Kastrioti mund Tiranën dhe hap garën për titull. Laçi leksion Kukësit

20 Shkurt 2022, 15:50Sport TEMA

Laci ka arritur që të fitojë derbin ndaj Kukësit me shifrat 3-0. Me një stadium të tej mbushur, kurbinasit ishin fantastik.

Pjesa e parë ishte e gjitha e dominuar nga vendasit që gjetën rrjetën dy herë me anë të Malotës dhe Adeleke.

Në të dytën verilindorët kërkuan t’i afroheshin portës, pa rrezikuar seriosiht portierin kundërshtar.

Për të mbyllur llogaritë mendoi Zylfiu në minutën e fundit. Kështu Laçi është afruar me tre pikë nga vendi i parë.

Befasia e vërtetë erdhi nga Kastrioti që mundi Tiranën kryesuese.

Kaina gjeti dy golat e parë në Superiore dhe të dy erdhën ndaj bardhebluve.

Ekipi i Shehit dukej tërësisht jashtë loje përgjatë 90 minutave.

I vetmi gol i realizuar për Tiranën erdhi nga 17-vjeçari Nikqi, që devijoi topin e goditur nga Totre në goditjen e dënimit për të ngushtuar diferencat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje