Paralajmërimi i fortë i Johnson: Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945

20 Shkurt 2022, 09:15Politika TEMA

Faktet tregojnë se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945. Kështu ka deklaruar kryeministri britanik Boris Johnson në një intervistë për BBC.

Sipas tij të gjitha shenjat janë se plani tashmë ka filluar. Johnson thekson se sipas informacioneve të  inteligjencës britanike, Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas Kievin.

“Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë,” tha ai.

Johnson deklaroi gjithashtu se Britania e Madhe do të vendoste sanksione edhe më të ashpra kundër Rusisë në krahasim me ato që janë deklaruar deri më tani

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA do të ndalonin kompanitë ruse të tregtonin në paund dhe dollarë, një veprim që sipas tij do të “godiste shumë shumë” me ndikimin e tij. Kryeministri po fliste nga Mynihu, ku liderët botërorë po takohen në konferencën vjetore të sigurisë.

Vlerësimet më të fundit nga qeveria amerikane theksojnë se rreth 169,000 dhe 190,000 trupa ruse janë vendosur tani përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje, por kjo shifër përfshin edhe rebelët në Ukrainën lindore.

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar javët e fundit se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar në çdo kohë, por Rusia i ka mohuar pretendimet, duke thënë se trupat po kryejnë stërvitje ushtarake në rajon.

5 komente në “Paralajmërimi i fortë i Johnson: Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945”

  1. rexha 10 says:

    KURE LUFTEN E FILLON SHTETET E EUROPES ,E BEJNE PER TE SUNDUAR BOTEN , NDERSA PO E FILLOI BALLKANI LUFTEN ,E BENE VETEM QE TE SUNDOI BALLKANIN .TANI RUSIA NUKE KA PSE TA BEJE LUFTEN ,SEPSE ME OSE PA LUFTE RUSIA E SUNDON BALLKANIN .SEPSE KA EKONOMINE NE DORE ,QE DETYRONE SHTETET E TJERA TE MOSE NDERHYJNE SEPSE I MBYLLE RUBINETAT E GAZIT .APO NUKE JEMI NE PERIUDHEN E DIMERIT .
    SHYQYRE QE U PRODHUAN MAKINAT ME BATERI ELEKTRIKE ,SE DO TE BLLOKONTE EDHE HIDROKARBURET .LERE PASTAJE PO TE FLASIM EDHE PER PRODUKTET E DRITHRAVE TE BUKES ,NGA KU IMPORTOHET NGA TE GJITHA SHTETET E BALLKANIT ……

  2. Taulant says:

    Ore rusi kerkon te pushtoje ukrainen, jo ballkanin.as qe i bie ndermend per ballkanin. Mos je bere si saliu dhe likja qe shohim endra me sy hapur, budalla.

  3. Rusofil grek says:

    Loje lufte, Amerika dhe Anglia 2 kurvat e politikes thone do vendosin sanksione. Aryre i intereson nje lufte ne evrope. Europa e bashkuar eshte superfuqi, por Anglia e ka sabotuar gjithmone.

    Te shohim nese Greku me pedhjaqet e tij nga do mbajne?

  4. Shqipe says:

    Oreksi vjen duke ngren,zotri!

  5. Taku says:

    Keta te ngrohjes globale po ngordhin qe te krijohet nje devijim si ky i Ukrahines qe te hiqer vemendja e deleve nga sajesa covid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje