..Komunistet vs shoqerise primitive edhe feudale.

    Faktet.
    Goditen te gjithe elementet e shoqerise primitive. Bajraktaret, bejleret, besimi ne fe.
    “Njeriu i ri” shfaqet ne skene. Nje monster i konceptuara si robot i cili duhet te punoje edhe te prodhoje per te miren e pergjithshme. Lirohet femra nga vargonjte e shtypjes ne familje per ta perdorur si krahe te lire pune ne fabrika, hekurudha apo kudo tjeter.

    Pas Komunizmit.
    Vazhdon marshimi i pandalur i “njeriut te ri”. Me ndryshimin qe rikthehen serisht elementet dekorative te shoqerive fisnore edhe te prapambetura. I gjithe vendi kthehet ne nje zinxhir te madh te madh babezie ku mafia kombetare (Veliaj/Rama/Mane etc) ne marrveshja me ate nderkombtare ben ligjin. I ulin koken mafies lokale (Duka/Dako/Berisha/Meta etc).
    Akoma ne vitin 2022 del kryeministri edhe ben teater nga FB edhe instagrami duke zgjidhur “hallet” e popullit. Tregues i drejtperdrejt qe institucionet edhe hallkat shteterore nuk funksionojne. Kryetari i opozites e ka kthyr partine si Shpk mjafton te marre pjesen e vet per cdo tender edhe eshte ne rregulle. Ata te polit tjeter te ashtequajturit “Shtepia e Roberise” si ata bajraktaret e dikurshem mundohen te genjejne miletit ne flamurin e patriotizmit si shtepia e fundit e maskarait.
    Ne fund te zinxhirit ushqimor ngelet populli qe si gjithmone eshte anes sofres i pa ngrene, anes detit i palare, anes dijes i pa nxene. Mjafton te kete 100 leke ne xhep te shkojne ne kafe edhe nje smartfone te shfletojne cdo dite mediat sociale per te pare se kush e fitoi Big brotherin. Populli yne “trim, trap edhe liridashes” turmat e te cilit jane kthyer si zombi pa piken e ndergjegjes edhe nervit te cilet nuk kane me shprese per te ardhmen.

    Si konkluzion e gjithe shoqeria shqiptare pergjate viteve ka treguar mungese te theksuar kulture, edhe vlerash morale. Nje paaftesi totale per te formuar shtet edhe insitucione edhe mbi te gjitha per te reaguar ne menyre qytetare.

  8. Plaku says:

    Lulzim ti je nje nga ato qe duhet te perfundojne prapa hekurave per demet qe i ke shkaktuar vendit tre herë minister dhe kryetare Bashkie dhe shkaterimin e PD_se per interesat e tua meskine……????

  9. Bujar Kanapari says:

    Dekomunistizim pas 30 vjeteve
    Ligj vetem per Berishen dhe Gramoz Rucin qe u vetelargua.
    Si do ta forconi partine z.Basha ku mbi 70% e popullsise me dashje apo pa dashje u perlye me Partine e Punes?

    Nga do ti gjeshe votat?
    150 000 kane qene anetare partie.
    Keta kane patur edhe familjaret apo jo, babe nene grua femije gjysh gjyshe vella moter daje apo xhaxha.
    120 000 kane qene bashkepunetore te sigurimit te shtetit.
    Edhe keto nuk kane qene vetem, kane patur familjaret e tyre.

    Ne Shqiperi eshte e veshtire te ndertosh te djathten e vertete, jane shume pak, nje pjese ka kaluar tek PS.

    Pastaj, cfare funksioni ka patur Sali Berisha ne diktature, se ka qene ca kohe sekretare partie.
    Vetem nje parti ishte, intelektualet do te benin kariere.
    Po te mos antaresoheshin intelektualet ne Partine e Punes, drejtuesit do te ishin te gjithe komunista me 4 klase shkolle, nga niveli me i ulet e deri ne majat e pushtetit.
    Nuk eshte aq kollaj te flasesh sot.
    Ne vend qe te zgjidhej agronomi me shkolle te larte kryetare koopetative, zgjidhej nje analfabet me 4 klase shkolle.
    Ka patur raste, kur krueyaret e kooperatives, drejtoret, nuk ishin komunista, por me vone ne demokraci kemi mesuar se kishin qene bashkepunetore te sigurimit.
    Nuk e pranojne ne parti, flitej nen ze se ka biografine e keqe, por kryetare eshte bere me zotesi.
    Kishin qene te gjithe bashkepunetore te sigurimit.

  10. Hallexhiu i Zhgenjyer nga Politika says:

    Basha:Nje Bastarde i Felliqur,dhe legen o ndyre dhe Skrupulos…per c´fare “Dekomunistizimi” behet fjale o Bire dhe Pushte Komunisti??apo tani qe yte ate shkoj ne Boten Tjetere,por kerkkon te na beshe edhe ti “Viktimen” nga Diktatura kur vete jote Eme punonte ne Komitetin Qendrore..
    1-Eshte e Trupshme per Shqipetaret dhe ata qe Mendojne Objektivishte te degjoshe Genjeshtrat dhe Brockullat e Bashes dhe gjithe Banda e tije….ik ore pirdhuni, se Komunizem kishte gjithe Europa-Lindore dhe jane ne BE..kurse ky Klyshi-Serbe Basha na Bente Cadra ne mese te Tiranes ,dhe Protesta qe te mos Hapeshin Negocjatat e Shqiperise….
    2-Basha tallet me Shqipetaret qe te Rroj me Parate e Taksapagueseve Shqipetare…pse nuk shkon ne Hollande??Me demek ke edhe “Diplomen” e madhe??Sepse Bashen-Lulezim nuk e qi..askush ne Hollande..akoma edhe per Roje Porte nuk e marrin Bashen..po per ate ka “Pune” po te veje nje Peruke dhe bredhi Rrugeve te Amsterdamit…Turpe dhe vetem Turpe,se sa nivel te dobet ,se sa Shkerdhata jane Politikanet Shqipetare…..qe merren me nje Sistem qe ka Vdekur…ate le ta vlersojne Histori dhe Historjanet ..mos ta Harrojme si Popull..por jo te Jetojme me te….
    A ka nje Politikane me Integritet ne Shqiperi???????????

  11. Seyrafthf says:

    O Enton : kjo shoqeri qe esht sot ka qen dhe ne kohen e zogut , partia punes shqiptaret per 50 vjet i beri njerez me kerbaç se ne jemi popull qe nuk duam as rregull as shtet , zaten nje popull qe bust ne mes te tiranes ka zogun ish tradhtar hajdut qe vodhi thesarin e shtetit dhe iku tradhtoj vendin si cub per gjith naten , ai qe shiti shen naumin e shen stefanin ai qe sollen serbet ne fron ai qe vrau patriotet ai qe shiti shqiperin tek italia fashiste , me kte figur mizerabel identifikohen shqiptaret sot se kot nuk rri ne shesh ai sharlatan , PPSHja i beri njerez me dhun kte popull i futi te gjith ne pun i futi ne shkolla i hoqi kisha e xhamia se ishin sherri kti vendi , vju la ju llumit te terve me shkoll te mesme te detyruar e la shtetin pa borxhe kur u largua , ishte koha kur egzistonte turpi nderi ktheu
    dashurin ne familje i beri kte popull me kultur solli nje armat pa fund me intelektual sportist artist qe sot nuk vijn me kurr 50 vjet PPSH ishte hera par ne historin e kti kombi qe ne kishim shtet te vertet me rregull ligje ushtri dhe politik te jashme me dinjitet , mos degjo lul braven e saliun me shok kta hajdutet imoralet e politikes sot qe ju thon çar ju boni komunizmi , kta ju vran ju vodhen ju perdhunun shkaterruan familjen shoqerin shkollen kulture atdhedashurin dhe kujtojn se ju kan sjell parajsen , ukta pushta imoral hajdut e kriminela , mos ngaterro kekun me byrek o zotni se gabohesh , nese vuajten 30 mij shqiptar ne at koh sot po vuajn 2 milion , sa njerez jan vrar sot nuk jan vrar ne luften e dyt ne ter ballkanin , shiko varrezat ne at koh ishin tre parcela tashti duhet ti shetisesh me makin varrezat se jan sa nje qytet , kjo esht demokracia hajdutve dhe alabakve sot .

  12. Fiqua says:

    Une mendoj te bejme nje peticion per dedemokratizimin e ketyre 31 vjeteve, te ndjekim nga Shqiperia keta qe na shkaterruan, vodhen dhe vrane, te futen ne burg gjithe prokuroret dhe gjykatesit, te shtetezojme Lalezin dhe tu a japim te pastreheve, pastaj te ngreme nje monument te Enver Hoxhes ne qender te Tiranes dhe nje monument te Sali Berishes perballe afer gruas se Ahmet Zogollit. Ju faleminderit

  13. DD says:

    Edhe Lulushi si Karabushi, dmth Berisha, po fillon të retushojë biografinë.
    Ram Berisha, një injorant( jo për faj të tij ndoshta), nga p.s. në zgëqet e Viçidolit i “ ka “ fol Salës për Çamërinë (hahaha), kurse Luli, me Xhelal, me Xhelalivë, me soj e sorollop, paskan qënë në sheshin “ Skënderbej” dhe mezi kanë pritur , (madje i kanë dhënë një dorë) rrëzimin e Monumentit(!) Hahahaha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje